Draft-Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Evropian 2021-2030 (SKZHIE III)
|
Postuar më: 31.10.2022
|
Data e Mbylljes: 25.11.2022
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
|
Nr.Komenteve: 1
|
Nr.Shikimeve: 3930
Njoftim për konsultimin publik
(Draft) Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Evropian 2021-2030 (SKZHIE III) është dokumenti kryesor strategjik kombëtar që mbështet zhvillimin e qëndrueshëm social dhe ekonomik të vendit, duke siguruar përmbushjen e standardeve dhe progresin në procesin e integrimit evropian të vendit.
SKZHIE 2021-2030 është një platformë kyçe e cila harmonizon dhe pajton agjendën zhvillimore me proceset integruese të vendit, duke përmbledhur vizionin, përparësitë dhe objektivat madhore kombëtare për periudhën deri në vitin 2030. SKZHIE III gjithashtu shërben si dokument strategjik qëndror dhe orientues i cili siguron prioritizimin e politikave për strategjitë sektoriale dhe ndërsektoriale, programeve IPA si një instrument financimi për vendin nga Bashkimi Europian, si edhe financimit të donatorëve të tjerë të huaj.
Qëllimi i procesit të konsultimit publik:
Mbledhja e rekomandimeve dhe komenteve nga qytetarët, shoqëria civile, partnerët socialë dhe të zhvillimit, mbi adresimin e sfidave të progresit dhe integrimit evropian, orientimin e reformave të vendit në nivel afatmesëm dhe afatgjatë, si dhe pasurimin e këtij dokumenti themelor me mendimet dhe opinionet publike mbi reformat dhe përparësitë strategjike të vendit.
INSTITUTI I POLITIKAVE MJEDISORE
Instituti i Politikave Mjedisore (IEP) dëshiron të përcjellë komente mbi dokumentin Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Europian 2030. Komentet e IEP jantë të lidhur më trajtimin e ndryshimeve klimatike dhe përkatësisht për “Qëndresa dhe përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike” faqe 140. Në paragrafin hyrës, përvec ndikimi të ndryshimeve klimatike në ekonomi duhet të theksohet edhe ndikimi në çështje sociale dhe në mjedis. Gjithashtu, sugjerojmë që në paragrafin hyrës duhet të parashtrohet edhe “parandalimi” dhe “angazhimi i ekspertëve për lëvizje të zgjuara” me qëllim arritjen e oportuniteteve që mund të sjellë një realitet i ri i ndryshimeve klimatike në vend.
Përsa i përket qëllimit: “Të sigurohet mbrojtja e vendit nga efektet e ndryshimeve klimatike përmes masave përshtatëse me fokus në pjesën bregdetare deri në 2030;” IEP sugjeron se ky qëllim ka nevojë për një afat më të hershëm. IEP ka dokumentuar fenomenin që po ndodh tani në të gjithë vijën bregdetare dhe është i gatshëm ta prezantojë këtë sipas kërkesës.
Qëllime të politikave sugjerojmë të jenë edhe:
1.Zbatimi i Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor e nënshkruar në Samitin e Sofjes Nëntor 2020.
2.Forcimi i statusit me emetime të ulëta të karbonit të Shqipërisë lidhur me energjinë në formë të drejtëpërdrejtë (forma të rinovueshme hidro, era, dielli etj) dhe të tërthorta (rritja e pavarësisë energjitike kombëtare kundrejt importit të energjisë nga burime jo të pastra).
3. Duhet të shtohet informimi i publikuet për çështjet e ndryshimeve klimatike.
Gjithashtu lidhur me të gjitha Ndërhyrjet më të rëndësishme të parashikuara për arritjen e masave prioritare faqe 141, IEP thekson nevojën e rishikimit të afateve të vendosura dhe kërkon data më të afërta në kohë për shkak se pasojat e ndryshimeve klimatike janë të pranishme në vend. Gjithashtu kërkesa jonë i referohet edhe paneleve ndërkombëtare të shkenctarëve të klimës dhe Kombeve të Bashkuara që theksojnë se emetimet globale duhet të ulen përpara vitit 2025 dhe dhe të reduktohen me 43% deri në 2030. Këto përpara se të arrihet pika e moskthimit të temperaturës +1,5 gradë Celsius (ref. https://ec.europa.eu/research-and-innovation/en/horizon-magazine/tipping-points-lead-irreversible-shifts-climate-experts).
Këto komente i drejtohen veçanërisht pikës “Integrimi i masave zbutëse dhe përshtatëse në buxhetimin publik deri më 2025 dhe dokumenta strategjikë kombëtarë dhe vendor deri më 2030;” duke iu referuar zjarreve, përmbytjeve që po ndodhin dhe mungesës së dokumentave strategjik që lidhen me klimën në bashkitë më të mëdha të vendit. Për këtë pikë IEP sugjeron që afati të jetë viti 2023. Më konkretisht, pushteti vendor ka një barrë prej 70% të zbatimit të akisë së BE-së, duke e bërë edhe më të vështirë zbatimin për shkak të mjeteve të pakta financiare në dispozicion të shumicës së bashkive në vend. Duhet të rritet transpozimi i legjislacionit në nënsektorin e ndryshimeve klimatike, dhe të buxhetohet ndihma për bashkitë për përshtatje ndaj ndikimeve të ndryshimeve klimatike. Nga ana tjetër duhet që kompetencat për autoritet qëndrore dhe vendore të jenë sa më të qarta pasi kjo ka reflektuar momentalisht në një zbatim të kufizuar duke faturuar kompetencat institucioneve të ndryshme.
Postuar më: 24.11.2022 11:55
Komentet nga qytetarët