P R O J E K T L I GJ “PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 10 448, DATË 14.7. 2011 “PËR LEJET E MJEDISIT”, I NDRYSHUAR

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

|

Postuar më: 28.07.2022

|

Data e Mbylljes: 20.12.2022

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 695

PDF

|

XML

 

stema1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

Kuvendi

 

 

P R O J E K T L I GJ

 

 

Nr._____/2022

 

 

“PËR

 

NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 10 448, DATË 14.7. 2011 “PËR LEJET E MJEDISIT”, I NDRYSHUAR

 

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

 

V E N D O S I:

 

Në ligjin nr.10 448, datë 17.7.2011 “Për lejet e mjedisit”, i ndryshuar, bëhet  ndryshimi si më poshtë vijon:

 

 

Neni 1

 

Në nenin 29 bëhen ndryshimet si mëposhtë:

 

1.Pika 1 ndryshon si më poshtë:

 

 “ 1. Shkeljet e mëposhtme të këtij ligji, që nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen si më poshtë:

a) Zhvillimi i veprimtarisë që është subjekt i një lejeje mjedisi të tipave A ose B, sipas përcaktimeve të këtij ligji:

i) pa lejen  përkatëse të mjedisit  të  tipit A, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri  në 2 600 000 (dy milion e gjashtëqind mijë) lekë;

ii) pa  lejen  përkatëse të mjedisit  të  tipit  B, dënohet  me gjobë në vlerën nga 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) deri në 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë;

 

duke u shtuar me vlerën 10 për qind të masës të gjobës çdo ditë, deri në plotësimin e detyrimit.

b) Mospërmbushja dhe mosrespektimi i kërkesave, parimeve dhe kushteve të lejes përkatëse të mjedisit të tipave A apo B  nga operatori i një instalimi:

i) për lejet e mjedisit të tipit A, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 2 600 000 (dy milion e gjashtëqind mijë) lekë;

ii) për lejet e mjedisit të tipit B, dënohet me gjobë në vlerën nga 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) deri në 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë;

 

duke u shtuar me vlerën 10 për qind të masës të gjobës çdo ditë, deri në plotësimin e detyrimit.

c) Mosinformimi i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit nga operatori, në përputhje me përcaktimin e pikës 3 të nenit 16 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 2 600 000 (dy milion e gjashtëqind mijë) lekë, duke u shtuar me vlerën 10 për qind të masës të gjobës çdo ditë, deri në korrigjimin e mospërputhjes.”

 

2. Pika 7 ndryshon si më poshtë:

“7. Gjoba e vendosur për kundravajtjet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni përbën titull ekzekutiv dhe paguhet brenda periudhës së përcaktuar në nenin 30 të ligjit nr.10 279, datë 20.5.2010 “Për kundërvajtjet administrative”.

 

Neni 2

 

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

 

 

K R Y E T A R I

 

 

LINDITA NIKOLLA

 

 

 

 

 

 

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.