Strategjinë Kombëtare të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve, 2022-2030

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

|

Postuar më: 21.11.2022

|

Data e Mbylljes: 13.12.2022

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 256

PDF

|

XML

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hartuar draft Strategjinë Kombëtare të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve, 2022-2030. Kjo strategji është një dokument i rëndësishëm, që do të orientojë Qeverinë në përpjekjet e saj në përmirësimin e sektorit të ujësjellës kanalizimeve.  

Qëllimi i Strategjisë së Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizime është të përmirësojë ofrimin cilësor të shërbimeve të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve për qytetarët e Shqipërisë dhe të mbështesë zhvillimin ekonomik të vendit, bazuar në kryerjen e një shërbimi kryesor të infrastrukturës. 

Objektivat strategjike që synohen të arrihen janë specifike, të matshme në mënyrë që të arrihen në afatet kohore të parashikuara. 

  • Zgjerimi dhe përmirësimi i aksesit në sistemet e furnizimit me ujë për popullsinë. 
  • Zgjerimi dhe përmirësimi i aksesit në sistemet për grumbullimin, largimin dhe trajtimin e ujrave të ndotura për popullsinë. 
  • Zbatimi i programit për riorganizimin e shërbimeve të furnizimit me ujë, largimin dhe trajtimin e ujrave të ndotura në baza rajonale. 
  • Përmirësimi i qëndrueshmërisë financiare dhe përballueshmërisë së shërbimeve të furnizimit me ujë, largimin dhe trajtimin e ujrave të ndotura sipas parimeve të kontrollit dhe mbulimit të plotë të kostove operacionale. 
  • Rritja e kapaciteteve dhe miradministrimi i shërbimeve të furnizimit me ujë, largimin dhe trajtimin e ujrave të ndotura. 
  • Permiresimi dhe perditesimi i kuadrit ligjor, rregullator që mundëson ofrimin e shërbimeve furnizimit me ujë, largimin dhe trajtimin e ujrave të ndotura për popullsinë. 
     

Objektiva Strategjikë janë përkthyer në Masa Prioritare të cilat do të detajohen nëpërmjet Planeve të Veprimit. Secila Masë Prioritare është shoqëruar me një objektiv të caktuar të performances, që do të monitorohet gjatë gjithë periudhës së zbatimit të kësaj Strategjie.

 Përsa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për procesin e njoftimit dhe konsultimit publik.

 

 

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.