P R O J E K T L I GJ “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.27, DATË 17.3.2016 “PËR MENAXHIMIN E KIMIKATEVE”

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

|

Postuar më: 28.07.2022

|

Data e Mbylljes: 20.12.2022

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 736

PDF

|

XML

 

stema1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

Kuvendi

 

 

P R O J E K T L I GJ

 

 

Nr._____/2022

 

 

“PËR

 

DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.27, DATË 17.3.2016 “PËR MENAXHIMIN E KIMIKATEVE”

 

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

 

V E N D O S I:

 

Në ligjin nr.27, datë 17.3.2016 “Për menaxhimin e kimikateve”, bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:

 

 

Neni 1

 

Neni 40 ndryshon me përmbajtje si më poshtë vijon:

 

“Neni 40

Kundërvajtjet dhe sanksionet

 

Shkeljet e mëposhtme, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobë si më poshtë:

      1. Prodhimi, vendosja në treg apo përdorimi i kimikateve dhe artikujve të rrezikshëm, të caktuar në kundërshtim me kufizimet, sipas nenit 22, të këtij ligji, dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, dënohet me gjobë në vlerën:

      a) 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) deri në 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë për përdoruesin;

      b) 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) deri në 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë për furnizuesin;

      c) 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 2 600 000 (dy milion e gjashtëqind mijë) lekë për prodhuesin apo importuesin.

          2. Prodhimi, vendosja në treg apo përdorimi i një kimikati të rrezikshëm nga persona nën moshën 18 vjeç, në kundërshtim me pikën 12, të nenit 29, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 65 000 (gjashtëdhjetë e pesë mijë) deri në 130 000 (njëqind e tridhjetë mijë) lekë.

          3. Prodhimi, vendosja në treg e kimikateve të rrezikshme të paklasifikuara, të papaketuara dhe të paetiketuara, në kundërshtim me nenin 8, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 2 600 000 (dy milion e gjashtëqind mijë) lekë.

      4. Prodhimi, vendosja në treg e kimikateve të rrezikshme, në kundërshtim me rregullat për klasifikimin, etiketimin dhe paketimin e kimikateve, të përcaktuara sipas pikës 6, të nenit 8, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën:

      a) 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) deri në 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë, kur kimikatet nuk janë të klasifikuara në mënyrën e duhur, në përputhje me rregullat e detajuara në legjislacionin specifik;

      b) 130 000 (njëqind e tridhjetë mijë) deri në 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) lekë, kur kimikatet nuk janë të paketuara në mënyrën e duhur (p.sh. paketimi i të cilave nuk siguron mbylljen e shtrëngueshme, si dhe nuk përmban shenjat e prekshme për të mbrojtur fëmijët dhe të verbrit), në përputhje me rregullat e detajuara në legjislacionin specifik;

      c) 130 000 (njëqind e tridhjetë mijë) deri në 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) lekë, kur kimikatet nuk janë të etiketuara në mënyrën e duhur, në përputhje me rregullat e detajuara në legjislacionin specifik;

      ç) 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) deri në 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë, kur etiketa e kimikatit nuk është në gjuhën shqipe.

          5.       Reklamimi i kimikateve që i takojnë një apo më shumë kategorive të specifikuara si të rrezikshme, në kundërshtim me kërkesat e përcaktuara në pikën 1, të nenit 11, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) deri në 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë.

          6. Tregtimi i kimikateve pa etiketë, në kundërshtim me kërkesat e përcaktuara në pikën 2, të nenit 11, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) deri në 1 040 000 (një milion e dyzetë mijë) lekë.

          7. Reklamimi i kimikateve duke fshehur rreziqet që ato mund të paraqesin për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, në kundërshtim me përcaktimin e pikave 3 dhe 6, të nenit 11, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) deri në 1 040 000 (një milion e dyzetë mijë) lekë.

          8. Reklamimi i kimikateve që sjell përshtypje të gabuar, lidhur me rreziqet që ato paraqesin për shëndetin e njeriut dhe mjedisin ose për pranueshmërinë e tyre mjedisore dhe, për pasojë, nxitja e përdorimit, trajtimit ose asgjësimit të tyre në mënyrë të papërshtatshme, në kundërshtim me pikat 3 dhe 4, të nenit 11, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) deri në 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë.

          9. Reklamimi i kimikateve të rrezikshme në kundërshtim me përcaktimin e pikës 4, të nenit 11, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) deri në 1 040 000 (një milion e dyzetë mijë) lekë.

          10. Kryerja nga prodhuesi dhe importuesi i vlerësimit të sigurisë së kimikateve nëpërmjet kryerjes së testimeve shtesë, pa u bazuar mbi të dhënat shkencore e teknike në dispozicion, në kundërshtim me përcaktimin e pikës 1, të nenit 12, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në  2 600 000 (dy milion e gjashtëqind mijë) lekë.

          11. Zhvillimi i testimeve të kimikateve të rrezikshme nga prodhuesit, të cilat janë të ndaluara të kryhen në qenie shtazore, në kundërshtim me përcaktimet në pikat 5 e 6, të nenit 12, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 2 600 000 (dy milion e gjashtëqind mijë) lekë.

          12. Zhvillimi i testimeve të kimikateve të rrezikshme, të cilat janë të ndaluara të kryhen në njerëz, bletët, majmunët dhe primatët e tjerë jonjerëzorë, në kundërshtim me përcaktimet në pikat 7 e 8, të nenit 12, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 910 000 (nëntëqind e dhjetë mijë) deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

          13. Kryerja e çdo testimi të ri eko-toksikologjik dhe toksikologjik në mospërputhje me parimet e GLP-së dhe standardet e tjera ndërkombëtare, në kundërshtim me përcaktimet në pikat 3 e 4, të nenit 12, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 2 600 000 (dy milion e gjashtëqind mijë) lekë.

          14. Moszbatimi i kushteve për GLP-së nga laboratorët që kryejnë testimin, në kundërshtim me pikën 4, të nenit 12, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 2 600 000 (dy milion e gjashtëqind mijë) lekë.

          15. Vlerësimi i sigurisë së kimikateve nga prodhuesi e importuesi, në kundërshtim me rregullat e detajuara dhe metodat për kryerjen e vlerësimit të sigurisë së kimikatit, sipas përcaktimit në nenin 13, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) deri në 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë.

          16. Mospërmbushja e kërkesave nga prodhuesi e importuesi për grumbullimin dhe mbajtjen në dispozicion të të gjithë informacionit për një periudhë të paktën 10-vjeçare, sipas përcaktimit të pikës 1, të nenit 14, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) deri në 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

          17. Mospërmbushja e kërkesave nga furnizuesi për grumbullimin dhe mbajtjen në dispozicion të të gjithë informacionit për një periudhë të paktën 10-vjeçare, sipas përcaktimit të pikës 2, të nenit 14, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) deri në 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

          18. Mospërmbushja e kërkesave nga pala përgjegjëse për vendosjen në treg të substancës ose përzierjes, sipas përcaktimit të pikës 3, të nenit 14, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) deri në 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

          19. Mospërmbushja e kërkesave nga prodhuesi, importuesi dhe furnizuesi për dhënien e informacionit të kërkuar nga ministria, sipas përcaktimit të pikës 4, të nenit 14, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) deri në 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

          20. Mossigurimi i Dokumentit me të Dhënat e Sigurisë për Kimikatet për përdoruesit nga prodhuesi, importuesi dhe furnizuesi, sipas përcaktimit të pikave 1 e 5, të nenit 15, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën:

          a) 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 2 600 000 (dy milion e gjashtëqind mijë) lekë për furnizuesit;

          b) 2 600 000 (dy milion e gjashtëqind mijë) deri në 3 900 000 (tre milion e nëntëqind mijë) lekë për prodhuesit dhe importuesit.

      21. Mosparaqitja e dokumentit me të dhënat e sigurisë për kimikatet në gjuhën shqipe, sipas përcaktimit të pikës 2, të nenit 15, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën 130 000 (njëqind e tridhjetë mijë) deri në 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) lekë.

      22. Mosdhënia e informacionit nga prodhuesit, importuesit dhe furnizuesit për përdoruesin apo shpërndarësin lidhur me rreziqet që mund të shkaktojë një substancë ose përzierje, si dhe informacionit për trajtimin, ruajtjen dhe asgjësimin e sigurt të kimikatit në kundërshtim me pikën 3, të nenit 15, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 2 600 000 (dy milion e gjashtëqind mijë) deri në 3 900 000 (tre milion e nëntëqind mijë) lekë.

      23. Mosdhënia falas e dokumentit me të dhënat e sigurisë kimike nga prodhuesit, importuesit dhe furnizuesit për përdoruesin apo shpërndarësin, në kundërshtim me pikën 4, të nenit 15, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 2 600 000 (dy milion e gjashtëqind mijë) deri në 3 900 000 (tre milion e nëntëqind mijë) lekë.

      24. Mossigurimi nga furnizuesit i një artikulli të informacionit të mjaftueshëm për përdoruesit dhe konsumatorët, që lejon përdorimin e sigurt të artikullit, sipas përcaktimit të pikave 1 e 2, të nenit 16, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën 130 000 (njëqind e tridhjetë mijë) deri në 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) lekë.

      25. Mosdhënia e informacionit për kimikatet e rrezikshme nga çdo aktor në zinxhirin e furnizimit të një kimikati, sipas përmbajtjes së specifikuar në nenin 17, të këtij ligji, gjatë furnizimit të palëve të treta, dënohet me gjobë nga 130 000 (njëqind e tridhjetë mijë) deri në 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) lekë.

      26. Mossigurimi nga punëdhënësit të informacionit mbi kimikatet e rrezikshme për punëtorët e ekspozuar gjatë procesit të punës, sipas përcaktimit të nenit 18, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën 130 000 (njëqind e tridhjetë mijë) deri në 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) lekë.

      27. Prodhimi, vendosja në treg apo përdorimi i një substance që gjendet në listën SVHC, në kundërshtim me pikën 1, të nenit 18, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën 13 000 000 (trembëdhjetë milion) lekë.

      28. Mospajisja me autorizim të kushtëzuar për prodhimin, vendosjen në treg apo përdorimin e në vazhdim të një substance që gjendet në Listën e Substancave me Rrezikshmëri të Lartë SVHC, sipas përcaktimeve në pikën 6, të nenit 18, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën 13 000 000 (trembëdhjetë milion) lekë.

      29. Kryerja e importit dhe eksportit të kimikateve, produkteve biocide dhe pesticideve në kundërshtim me rregullat për procedurën e njoftimit të eksportit, sipas përcaktimeve të pikave 1, 2 dhe 3, të nenit 25, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) deri në 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë.

      30. Mosdërgimi në afat në ministri nga eksportuesit dhe importuesit e kimikateve ose përzierjeve i të dhënave për sasitë e eksportuara e të importuara të kimikateve dhe përzierjeve të caktuara për shtetet, nga të cilat janë importuar ose eksportuar, si dhe i shënimeve për eksportuesin dhe importuesin e kimikateve, në kundërshtim me nenin 25, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 130 000 (njëqind e tridhjetë mijë) deri në 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) lekë.

      31. Mosraportimi në afat në ministri nga eksportuesi i kimikateve dhe përzierjeve, për nevojat e organit kompetent të shtetit, nëpër territorin e të cilit zhvillohet eksporti dhe transiti i substancave dhe përzierjeve kimike, në kundërshtim me përcaktimet e pikës 4, të nenit 25, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 130 000 (njëqind e tridhjetë mijë) deri në 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) lekë.

      32. Importimi dhe eksportimi i substancave dhe përzierjeve, përdorimi i të cilave është i ndaluar, me qëllim për të mbrojtur shëndetin e njeriut dhe mjedisin, në kundërshtim me pikën 1, të nenit 25, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 2 600 000 (dy milion e gjashtëqind mijë) deri në 3 900 000 (tre milion e nëntëqind mijë) lekë.

      33. Mosregjistrimi i kimikateve nga prodhuesit dhe importuesit, sipas përcaktimeve të pikave 1 dhe 4, të nenit 27, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) deri në 780 000 (shtatëqind e tetëdhjetë mijë) lekë.

      34. Mosraportimi në ministri nga prodhuesi, importuesi, eksportuesi brenda datës 31 mars të vitit vijues për sasinë e prodhuar, të importuar, të eksportuar të kimikateve për vitin e kaluar, në kundërshtim me pikat 1 dhe 4, të nenit 27, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 130 000 (njëqind e tridhjetë mijë) deri në 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) lekë.

      35. Prodhimi, vendosja në treg, përdorimi, depozitimi, ruajtja e kimikateve të rrezikshme nga persona të papajisur me licencë, në kundërshtim me nenin 28, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) deri në 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

      36. Shkelja e kushteve të licencës së kimikateve nga ana e poseduesit të saj, në kundërshtim me nenin 28, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 130 000 (njëqind e tridhjetë mijë) deri në 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) lekë.

      37. Shkarkimet e asbestit në ajër ose derdhjet e tij në mjedis, në kundërshtim me vlerat kufi të parashikuara në legjislacionin specifik, në përputhje me këtë ligj, dënohet me gjobë nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 2 600 000 (dy milion e gjashtëqind mijë) lekë.

      38. Kryerja e eksportit të mërkurit metalik, komponimeve dhe përzierjeve të caktuara të merkurit, në kundërshtim me rregullat e ndalimit, sipas përcaktimeve në pikën 2, të nenit 23, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 2 600 000 (dy milion e gjashtëqind mijë) lekë.

      39. Ruajtja e mërkurit metalik në kundërshtim me rregullat e përcaktuara në pikën 2, të nenit 23, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) deri në 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

      40. Ruajtja e mërkurit metalik të konsideruar si në kundërshtim me kriteret specifike të ruajtjes, sipas përcaktimeve në pikën 2, të nenit 23, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

      41. Mospërmbushja e kushteve themelore për ruajtjen e kimikateve të rrezikshme në një objekt të përgatitur për magazinimin e kimikateve, në kundërshtim me nenin 29, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 130 000 (njëqind e tridhjetë mijë) deri në 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) lekë.

      42. Mosmbajtja dhe mosruajtja mirë e substancave dhe e përzierjeve të rrezikshme, në përputhje me llojin e rrezikut që mund të shkaktohet nga ndikimet e jashtme nga palët e paautorizuara apo që mund të shkaktojë konfuzion për ngjashmëri me mallrat e konsumit të përgjithshëm, veçanërisht me ushqime, në kundërshtim me nenin 29, të këtij ligji, dënohen me gjobë nga 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) deri në 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

      43. Mosidentifikimi në mënyrë të qartë i substancave dhe i përzierjeve të rrezikshme gjatë ruajtjes në magazinë, si dhe mosmbajtja e tyre të ndara nga mallrat e tjera, në kundërshtim me nenin 29, të këtij ligji, dënohen me gjobë nga 130 000 (njëqind e tridhjetë mijë) deri në 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) lekë.

      44. Ruajtja e substancave dhe e përzierjeve të rrezikshme, të cilat janë të furnizuara, në enë ose paketime që shkaktojnë konfuzion te konsumatori për shkak të ngjashmërisë me paketimet e produkteve ushqimore, kozmetike, produkteve terapeutike ose ushqimin e kafshëve, në kundërshtim me nenin 29, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 130 000 (njëqind e tridhjetë mijë) deri në 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) lekë.

 

Gjoba e vendosur për kundravajtjet e parashikuara mwsipwr përbën titull ekzekutiv dhe paguhet brenda periudhës së përcaktuar në nenin 30 të ligjit nr.10 279, datë 20.5.2010 “Për kundërvajtjet administrative”.

 

Zbatimi i kundërvajtjeve administrative nuk e shkarkon subjektin, drejt të cilit ajo është lëshuar, nga detyrimet e tjera të parashikuara në këtë ligj dhe nga përgjegjësia civile për dëmet e shkaktuara, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

                                                   

 

Neni 2

 

Kudo në tekstin e ligjit, fjalët: “inspektorati shtetëror që mbulon mjedisin”, “Inspektorati shtetëror përgjegjës për mjedisin” dhe “Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit” zëvendësohen me fjalët: “struktura/strukturwn përgjegjëse inspektuese në fushën e mjedisit”.

 

                                                  Neni 3

 

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

 

 

K R Y E T A R I

 

LINDITA NIKOLLA

 

 

 

 

 

 

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.