P R O J E K T L I GJ “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 463, DATË 22.9. 2011 “PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË MBETJEVE”, I NDRYSHUAR

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

|

Postuar më: 28.07.2022

|

Data e Mbylljes: 20.12.2022

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 853

PDF

|

XML

P R O J E K T L I GJ

 

 

Nr._____/2022

 

 

“PËR

 

DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 463, DATË 22.9. 2011 “PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË MBETJEVE”, I NDRYSHUAR

 

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

 

V E N D O S I:

 

Në ligjin nr.10 463, datë 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, i ndryshuar, bëhen ndryshimet si më poshtë vijon:

 

 

Neni 1

 

Neni 62 ndryshon si më poshtë vijon:

                                                “Neni 62

Kundravajtjet dhe sanksionet

 

Shkeljet e mëposhtme, që nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative:

1. Çdo person, që përzien mbetje në kundërshtim me nenet 17 pika 2 dhe 24 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

2. Çdo person, që asgjëson mbetje jo në përputhje me nenin 19 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

3. Çdo krijues apo mbajtës mbetjesh, që trajton vetë mbetjet e veta jo në përputhje me këtë ligj dhe në kundërshtim me nenin 21 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) deri në 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë.

4. Çdo krijues apo mbajtës mbetjesh, që transferon mbetje te një person tjetër që nuk është i autorizuar të marrë atë mbetje, në kundërshtim me nenin 21 të këtij ligji, dënohet me gjobë, në vlerën nga 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) deri në 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë.

5. Çdo person, që grumbullon apo transporton mbetje dhe nuk e dërgon atë në një instalim trajtimi të përshtatshëm, në kundërshtim me nenin 21 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

6. Çdo person, që transferon mbetje jo të rrezikshme apo që merr mbetje jo të rrezikshme pa një dokument transferimi mbetjesh, në kundërshtim me nenin 21 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

7. Çdo person, që transferon mbetje jo të rrezikshme apo që merr mbetje jo të rrezikshme, që nuk është në përputhje me dokumentin e transferimit të mbetjes, në kundërshtim me nenin 21 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë)  lekë.

8. Çdo person, që angazhohet në transferimin e mbetjeve jo të rrezikshme dhe që nuk ruan dokumentet, në përputhje me nenin 21 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) deri në 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

9. Çdo person, që angazhohet në transferimin e mbetjeve jo të rrezikshme dhe që nuk ua vë dokumentet në dispozicion autoriteteve përkatëse, në përputhje me nenin 21 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) deri në 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

10. Çdo person, që angazhohet në transferimin e mbetjeve jo të rrezikshme dhe që nuk dërgon informacion në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, në përputhje me nenin 21 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) deri në 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

11. Mungesa e kushteve dhe standardeve të menaxhimit të integruar të mbetjeve që krijohen brenda territorit të njësive të qeverisjes vendore jo në përputhje me kërkesat e nenit 21 pika 12 të këtij ligji, ngarkon me përgjegjësi drejtuesit e këtyre njësive, të cilët dënohen me gjobë në vlerën nga  650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) deri në 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë.

12. Çdo person, që importon mbetje që destinohen për incinerim jo në përputhje me nenin 22 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë)  lekë.

13. Çdo person, që prodhon, grumbullon, transporton, magazinon apo trajton mbetje të rrezikshme jo në përputhje me nenin 23 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë)  lekë.

14. Çdo person, që transporton mbetje të rrezikshme me automjete, që nuk janë në përputhje me nenin 23 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga  1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë)  lekë.

15. Çdo person, që grumbullon, transporton apo magazinon mbetje të rrezikshme që nuk është ambalazhuar apo etiketuar, në përputhje me nenin 25 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë)  lekë.

16. Çdo person, që transferon mbetje të rrezikshme apo që merr në dorëzim mbetje të rrezikshme pa një dokument dorëzimi, në kundërshtim me nenin 26 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga  1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë)  lekë.

17. Çdo person, që transferon mbetje të rrezikshme apo që merr në dorëzim mbetje të rrezikshme, që nuk është në përputhje me dokumentin e dorëzimit, në kundërshtim me nenin 26 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë)  lekë.

18. Çdo person, që angazhohet në transferimin e mbetjeve të rrezikshme dhe që nuk ruan dokumentet, në përputhje me nenin 26 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) deri në 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë.

19. Çdo person, që angazhohet në transferimin e mbetjeve të rrezikshme dhe që nuk ia vë dokumentet në dispozicion autoriteteve përkatëse, në përputhje me nenin 26 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) deri në 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë;

20. Çdo person, që angazhohet në transferimin e mbetjeve të rrezikshme dhe që nuk dërgon informacion në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, në përputhje me nenin 26 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) deri në 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë;

21. Çdo person, që trajton vajra të përdorura pa leje mjedisi, në kundërshtim me nenin 27 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

22. Çdo person, që trajton vajra të përdorura jo në përputhje me lejen e mjedisit, në kundërshtim me nenin 27 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë)  lekë.

23. Çdo person, që përzien vajra të përdorura jo në përputhje me lejen e mjedisit, në kundërshtim me nenin 27 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

24. Çdo person, që hedh në treg ambalazhe jo në përputhje me nenin 30, të këtij ligji, dënohet me gjobë, në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë;

25. Çdo person, që angazhohet në menaxhimin e mbetjeve të ambalazheve të ndryshme nga ato të përcaktuara në nenin 29 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

        25/1. Çdo person që hedh në treg, prodhon, importon ose fut në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo të oxo-biodegradueshme, sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë dhe sekuestrimin e qeseve plastike të ndaluara.

Kur personi i cili është dënuar me gjobë në vlerën 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë dhe sekuestrimin e qeseve plastike të ndaluara konstatohet se hedh në treg, prodhon, importon ose fut në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo të oxo-biodegradueshme sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë dhe sekuestrimin e qeseve plastike të ndaluara.

Kur personi i cili është dënuar me gjobë në vlerën 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë dhe sekuestrimin e qeseve plastike të ndaluara konstatohet se hedh në treg, prodhon, importon ose fut në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo të oxo-biodegradueshme sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29 të këtij ligji, dënohet me revokimin e lejes/licencës së prodhimit dhe sekuestrimin e qeseve plastike të ndaluara.

26. Çdo person, që asgjëson ose menaxhon NOQ jo në përputhje me nenin 30 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë)  lekë.

27. Çdo person, që hedh në treg bateri apo akumulatorë jo në përputhje me nenin 31 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë)  lekë.

28. Çdo person, që grumbullon, trajton, riciklon apo asgjëson mbetje baterish dhe akumulatorësh jo në përputhje me nenin 31 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë)  lekë.

29. Çdo person, që angazhohet me automjetet në fund të jetës jo në përputhje me nenin 32 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) deri në 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë.

30. Çdo person, që hedh në treg pajisje elektrike dhe elektronike jo në përputhje me nenin 33 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë)  lekë.

31. Çdo person, që angazhohet me mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike jo në përputhje me nenin 33 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

32. Çdo person, që përdor llumrat e ujërave të zeza në bujqësi jo në përputhje me nenin 34 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë)  lekë.

33. Çdo person, që angazhohet me mbetjet spitalore jo në përputhje me nenin 35 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

34. Çdo person, që angazhohet me nënproduktet e kafshëve jo në përputhje me nenin 36 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) deri në 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë.

35. Çdo person, që angazhohet me mbetjet inerte jo në përputhje me nenin 37 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë)  lekë.

36. Çdo person, që angazhohet me mbetjet nga industria nxjerrëse jo në përputhje me nenin 38 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 2 600 000 (dy milion e gjashtëqind mijë) lekë.

37. Çdo person, që angazhohet me mbetjet nga industria e dioksidit të titanit jo në përputhje me nenin 39 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë)  lekë.

38. Çdo person, që angazhohet me mbetjet e gjeneruara nga anijet dhe ngarkesat jo në përputhje me nenin 40 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

39. Çdo person që angazhohet me mbetjet nga gomat e përdorura jo në përputhje me nenin 41 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

40. Çdo person, që vepron në kundërshtim me kërkesat e nenit 42 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë)  lekë.

41. Çdo person, që asgjëson mbetje në një lendfill, që nuk është klasifikuar për atë mbetje, në kundërshtim me nenin 43 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë)  lekë.

42. Çdo person, që asgjëson në lendfill mbetje që nuk është trajtuar, në kundërshtim me nenin 43 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë)  lekë.

43. Çdo person, që pranon mbetje në një lendfill që nuk plotëson kriteret e pranimit në lendfill, në kundërshtim me nenin 43 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë)  lekë.

44. Çdo person, që pranon mbetje të përjashtuara apo që asgjëson në lendfill mbetje të përjashtuara, në kundërshtim me nenin 44 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë)  lekë.

45. Çdo person, që operon një lendfill jo në përputhje me lejen e mjedisit apo jo në përputhje me nenin 45 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë)  lekë.

46. Çdo person, që operon një lendfill pa një garanci financiare, në kundërshtim me nenin 46 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) deri në 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë.

47. Çdo person, që incineron mbetje jo në përputhje me lejen e mjedisit apo jo në përputhje me nenin 47 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

48. Çdo person që importon mbetje të rrezikshme dhe jo të rrezikshme në Republikën e Shqipërisë, sipas nenit 48 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë deri në 2 600 000 (dy milion e gjashtëqind mijë) lekë.

49. Çdo person, që transiton mbetje të rrezikshme përmes territorit të Republikës së Shqipërisë, sipas nenit 48 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) deri në 2 600 000 (dy milion e gjashtëqind mijë) lekë.

50. Çdo person, që importon mbetje jo të rrezikshme për ruajtje apo asgjësim, sipas nenit 48 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) deri në 2 600 000 (dy milion e gjashtëqind mijë) lekë.

51. Çdo person, që transiton mbetje jo të rrezikshme përmes territorit të Republikës së Shqipërisë pa autorizim apo në kundërshtim me autorizimin, jo në përputhje me nenin 50 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) deri në 2 600 000 (dy milion e gjashtëqind mijë) lekë.

52. Çdo person, që eksporton mbetje jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë pa autorizim apo në kundërshtim me autorizimin, jo në përputhje me nenin 51 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë)  lekë.

53. Çdo person, që kryen veprimtari për trajtimin e mbetjeve pa leje mjedisi në kundërshtim me nenin 53 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë)  lekë.

54. Çdo person, që kryen veprimtari për trajtimin e mbetjeve jo në përputhje me lejen e mjedisit, në kundërshtim me nenin 53 apo 54 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

55. Çdo person, që nuk ruan dokumentet apo nuk ia vë ato në dispozicion autoriteteve përkatëse, në kundërshtim me nenin 55 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) deri  në 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë.

56. Çdo person, që transporton mbetje pa licencë apo jo në përputhje me licencën, në kundërshtim me nenin 57 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) deri në 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë.

57. Çdo person, që vepron si agjent apo tregtar mbetjesh pa licencë apo jo në përputhje me licencën, në kundërshtim me nenin 58 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë)  lekë.

58. Çdo person, që hedh apo gropos mbetje në një vend publik, në kundërshtim me nenin 61 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) deri në 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë.

59. Çdo person, që djeg mbetje, në kundërshtim me nenin 61 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) deri në 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë.

60. Çdo person, që braktis, shkarkon apo asgjëson mbetje në mënyrë të pakontrolluar në kundërshtim me nenin 61 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) deri në 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë.

61. Çdo operator i një venddepozitimi/lendfilli ekzistues, që nuk plotëson kërkesat e nenit 64 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë)  lekë.

 

62. Gjoba, në zbatim të këtij neni, vendoset nga struktura përgjegjëse inspektuese në fushën e mjedisit, në përputhje me ligjin për inspektimin dhe është dënim kryesor”.

 

Neni 2

Në nenin 63/1 bëhen ndryshimet si më poshtë:

 

1. Pika 3 ndryshon si mëposhtë:

“3. Gjoba e vendosur për kundravajtjet e parashikuara në nenin 62 të këtij ligji përbën titull ekzekutiv dhe paguhet brenda periudhës së përcaktuar në nenin 30 të ligjit nr.10 279, datë 20.5.2010 “Për kundërvajtjet administrative”.

 

2. Në pikën 4 fjalët “apo të revokojë” zëvendësohen me fjalët “apo të shfuqizojë”.

 

Neni 3

 

Kudo në tekstin e ligjit, fjalët: “Inspektorati/t për Mjedisin”, “Inspektorati” “Inspektorati që mbulon fushwn pwr mbrojtjen e mjedisit”, zëvendësohen me fjalët: “struktura/strukturwn përgjegjëse inspektuese në fushën e mjedisit”.

 

Neni 4

 

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

 

 

K R Y E T A R I

 

 

LINDITA NIKOLLA

 

 

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.