Dokument politikash për Standardet e Shërbimeve Publike në Shqipëri

Ministër i Shtetit për Standardet e Shërbimeve

|

Postuar më: 24.10.2022

|

Data e Mbylljes: 21.11.2022

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 1473

PDF

|

XML

Njoftim për zhvillimin e konsultimit publik me grupet e interesit, lidhur me projekt-dokumentin “Dokument politikash për standardet e shërbimeve publike në Shqipëri

 

Nxitja e një shërbimi publik me në qendër qytetarin/ biznesin është një nga fushat kyçe të Reformës së Shërbimit Publik në Shqipëri, në të cilin Qeveria është aktualisht e përqendruar.

Një pjesë integrale e këtij procesi të domosdoshëm dhe vazhdueshëm, i lidhur ngushtë me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian (BE), si dhe në vijimësi ndër prioritetet e qeverise shqiptare si një instrument kyç për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve dhe biznesit, është zhvillimi i standardeve të shërbimit, të cilat do të ndihmojnë në përcaktimin e pritshmërisë të një përdoruesi nga një shërbim dhe si duhet të ofrohet nga ofruesi i shërbimit, në sensin e kohës së ofrimit, saktësisë dhe përshtatshmërisë.

Dokumenti i politikave të standardeve të shërbimeve në Shqipëri, paraqitur këtu për konsultim publik, shqyrton sfidat që hasen në pëkufizimin e standardeve të shërbimeve publike, si dhe paraqet kornizën e përgjithshme dhe zgjidhjet praktike të politikave për të nxitur zhvillimin e standardeve të shërbimeve. Ky dokument siguron një themel për Qeverinë, organet që krijojnë standardet dhe palët e interesuara për të punuar së bashku në garantimin e kontributit të standardeve të shërbimit publik në zhvillimin e shoqërisë tonë.

 

Qëllimi i procesit të konsultimit është informimi mbi procesin dhe dokumentin si dhe mbledhja e kontributit, rekomandimeve, sugjerimeve nga qytetarët, publiku i gjerë, shoqëria civile, bizneset, partnerët për zhvillim, etj.  Kontributi dhe sugjerimet do të ndihmojnë në përmirësimin e mëtejshëm të këtij dokumenti si dhe zbatueshmërinë e masave të parashikuara në të.

 

Ministri i Shtetit për Standardet e Shërbimeve ju fton dhe mirëpret kontributin tuaj të vyer mbi këtë dokument të rëndësishëm jo vetëm për institucionet shtetërore, por për të gjithe qytetarët dhe bizneset, brenda 20 ditëve pune nga data e shpalljes së këtij njoftimi, (datë 21 nëntor 2022), në adresën e koordinatorit për konsultimin publik: Emerlinda.Pema@kryeministria.al

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.