Për miratimin e rregullores për monitorimin, raportimin e shkarkimeve të gazeve me efekt serrë dhe të informacioneve të tjera, që lidhen me ndryshimet klimatike në nivel kombëtar

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

|

Postuar më: 01.12.2022

|

Data e Mbylljes: 12.01.2023

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 1

|

Nr.Shikimeve: 1117

PDF

|

XML

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit njofton publikimin për zhvillimin e konsultimit publik me grupet e interesit, komunitetin e biznesit, publikun dhe aktorë të tjerë të interesuar, për projektaktin "Për miratimin e rregullores për monitorimin, raportimin e shkarkimeve të gazeve me efekt serrë dhe të informacioneve të tjera, që lidhen me ndryshimet klimatike në nivel kombëtar"

 

 

 

Komentet nga qytetarët

arrow

INSTITUTI I POLITIKAVE MJEDISORE

Sugjerime nga Instituti i Politikave Mjedisore:
1-Sugjerim i parë ështëpër cilësinë e të dhënave: Personat përgjegjës duhet të mbledhin të dhëna me cilësi të lartë veçanërisht për burimet më sinjifikante për çlirimin e garave serë. Së dyti, vlerësimi i emetimeve të GES nuk duhet të konsiderojë vetëm masat indirekte ekonomike, psh sasia e karburantit të djegur apo shitur por duhet krijuar hapësirë në këtë rregullore për teknologjinë që kryen matje të drejtpërdrejt nëpërmjet vëzhgimit atmosferik psh nga kullat dhe satelitët që mund të jenë nën vartësinë e një enti të caktuar. Duke kombinuar të dhënat ekonomike me vëzhgimet atmosferike, krijon mundësinë e vlerësimeve më të sakta të emetimeve dhe më rezultative psh në planifikimin e masave mitiguese nga politikë bërësit pas analizimit të të dhënave.
2-Sugjerime më konkrete shkojnë për në Nenin 5, “Procedurat për monitorimin dhe verifikimin dhe arkivimin e GES, Pika 1” mbi grumbullimin e të dhënave nga AKM , në pikën: b.”Të dhënat nga sektori i bujqësisë, përdorimi i tokës, ndryshimi i përdorimit të tokës dhe blegtorisë grumbullohen nga ministria përgjegjëse për bujqësinë;” sugjerojmë se duhet të shtohet edhe “djegia e tokës bujqësore” si një fenomen specifik dhe lokal si kontribues në çlirimin e GES.
3-Në Tabelën 1: “Inventari Kombëtar i GES të shkarkuara sipas burimeve antropogjenë dhe i përthithjes sipas përthithësve të të gjitha gazeve të pakontrolluara nga Protokolli i Montrealita dhe dokumentet e mëparshme të gazeve serrë”
Sugjerojmë se në pikën 1 Energjia, për lëndët djegëse duhet të konsiderohen edhe emetimet e mjeteve të përkohshme të prodhimit të energjisë psh, termocentralet lundruese.
Së dyti, ritheksojmë sugjerimin që në pikën e bujqësisë të shtohet edhe monitorimi nga djegia e tokës bujqësore (praktika është shumë intensive në nivel ferme në Shqipëri) veç tepricave bujqësore.
4-Gjithashtu sugjerojmë që subjekteve që janë objekt i monitorimit duhet nxiten për të siguruar guida të monitorimit të GES për të marrë të dhëna me saktësi të lartë. Vetëm për efekt shembulli në vijim janë dy guida: disponueshme.https://assets.publishing.service.gov.uk/government/uploads/system/uploads/attachment_data/file/69282/pb13309-ghg-guidance-0909011.pdf
https://environment.govt.nz/guides/measuring-and-reporting-greenhouse-gas-emissions-guide-for-organisations/

Postuar më: 17.12.2022 05:14

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.