KONTROLLIN E KULTIVIMIT DHE PËRPUNIMIT TË BIMËS SË KANABISIT DHE PRODHIMIT TË NËNPRODUKTEVE TË SAJ PËR QËLLIME MJEKËSORE DHE INDUSTRIALE
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
|
Postuar më: 30.06.2022
|
Data e Mbylljes: 21.07.2022
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 5775
Objekti i këtij ligji është përcaktimi i rregullave për kultivimin, prodhimin dhe qarkullimin e kontrolluar të bimës dhe nënprodukteve të kanabisit, për përdorim mjekësor dhe industrial, përmes subjekteve të licencuara dhe nën mbikëqyrjen e Agjencisë Kombëtare të Kontrollit dhe Monitorimit të Kultivimit dhe Përpunimit të Bimës së Kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale dhe Prodhimit të Nënprodukteve të saj.
Neni 2
Qëllimi i Ligjit
Qëllimi i këtij ligji është të rregullojë dhe garantojë procesin e kontrollit, monitorimit të kultivimit, përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të saj, të destinuar për qëllime mjekësore dhe industriale dhe eksportimin e tyre sipas kushteve dhe rregullave të këtij ligji dhe në zbatim të klasifikimit të nënprodukteve të bimës së kanabisit, në përputhje me Konventën e vetme mbi barnat narkotike, të vitit 1961, e ndryshuar nga protokolli i vitit 1972 dhe Konventa për Lëndët Psikotrope të vitit 1971, ratifikuar me ligjet Nr. 8722, datë 26.12.2000 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në “Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër trafikut të paligjshëm të drogave narkotike dhe të lëndëve psikotrope” dhe Nr. 8723, datë 26.12.2000 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në “Konventën e vetme mbi drogat narkotike, e ndryshuar nga protokolli i vitit 1972 për ndryshimin e Konventës së vetme mbi drogat narkotike, 1961”.
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim