PROJEKTLIGJI “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.133/2015 “PËR TRAJTIMIN E PRONËS DHE PËRFUNDIMIN E PROCESIT TË KOMPENSIMIT TË PRONAVE”

Ministria e Drejtësisë

|

Postuar më: 01.04.2022

|

Data e Mbylljes: 03.05.2022

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 2586

PDF

|

XML

Propozimi i këtij projektligji vjen në kuadër të rekomandimeve të dhëna nga Gjykata Evoropiane për të Drejtat e Njeriut në vendimin “Beshiri kundër Shqipërisë dhe 11 kërkesa të tjera”, si dhe Vendimit nr. 4 datë 15.02.2021 të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim plotësimin e ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.

Këto ndryshime kanë për qëllim rregullimin e kuadrit ligjor në përputhje me kërkesat e Gjykatës në vendimin “Beshiri kundër Shqipërisë dhe 11 kërkesa të tjera” dhe Nenin 1 të Protokollit 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe Vendimit nr. 4 datë 15.02.2021 të Gjykatës Kushtetuese me qëllimin final përfundimin e procesit të trajtimit dhe kompensimit të pronës brenda afateve të përcaktuara ligjore dhe respektimin e detyrimeve ndërkombëtare të marra përsipër nga shtetit shqiptar me nënshkrimin e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.  

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.