P R O J E K T L I GJ "PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 16/2018 “PËR DIASPORËN”, I NDRYSHUAR
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
|
Postuar më: 22.06.2022
|
Data e Mbylljes: 19.07.2022
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 1609
Projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.16/2018 “Për diasporën”, i ndryshuar
Projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.16/2018 “Për diasporën”, i ndryshuar, vjen si rezultat i miratimit të vendimit të Këshillit të nr.81, datë 09.02.2022, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme”, sipas të cilit MEPJ caktohet si institucion përgjegjës për Diasporën, përgjegjësi kjo që më parë i përkiste Ministrit të Shtetit për Diasporën.
Nëpërmjet miratimit të këtij projektakti synohet forcimi i mëtejshëm i politikave shtetërore për zhvillimin dhe konsolidimin e bashkëpunimit institucional me diasporën, duke rritur nivelin e autoritetit shtetëror përgjegjës për marrëdhëniet me diasporën nga niveli i një ministri shteti, në nivel Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe nga niveli i një agjencie kombëtare në nivel Ministrie për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Në këto kushte, MEPJ-së i ka lind detyrimi për të bërë një analizë të kuadrit ligjor në fuqi, për çështjet e diasporës, duke mbajtur në konsideratë politikën shtetërore dhe objektivat e MEPJ për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të shtetasve shqiptarë, që jetojnë jashtë kufijve të RSH-së.
Në përfundim të kësaj analize, propozohet shfuqizimi i ligjit nr.115/2017 “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Diasporës”, si dhe rishikimi i Ligjit nr.16/2018 “Për diasporën” dhe akteve nënligjore në zbatim të tyre.
Ky projektligj synon të përshtasë përmbajtjen e tij me ndryshimet që sjell shkrirja e Agjencisë Kombëtare të Diasporës (AKD), si dhe të bëjë disa ndryshime në formë dhe përmbajte, me qëllim qartësimin e dispozitave të tij, veçanërisht të përgjegjësive, funksionimit dhe organizmit të veprimtarisë së strukturave përkatëse të krijuara në këtë ligj.
Të gjitha detyrimet që rrjedhin nga ky ligj, kryesisht përgjegjësia e ministrit të shtetit për diasporën, do të përqendrohen dhe do të vijohen me përmirësimin e strukturave të brendshme pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim