Projektligj "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 12/2018 "Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, i ndryshuar""

Ministria e Brendshme

|

Postuar më: 10.05.2022

|

Data e Mbylljes: 07.06.2022

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 1546

PDF

|

XML

Qëllimi i këtij projektligji është të japë një kontribut real për afirmimin e punonjësve profesionistë dhe me integritet të lartë të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, nëpërmjet zbatimit të parimit të integritetit, rritjes profesionale dhe garantimit të një karriere të drejtë dhe të bazuar në meritokraci, duke krijuar në vazhdimësi institucione të forta dhe të besueshme.

Vetingu/Tryezë konsultimi në Ministrinë e Brendshme në lidhje me propozimet e reja ligjore

Ministria e Brendshme do të organizojë një tryezë konsultimi publik në datë 31.05.2022, ora 10:00, në lidhje me ndryshimet dhe efektet që do të sjellë projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, i ndryshuar”.

Takimi konsultativ do të zhvillohet në ambjentet e MB dhe në të janë ftuar dhe do të marrin pjesë përfaqësues nga institucionet subjekte të ligjit, përkatësisht Policia e Shtetit, Garda e Republikës, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile, që kanë interes mbi këto ndryshime.

Të pranishëm do të jenë edhe përfaqësuesit e grupit të punës që ka hartuar projektaktin.

Tryeza e konsultimit do të drejtohet nga një zyrtar i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, i cili do të relatojë mbi projektligjin.

Ftohen të gjithë të interesuarit të njoftojnë mbi pjesëmarrjen në këtë takim në adresën email:  Ministria.Brendshme@mb.gov.al

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.