Projektligji “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

|

Postuar më: 31.10.2022

|

Data e Mbylljes: 30.11.2022

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 1939

PDF

|

XML

Projektligji “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, është propozim i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, bazuar në pikën 2 të nenit 100, të Kushtetutës dhe nenin 5 të ligjit nr. 9918 datë 19.5.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.

Projektakti ka si qëllim të rishikojë dhe përmirësojë kuadrin e përgjithshëm rregullator për komunikimet elektronike, të përcaktuar me ligjin nr. 9918 datë 19.5.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, me qëllim nxitjen e investimeve për rrjetet e komunikimeve elektronike me kapacitete shumë të larta (VHCN), si ato me fibër optike, ashtu edhe ato wireless (5G). Projektligji rishikon rregullimet në fuqi, në lidhje me spektrin e frekuencave, regjimin e shërbimit universal, rregullat për mbrojtjen e konsumatorit, numeracionin dhe komunikimet e emergjencave, rregullat për aksesin dhe rregullimin e tregut në tërësi, bazuar në një rregullim më simetrik.

Ky projektligj synon të transpozojë Direktivën (EU) 2018/1972 të parlamentit Evropian dhe të Këshillit “Për krijimin e Kodit Evropian të Komunikimeve Elektronike”, që ka zëvendësuar paketën e direktivave të komunikimeve elektronike të vitit 2002 dhe 2009 dhe kodifikon në një dokument të vetëm të gjithë elementët e ndryshëm të ligjit, që përbëjnë Kornizën Rregullatore të BE-së për komunikimet elektronike, si dhe riorganizon kuadrin rregullator të komunikimeve elektronike, në një mënyrë që arrin atë që duket të jetë një ekuilibër i ndryshëm politik, midis rëndësisë së ruajtjes së konkurrencës, nga njëra anë dhe nevojës për investime të mëdha, të cilat konsiderohen të nevojshme për të çuar përpara Strategjinë e Tregut të Vetëm Digjital.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.