Projektligji “Per tatimin mbi te ardhurat”.

Ministria e Financave

|

Postuar më: 16.06.2022

|

Data e Mbylljes: 16.07.2022

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 5

|

Nr.Shikimeve: 2936

PDF

|

XML

Komentet nga qytetarët

arrow

Auron L.

Nuk jam dakort.
Une leshoj vetem Faturat Exporti Sherbimesh dhe taksat e ulta e bejne diferencen dhe kane qene arsyeja pse une vendosa te hap biznes dhe te punojne me kliente te huaj drejteperdrejte.
Pse duhet te paguajme 15% me shume kur ne nuk kemi aspak siguri per vijimin e biznesit? Cfare do te ndodhi nese te gjithe klientet e huaj do te nderpresin marrdheniet e sherbimit?
Do te mendojne gje shteti per mua ne kete rast? Do te me ofroje pune per te rekuperuar demin? Si do te ushqehen familjet?

Nje gje e shte e sigurt qe personat qe keni sulmuar me kete ligj ne daten 1 janar do te ulin qepenat dhe do ti hapin ne Gjermani.

Postuar më: 16.06.2022 05:49

arrow

Klint N.

Sugjerimi im lidhur me deklarimin e te ardhurave vjetore eshte qe te perjashtohen nga deklarimi vjetor personat e dypunesuar. Une jam vete individ i punesuar dhe punoj mbi 72 ore ne jave dhe nuk po arrij te shoh nje benefit nga e gjithe sakfrica qe po bej, dhe ne kete kohe krize, duke dhene kontribut ne taksim dhe tatim ne burim mjaftueshem per kohen qe po i kushtoj kontributit ne shoqeri si i punesuar aktiv. Duhet te kete patjeter lehtesim ne tatim madje te inkurajohen individet qe jo vetem te punesohen por edhe te dypunesohen ne menyre qe te shtyjne perpara rritjen ekonomike te vendit ne pergjithesi. Me shume pune automatikisht perkthehet ne me shume para ne duar dhe me shume fuqi blerese. Nese shteti mua me merr 1 milion lek ne vit vetem sepse jam i dypunesuar, mua shteti sme kthen dot 1 vit jete nga rinia ime per ato lek gjaku qe mund ti perkthej ne biznes, ne punesim per te rinj te tjere, ne fuqi blerese. Une jam i deklaruar dhe i regjistruar, Klint Ndreu quhem, lindur e rritur ne Tirane, ama e thene troç une nuk kam besim tek qeveria dhe tek institucionet shteterore qe do ta menaxhojne sic duhet kontributin tim ne vend. Shumezojeni kete ne permasat e te gjithe atyre te rinjve qe jane te dypunesuar dhe vendoseni veten tuaj si ligjhartues ne vendin e tyre dhe te kuptoni cdo te thote te te ike rinia para syve per arsye se ka disa njerez ne kete vend qe kane zgjedhur te marrin pergjegjesi, dhe te punuarit fort une i them te marresh pergjegjesi dhe ti behesh krah cdo pensionisti qe ka nevoje per ato kontributet tona, sic do kemi ne nevoje nje dite. Te ndihmojme njeri tjetrin qe ta permiresojme kete realitet te zymte. Faleminderit per vemendjen.

Postuar më: 16.06.2022 10:52

arrow

AL-TAX & CONSULTING

Lënda: Dërgojmë komente dhe sugjerime për bashkëpunim, komunikim dhe përfshirje në projekt ligjin “Për tatimin mbi të Ardhurat”


Drejtuar: DREJTORIA MAKROEKONOMIKE DHE FISKALE
MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË
TIRANË

Në përcjelljen e gjithë sa kemi analizuar në kuadër të muajit të konsultimit publik për projekt ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, Ne dhe partnerët tanë pas diskutimeve në nivele dhe momente reflektuese pasi kemi analizuar dhe argumentuar gjetjet që bazohen te teskti i projekt ligjit, ju dërgojmë komente dhe propozime në formën e sugjerimit për sa mendojme se duhen përshtatur pasi do të kenë efekte negative, apo janë të papërshtatshme dhe kundër drejtësisë tatmore nëse miratohen me formulimin dhe përmbajtjen që përcjellin për individët dhe bizneset.

Me synimin për të bërë sa më pak gabime dhe për të parandaluar ndryshimet e legjislacionit, ashtu si është bërë traditë me paketat fiskale ne ju dërgojmë për ju strukturimin e analizës tonë, si vijon:

1. Për terminologjinë
Termi të ardhura të korporatës nuk ka mbështetje ligjore për ta lidhur me asnjë term organizimi , sin ë ligjin “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, por as në përkufizimet e projekt ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”.
Kjo terminologji që gjendet në shumë pjesë të ligjit duhet zëvendësuar me përkatësitë adresuese që lidhen me tatimin mbi fitimin.
Në terminologjinë e projekt Ligjit mungon termi i progresivitetit në normat tatimore duke patur nje frymë të ligjit jo të qartë se ku synon dhe si do ti adresohet tatimpaguesve.

Neni 15 i projket ligjit “Të ardhurat nga investimet” sugjerojmë që të ndryshohet në “Të ardhurat nga kapitali”, pasi termi investim nuk përfshin domosdoshmërisht konceptin e kapitalit.
Sqarim termi: Një investim përfshin përdorimin e kapitalit sot në mënyrë që të rritet vlera e tij me kalimin e kohës. Një investim kërkon vënien në punë të kapitalit, në formën e kohës, parave, përpjekjeve, etj., me shpresën e një fitimi më të madh në të ardhmen se sa ishte vënë fillimisht.

2. Për strukturën e projekt ligjit

Përpara nenit 3 të Projekt ligjit “Burimi i të Ardhurave” ekspertët tanë sugjerojnë që të pozicionohet neni ku përcaktohen edhe subjektet/tatimpaguesit (në projekt-ligj është Neni 5) që janë objekt zbatimi i këtij ligji duke i renditur sipas statusit të tyre juridik dhe fiskal.

Neni tjetër vijues duhet të ishte për sa lidhet me konceptin e rezidencës dhe menjëherë pas tij të vendoset neni për “Selinë e përhershme”.

Mbas selisë së përhershme mund të vijohet me nenin ku përcaktohen burimet e të ardhurave (i pozicionuar si Neni 3 në projekt ligj).

Propozimet më lart janë përcaktuese për secilën kategori tatimpaguesish, dhe më tej mundet që të vijohet me kategorizmin sipas tipit të tatimit.

Te neni 10 i Projekt Ligjit propozojmë një shtesë si më poshtë:
“Të ardhurat e tatueshme janë të ardhurat bruto duke përfshirë të gjitha të ardhurat, fitimet dhe fitimet e çdo lloji dhe çdo formë pagese që rezulton nga kryerja e një aktiviteti, duke përfshirë fitimet kapitale dhe çdo të ardhur të rastësishme, minus të ardhurat e përjashtuara.”

3. Për orientime jo të duhura për tatimin sipas burimit të ardhurave

Në vend të Nenit 14 të Projekt Ligjit, të cilin ne e kemi përmendur që nuk duhet të jetë pjesë e këtij projekti ne propozojmë që të shkruhet neni ku përcaktohen në mnëyrë sa më shteruese “Të ardhurat nga shitja dhe përdorimi i kapitalit”, i cili është një kulturë e munguar dhe përmendet pak edhe në këtë Projekt Ligj.

Për tatimin e të ardhurave nga punësimi dhe nga të vetëpunësuarit

Së pari, për të kërkuar që konceptte të prevalojnë edhe logjikën e pozicionimit të tatimit në projekt ligj, më poshtë po sqarojmë dy konceptimet e të ardhurave, sipas burimit të tyre.

a. Të ardhurat nga puna

Çfarë do të thotë të ardhura nga puna?
Të ardhurat nga puna janë shuma që fitojnë njerëzit e punësuar duke punuar. Ekonomistët e përdorin këtë koncept për ta dalluar atë nga të ardhurat nga kapitali. Pronarët e aseteve fitojnë të ardhura kapitale për shkak të pasurisë së tyre. Asetet përfshijnë tokën, makineritë, ndërtesat ose patentat.

b. Të ardhurat nga vetëpunësimi
Çfarë do të thotë të ardhura nga vetë punësimi?

Të ardhurat nga vetëpunësimi janë të ardhura që lindin nga kryerja e shërbimeve personale, por që nuk mund të klasifikohen si paga, sepse një marrëdhënie punëdhënës-punonjës nuk ekziston midis paguesit dhe përfituesit.

Në zbatim të koncepteve sa më lart, ne propozojmë që pika e) e Nenit 12 dhe Neni 14 në ProjektLigj duhet të hiqen dhe të adresohen sipas konceptimit të marëdhënieve të punës dhe marëdhënieve të të bërit biznes sipas kodit civil dhe akteve të tjera zbatuese.

4. Për përfshirje/shtesa në Projekt Ligj

Në projekt Ligj mungon koncepti i Deklaratës Integrale të të Ardhurave Vjetore, e cila është baza e sistemit të ri të të ardhurave personale dhe që është elementi më i rëndësishëm reformues.
Në këtë kuptim, Neni 22, Neni 23 dhe neni 24 sugjerojmë që të rikonceptohen mbi bazën e llogaritjes së të ardhurave dhe shpenzimeve, duke përdorur të njëjtat dimensione që kanë edhe ligjet e tatimit mbi të ardhurat personale, të cilin ky ligj synon që ta adresojë njësoj.

Në respekt të këtij propozimi ne sugjerojmë që së paku ashtu si në gjithë ligjet që synojnë bazën e të ardhruave personale si baza kryesore e të ardhurave tatimore duhet të njohë si shpenzime ato që lidhen me nivelin e jetesës, ashtu si duhen futur konceptet e përfitimeve për fëmijët dhe për familjen, për trajnimet e vetë deklaruesve etj. (Ligji Tatimit mbi të Ardhurat i Kanadasë është një referencë që ne e sugjerojmë).

Përmendja në forma shumë segmentare në Projekt Ligj i shpenzimeve/benefiteve të njohura për qëllime llogaritje tatimi do të krijojë të njëjtat precedentë të ligjeve dhe azhornimeve në vitet e kaluara duke mos e bërë të interesuar individin/familjen të ketë pajtueshmëri vullnetare në zbatimin e ligjit.

Në Projekt Ligj, sugjerojmë që të ketë një përcaktim që “të ardhurat e tatueshme dhe llogaritja e tatimit duhet të bëhet në LEK”
Në projekt ligj propozojmë që duhet të ketë një nen ose pika të veçanta për “Taksimin e partnerëve” në një partneritet, duke përcaktuar rregullat dhe detyrimet, kostot, transferimet e aktiveve, ndryshimi partnerëve brenda një partneriteti, etj.

Në projekt Ligj sugjerojmë që të ketë një Nen për të përcaktuar procedurat për Anti Shmangien dhe Planifikimin Agresiv Tatimor të tatimpaguesve.

Në nenin 67 të Projekt Ligjit, por edhe në nene të ngjashme, që kanë kuptim si në këtë nen, krahas togfjalëshit “të ardhurat nga punësimi” duhen përfshirë edhe nga kapitali. Në këtë projekt ligj, tatimi i kapitalit përmendet pak dhe nuk tregon se zbatohet Kushtetuta e RSH në lidhje me drejtësinë/barazinë në ligj.

Për lehtësinë tuaj, ekspertët e ALTAX kanë zbërthyer edhe legjislacionin e vendeve të Ballkanit Perëndimor për tatimin mbi të ardhurat , të cilin mund ta shikoni online (https://altax.al/product/sistemet-tatimore-ne-ballkanin-perendimor-ne-2022/ ) për një referencë më të plotë, nga sa kemi përmendur më lart, por edhe për të rritur konkurueshmërinë e sistemeve tatimore brenda rajonit.

Punë të mbarë!

AL-TAX

AURELA GJOKUTAJ

Postuar më: 18.06.2022 12:33

arrow

ALIA

Prsh.Ky ligj duhet te veproje ne tre grupe biznesesh :- 15 % per Profesionet Noter,Avokate,Perbarues,Mjeke,Konsulente,Inxhinjer,etj profesione te kesaj natyre. 8% Saldator,llamariniste,Bojaxhi etj. 5 % per fermeret .

Postuar më: 01.07.2022 11:23

arrow

SHOQ.GJERMANE TE INDUSTRISE DHE TREGTIS

DIHA (Shoqata Gjermane e Industrise dhe Tregtise ne Shqiperi) e regjistruar prane Gjykates se Rrethit Tirane me NIPT K91603451G, ne lidhje me konsultimit publik te Projektligjit " Per tatimin mbi te ardhurat" kerkon:
1. Te publikohet relacioni perkates ne lidhje me kete projektligj per tek uptuar bazen dhe qellimin e ketij ligji te rendesishem dhe gjitheperfshires.
2. Ne menyre qe te shqyrtohen te gjithe nenet e ligjit dhe per te dhene komente/sugjerime te vlefshme ne funksion te permiresimit te projektligjit, vleresojme si te domosdoshem shtyrjen e afatit te konsultimit publik perjte dates se caktuar 16.07.2022.

Duke shpresuar qe kerkesat tona te merren parasysh, faleminderit per mirekuptimin.

Bledar Mankollari
Drejtori Ekzekutiv i DIHA-s

Postuar më: 06.07.2022 10:33

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.