Projektligj për shfuqizimin e ligjit nr.115/2017, “Për Krijimin e Agjencisë Kombëtare të Diasporës”, i ndryshuar

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

|

Postuar më: 22.06.2022

|

Data e Mbylljes: 19.07.2022

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 1430

PDF

|

XML

Projektligj për shfuqizimin e ligjit nr.115/2017, “Për Krijimin e Agjencisë Kombëtare të Diasporës”,  i ndryshuar

 

Projektligji për shfuqizimin e ligjit nr.115/2017, “Për Krijimin e Agjencisë Kombëtare të Diasporës”,  i ndryshuar bazohet në vendimin e Këshillit të Ministrave nr.81, datë 09.02.2022, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme”, sipas të cilit MEPJ caktohet si institucion përgjegjës për Diasporën, përgjegjësi kjo që më parë i përkiste Ministrit të Shtetit për Diasporën.

 

Në këto kushte, Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme i lindi detyrimi për të bërë një analizë të kuadrit ligjor në fuqi për çështjet e diasporës,  duke mbajtur në konsideratë politikën shtetërore dhe objektivat e MEPJ për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të popullsisë shqiptarë që jeton jashtë kufijve të RSH-së

 

Në përfundim të kësaj analize propozohet shfuqizimi i ligjit nr.115/2017 “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Diasporës”, si dhe do të vijohet me ndryshime në ligjin  nr.16/2018 “Për diasporën” dhe të akteve nënligjore në zbatim të tyre.

Përgjegjësitë dhe detyrat e parashikuara në këtë ligj, por edhe të normave ligjore në fuqi për diasporën do të vijohen të realizohen nga vetë institucioni i MEPJ-së, nëpërmjet një riorganizimi të brendshëm, me krijimin e një strukture të posaçme në për të gjitha çështjet e diasporës duke shmangur struktura autonome (AKD) që nuk thjeshtojnë proceset por i ndërlikojnë ato, dhe për më tepër sjellin kosto të panevojshme në buxhetin e shtetit.

Gjithashtu, nga analiza financiare dhe burimeve njerëzore rezulton se struktura dhe mënyrën e organizimit aktual të Agjencisë, ka disa sektorë të cilët kryejnë të njëjtat detyra dhe përgjegjësi dhe mbivendosen me strukturat e MEPJ-së për një detyre/objektiv te caktuar, siç janë strukturat e komunikimit, të promovimit, të administratës, të faqes zyrtare institucionale, të rrjeteve sociale etj. Riorganizimi i këtyre strukturave pranë MEPJ-së do të realizojë një mirëmenaxhim të burimeve njerëzore dhe burimeve financiare.

Krijimi i kësaj Agjencie ka lindur i nevojshëm në kushtet kur ministri përgjegjës për diasporën ishte ministër pa portofol, ç’ka nënkupton, ndër të tjera, mungesën e burimeve njerëzore të brendshme dhe nevojën për ngritje dhe mbështetje nga strukturat jashtë kësaj ministrie.

 

Agjencia Kombëtare e Diasporës, e krijuar prej 5 vitesh, ka si mision  zhvillimin dhe konsolidimin institucional  me diasporën,  nëpërmjet përmirësimit të pozitës së diasporës dhe mbrojtjes së të drejtave dhe interesave të saj aty ku ajo ndodhet.

 

Ndërkohë, që ky mision është edhe një nga funksionet dhe shtyllat kryesorë të shërbimit të jashtëm, për realizimin dhe ndjekjen e të cilit do të jetë përgjegjës një departament pranë MEPJ-së, si dhe të gjitha përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Republikës së Shqipërisë.

 

Vlerësojmë se të gjitha objektivat e parashikuara në ligjin nr.115/2017, datë 18.12.2017, janë realizuar dhe realizohen nga përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore.

Nga ana tjetër Agjencia kryen shpenzime për zyra me qira, ku me numrin e punonjësve që ka në strukture, këto zyra mundet të jenë ne godinën e MEPJ-së dhe vlera e qerasë së zyrave mundet të shkojë për ngritjen e qendre kulturore, në një nga Shtetet ku ka nevoje dhe ka përqendrim të lartë të Diasporës. Ngritja e Qendrave Kulturore kanë qenë dhe janë pjesë e strategjisë për Diasporën të propozuara nga MEPJ.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.