Projektligj për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë
|
Postuar më: 10.10.2022
|
Data e Mbylljes: 05.11.2022
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 2046
Objekti
Ky ligj përcakton parimet e përgjithshme të inspektimit, organizimin dhe funksionimin e institucioneve publike që kryejnë veprimtari inspektimi, statusin e inspektorëve, rregullat e procedimit administrativ të inspektimit, si dhe krijimin e Inspektoratit të Përgjithshëm Shtetëror.
Fushat e veprimit
1. Ky ligj përcakton funksionet dhe rregullat për ushtrimin e veprimtarisë së inspektimit në nivel qendror dhe vendor, me përjashtim të:
a) inspektimit të brendshëm me karakter administrativ në sektorin publik;
b) auditimit të brendshëm në sektorin publik dhe inspektimit financiar publik;
c) inspektimit të autoritetit përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit.
ç) inspektimit të lojërave të fatit.
2. Për aspekte procedurale të pa rregulluara nga dispozitat e këtij ligji, zbatohet Kodi i Procedurave Administrative.
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim