Për miratimin e Planit Kombëtar për Integrimin Evropian 2023 - 2025 (PKIE 2023 - 2025)

Ministri i Shtetit dhe Kryenegociator

|

Postuar më: 29.12.2022

|

Data e Mbylljes: 26.01.2023

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 2

|

Nr.Shikimeve: 1815

PDF

|

XML

Komentet nga qytetarët

arrow

Koço B.

Ky dokument të shoqërohet me publikimin e mbështetjes financiare të Bashkimit Europian për vendin tonë, strukturën e saj, sa është vlera e kësaj mbështetje gjithsej e ndarë kjo për asistencë teknike, për investime, për mbështetje buxhetore etj-sipas klasifikimeve përktase, sa ka qënë ajo në vitet para hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë në BE, në Korrik 2022 dhe sa pritet në vitet më pas, si psh për vitin 2023 e ato në vijim!?

Postuar më: 23.01.2023 12:48

arrow

INSTITUTI I POLITIKAVE MJEDISORE

Instituti i Politikave Mjedisore përcjell komentet për miratimin e Planit Kombëtar për Integrimin Evropian 2023 - 2025 (PKIE 2023 - 2025) duke sugjeruar së pari në përgjithësi se nevojitet më shumë legjilacion i përafruar në fushën e mjedisit, Kapitulli 27. Se dyti, Ligji Evropian për Klimën (https://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/PDF/?uri=CELEX:32021R1119&qid=1674301480982&from=EN) parashikon arritjen e qëllimeve të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane, që ekonomia dhe shoqëria e Evropës të bëhen neutrale ndaj klimës deri në vitin 2050. Ky ligj përcakton gjithashtu objektivin e ndërmjetëm të reduktimit të emetimeve neto të gazeve serrë me të paktën 55% deri në vitin 2030, krahasuar me nivelet e vitit 1990.
Duke qenë se Shqipëria po synon integrimin e saj në BE, përpjekjen për reduktimin e emetimeve duhet të jenë në unison me BE në legjislacion dhe për rrjedhojë edhe në zbatimin praktik. Në këtë konktest, Instituti i Politikave Mjedisore, përcjell sugjerimin për adoptimin dhe përshtatjen e këtij legjislacioni në legjislacionin Shqiptar si Ligj dhe si Dokument strategjik, i përshtatur, nën Instituticionin Propozues, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Duke qenë se Shqipëria nuk është vend anëtar lidhur me Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane, përshtatja sugjerohet të bëhet me dokumentin e nënshkruar edhe nga shteti Shqiptar në Samitin e Sofjes, Axhenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor (AGJBP). Për këtë mund të nevojitet edhe bashkëpunimi me Regional Cooperation Council që po zhvillon planin e veprimit të AGJBP.

Postuar më: 23.01.2023 01:45

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.