Projekligji për Strategjinë Detare
Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore
|
Postuar më: 06.06.2022
|
Data e Mbylljes: 01.07.2022
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
|
Nr.Komenteve: 1
|
Nr.Shikimeve: 547
Projektligji “Për Strategjinë Detare” është hartuar si pjesë e paketës ligjore në kuadër të përafrimit të plotë të legjislacionit Shqiptar në fushën e menaxhimit të burimeve ujore me acquis të Bashkimit Evropian në këtë fushë, nëpërmjet mbështetjes së projektit “Mbështetja e Bashkimit Evropian për Menaxhimin e Integruar të Ujit në Shqipëri”, një nga komponentët e të cilit është “Përmirësimi i kuadrit ligjor në fushën e menaxhimit të burimeve ujore”, financuar nga BE dhe Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA). Një nga detyrimet e përafrimit të legjislacionit evropian në fushën e burimeve ujore është implementimi i Direktivës 2008/56/EC të Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, e datë 17 qershor 2008, për përcaktimin e kuadrit të veprimit në fushën e politikave mjedisore detare.
Ky projektligj ka si qëllim të përcaktojë kuadrin ligjor për arritjen dhe mirëmbajtjen e një statusi të mirë mjedisor të ujërave detare të Detit Mesdhe, të cilat janë nën sovranitetin e Republikës së Shqipërisë, përmes hartimit e zbatimit të Strategjisë Detare të Republikës së Shqipërisë.
Procesi i konsultimit të këtij projektakti do të kryhet nga Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore, në cilësinë e organit përgjegjës për administrimin dhe menaxhimin e burimeve ujore që ka për detyrë bashkërendimin e punës për harmonizimin e kuadrit ligjor të sektorit me acquis të BE-së, në përputhje me ligjin nr.146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”.
Ju ftojmë të njiheni me draft-in final të Projektligjit “Për Strategjinë Detare” dhe të jepni kontributin tuaj për përmirësimin e përmbajtjes së projektaktit duke dërguar sugjerimet, komentet dhe propozimet tuaja brenda 20 ditëve pune duke kontaktuar Znj. Irma Themeli, Përgjegjës Sektori, Drejtoria e Menaxhimit Strategjik, AMBU në adresën e postës elektronike: irma.themeli@ambu.gov.al .
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim