PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 155/2015, “PËR LOJËRAT E FATIT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Ministria e Financave

|

Postuar më: 04.04.2023

|

Data e Mbylljes: 04.05.2023

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 3

|

Nr.Shikimeve: 13859

PDF

|

XML

Komentet nga qytetarët

arrow

Redon Consulting

Nevojitet që neni 22 germa ç) "Subjekti aplikues ose, të paktën, njëri prej aksionarëve të tij të ketë përvojë në fushën e lojërave të fatit në jo me pak se 3 shtete të BE/OECD dhe për jo më pak se 3 vjet." të rishikohet, duke hequr kriterin në në më pak se 3 shtete të BE/OECD në vetëm 1 shtet të BE/OECD.

Postuar më: 27.04.2023 06:54

arrow

INFINITY INVESTMENT

PROJEKTLIGJ

Nr._________, datë_________2022

PËR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR 155/2015 “PËR LOJERAT E FATIT NE REPUBLIKEN E SHQIPERISE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
K U V E N D I
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në Ligjin Nr. 155/2015, “Për lojërat e fatit ne Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1
Në nenin 4 bëhen këto ndryshime:
1. Pika 20 ndryshon si vijon:
20. "Loje fati promocionale" është loja nga subjektet e autorizuara paraprakisht nga AMLF qe promovon produkte ose shërbime ne te cilat pjesëmarrësit mund te përfitojnë çmime apo bonuse. Ne përjashtim te sa me sipër, subjektet qe ushtrojnë veprimtari ne fushën e lojërave te fatit te kategorisë "kazino te vendosura ne hotel me pese yje" kane te drejte te zhvillojnë loje fati promocionale vecanerisht per te promovuar besnikerine e klientit , vetëm brenda ambjenteve te autorizuara ku kryejnë veprimtarinë e tyre sipas licences përkatëse te kategorisë "kazino te vendosura ne hotel me pese yje", pa autorizim paraprak nga AMLF".
.

2. Pas pikës 21 shtohet pika 21/1 me këtë përmbajtje :
21. “Lojërat në kazino” janë lojërat e luajtura nga lojtarët në makinën e kazinove ose njëri lojtar kundër tjetrit në tavolina të lojërave me gogla, me karta ose me zare, në përputhje me rregullat e lojës në kazino. Përveç lojërave të luajtura në tavolina, në ambientet e kazinosë mund të luhen edhe lojërat e fatit me makina të tipit slot dhe VLT, lojerat e tavolinave nga Kazino Live drejteperdrejte Online, me lojtare ne distance ne cdo kohe dhe ne cdo vend, nepermjet teknologjise online.Gjithashtu, organizatorit te lojes i lejohet te zhvilloje turnete e lojerave (poker, blackjack e tjera), ku lojtaret luajne kunder njeri tjerit. Ne ambjentet e kazinose vendosur ne hotel me 5 yje lejohet te zhvillohen lojera fati, baste sportive on line
3. Pika 40 ndryshon si me poshtë vijon:
40. "Te Ardhura Bruto nga Loja" nënkupton shumen e mbetur organizatorit nga diferenca midis shumes totale te luajtura nga lojtaret e lojërave te fatit duke zbritur shumen e fituar prej tyre, qofte te kërkuar ose te pa kërkuar prej tyre përfshire dhe (jackpot) dhe bonuset e akumuluara nga lojtaret qe u janë dhënë nga organizatori sipas rregullores se lojës miratuar nga AMLF.

Neni 2
Në nenin 6, “Mbrojtja nga lojërat e fatit” bëhen këto ndryshime:
Pika 4, ndryshon si me poshte vijon:

4. Organizatori merr masa të ndalojë për të luajtur në mjediset e lojërave të fatit një person, për të cilin ka një kërkesë me shkrim prej vetë lojtarit apo prej të paktën një prej familjarëve të tij, ku kërkohet moslejimi i këtij personi për të hyrë në mjediset e lojërave të fatit. Periudha kohore, kriteret dhe rregullat per të ndaluarit ne kategorine kazino vendosur ne hotel me 5 yje, përcaktohet me udhëzim të Ministrit të Financave.

Neni 3

Në Nenin 9, bëhen këto shtesa e ndryshime:

1.Pika 2 ndryshon si me poshtë vijon:
“2. Ndalohet publiciteti ne median e shkruar, elektronike dhe audiovizive përveç rasteve kur kjo kryhet nga subjektet e licencuara nga AMLF ne përputhje me rregullat e përcaktuara ne kete ligj.
Ne rastet e lejuara për reklamim te aktivitetit te lojërave te fatit, Organizatoret e lojërave te fatit kane te drejte te kryejnë komunikime tregtare audiovizive vete ose nëpërmjet kontraktoreve duke patur parasysh se ne cdo rast keto komunikime :
i) NUK Duhet te cenojnë dinjitetin njerëzor;
ii) NUK Duhet te jene abuzuese dhe te fshehta
iii) NUK Duhet te inkurajojnë konsumatorët per te ri-investuar fitimet
iv) Nuk duhet te kenë përmbajtje te pavërtete apo çorientuese veçanërisht lidhur me mundësinë me Shumen e fitimeve dhe kushtet e pjesëmarrjes ne loje;
v) Nuk duhet te japë përshtypjen se pjesëmarrja ne loje është zgjidhje e problemeve financiare apo se pjesëmarrja ne loje sjelle sukses social dhe kontribuon ne përmirësimin e reputacionit te individit
vi) Nuk duhet t'iu adresohen te miturve
vii) Ndalohet transmetimi ne orarin 6:00 deri ne 21:00 i reklamave për VLT, dhe lojra te kazinosë online nëpërmjet transmetimeve tv dhe radio apo online
Subjektet e licencuara per lojra fati, kane te drejte te sponsorizojnë skuadra sportive si dhe te vendosin reklama te aktiviteteve te tyre ne vendet ku zhvillohen aktivitete sportive.
AMLF ka te drejtën te vendose ne license kërkesa te tjera lidhur me llojin dhe qëllimin e reklamave
2. Pas pikës 2, shtohet pika 2/1 me këtë përmbajtje
2/1. "Organizatoret e lojës se fatit te kategorisë "kazino te vendosur ne hotel me pese yje" kane te drejte te reklamojnë aktivitetin e tyre ne pjesën e jashtme dhe te brendshme te ambienteve ku është vendosur kazinoja. Ne çdo rast, ky reklamim do te kryhet ne përputhje me formatin dhe përmasat e përcaktuara me udhëzim te Ministrit te Financave. Ne çdo rast, komunikimet komerciale duhet te shfaqin qarte: emrin e subjektit organizator te lojës; emrin e AMLF si organi kompetent qe miraton përfundimisht përmbajtjen e komunikimit tregtar dhe kohëzgjatjen e shfaqjes se tij
Komunikimet tregtare qe shfaqen ne faqen e internetit te organizatorit apo ne kanalin e organizatorit te lojës apo brenda ambienteve, përjashtohen nga kërkesat sa me sipër.
Organizatori i lojës kazino te vendosur ne hotel me pese yje ka te drejte te reklamojë ne faqen e tij te internetit te regjistruar ligjërisht ne RSH dhe te deklaruar ne QKB
Komunikimet tregtare per lojrat e fatit nuk duhet te vendosen ne vende publike përveç kur parashikohet shprehimisht ndryshe ne këtë Ligj . Kufizimet sa me sipër nuk zbatohen në rastin e shfaqjeve apo transmetimit te komunikimeve tregtare brenda ambienteve te autorizuara te organizatorit te lojës kazino te vendosur ne hotel me pese yje si dhe ne ambiente te frekuentuara nga turiste, përfshire, porte, aeroporte hotele apo resorte pushimi, duke përjashtuar baret dhe restorantet,;
Përjashtohet nga çdo ndalim i specifikuar ne ketë nen, vendosja e shenjave apo tabelave orientuese nga ana e organizatorit te lojës kazino te vendosur ne hotel me pese yje deri ne _____ metra nga hyrja e kazinosë , qe tregojnë hyrjen qendrore ne kazino. Ne çdo rast kjo tabele mund te përmbaje vetëm emrin apo brand-in e kazinosë dhe shigjetën drejtuese te orientuar drejt hyrjes se kazinosë"

Neni 4
Ne nenin 14, pika 1 shfuqizohet .

Neni 5
Në nenin 17 , pika 5, pas fjalisë se dyte, shtohet fjalia me këtë përmbajtje:
"Ne përjashtim te sa me sipër, subjektet qe ushtrojnë veprimtari ne fushën e lojërave te fatit te kategorisë "kazino te vendosura ne hotel me pese yje" lejohet te zhvillojnë loje fati promocionale vetëm brenda ambienteve te autorizuara ku kryejnë veprimtarinë e tyre sipas licencës përkatëse, pas marrjes se miratimit nga AMLF-ja për zhvillimin e lojës përkatëse promocionale"
Organizatori qe ushtrone veprimtari ne fushën e lojërave te fatit te kategorisë "kazino te vendosura ne hotel me pese yje i lejohet qe 1% e te ardhur bruto nga loja te jete loje promocionale.

Neni 6
Në nenin 18 bëhen këto ndryshime:
1. Fjalia e pare e pikës 6 ndryshon si me poshtë vijon:
“6 .”Organizatori duhet te njoftoje AMLF-ne, 5(pese) dite përpara, për çdo makine shtese qe vendos ne pike/salle".
2. Pika 8 riformulohet si vijon:
“8 .”Organizatori duhet te njoftoje AMLF-ne, 30 dite përpara për mbylljen e çdo salle ose, ndryshimin e selisë; dhe 5 dite pune përpara për ndryshimin e numrit te mjeteve te lojërave për çdo salle, ne përputhje me licencën qe zotëron. Organizatori duhet te njoftoje AMLF-ne për ndryshimin e personelit ne përputhje me afatet dhe procedurat tatimore te "Deklarimit për ndryshimit te numrit te punonjësve, ne përputhje me licencën qe zotëron".

3. Pika 9 ndryshon si me poshte vijon:
9.Në sallën e lojërave të fatit mund të ushtrohet aktivitet vetëm nga organizatori i licencuar për kategorine/kategorite e lejuara perkatese për lojëra fati.
Neni 7
Në nenin 34 bëhen këto ndryshime:
1. Pas pikës 6 shtohet Pika 7 me këtë përmbajtje:
Ne ambientet e kazinosë vendosur ne hotel me 5 yje lejohet zhvillimi i te gjithe kategorive te lojrave te fatit per te cilat eshte licensuar organizatori sipas licenses per kategorine :Kazino te vendosur ne hotel me pese yje” , duke perfshire kategorine e basteve sportive on line.

Neni 8
Në nenin 36 bëhen këto shtesa e ndryshime:

1. Ne piken 1, pas fjalisë se pare shtohet fjalia me ketë përmbajtje:
"Gjithashtu, vendimi i Këshillit te Ministrave përcakton dhe kriteret e tjera qe duhet te plotësoje aplikanti, përfshire kapacitetin(numrin e dhomave dhe shtretërve) qe do te këtë hoteli me pese yje, kushtet e operimit te hotelit përfshire dhe burimet njerëzore qe duhet te kenë ne dispozicion si dhe tregues te tjere, Subjekti i licencuar për kategorinë "Kazino te vendosur ne hotel me pese yje" gëzon te drejtën te rinovoje licencën edhe për një periudhe tjetër ____ vjeçare ne rast se përgjatë afatit te licencës aktuale ka përmbushur te gjithë detyrimet".
Organizatori per kazino vendosur ne hotel me 5 yje nuk mund te vendos ne salle me pak se 15 makina, per cdo tryezë loje.
2. Ne piken 5 germa “b” ndryshon si me poshte vijon:
b) shuma e kapitalit duhet të jetë jo më pak se 1 200 000 000 (një miliard e dyqind milionë) lekë dhe aplikohet ne menyre shteruese vetem njehere pavaresisht nese subjekti aplikues zoteron ndonje license tjeter per organizim te lojrave te fatit te te njejtes kategori

Neni 9
Ne nenin 38 ne piken tre pas fjalisë se pare, shtohet fjalia me këtë përmbajtje: ;
"Rregulloret për organizimin dhe funksionimin e turneve do të miratojë nga AMLF. "
Neni 10
Në nenin 52 bëhen këto shtesa e ndryshime :
1. Pika 4, ndryshon si me poshtë vijon:
4. "Tatimpaguesit, që ushtrojnë veprimtari në fushën e organizimit të lojërave të fatit në “Kazino në hotele me 5 yje” paguajnë detyrime tatimore si me poshtë:
a) tryezat me më shumë se një pozicion (ruletë), një taksë mujore në masën 12 për qind nga të ardhurat bruto nga lojërat e fatit;
b) çdo tryezë të lojërave (me letra dhe/ose me zare), një taksë mujore në masën 12 për qind nga të ardhurat bruto nga lojërat e fatit;
c) lojërat elektronike dhe për video-lotarinë, të vendosura në mjediset e kazinosë, një taksë mujore në masën 15 për qind nga të ardhurat bruto nga lojërat e fatit;

ç) makinat slot me fitim në çast, një taksë mujore në masën 15 për qind nga të ardhurat bruto nga lojërat e fatit.

Pas germës (ç) shtohet germa "ç/1 "”ç/2” me këtë përmbajtje;

ç/1 . Çdo e ardhur tjetër e realizuar nga kazino ne hotele me pese yje tatimi do te jete ne masën 15 % e te ardhurave, përfshirë tunetë e lojërave. Te ardhura nga turnet jane pagesat fikse, qe lojtari i paguan organizatorit per organizimin e turneut.
ç/2 Te ardhurat nga bastet sportive brenda mjedisit te kazino ne hotel me 5 yje, një taksë mujore në masën 15 % nga të ardhurat bruto nga lojërat e fatit.
Paragrafi i fundit i pikës 4 ndryshon si me poshtë vijon:
Krahas detyrimit tatimor të përmendur në pikën 2 dhe 4 të këtij neni, organizatorët e kategorive “Kazino”, “Kazino në hotele me 5 yje” dhe “Resort kazino, brenda 31 marsit të vitit pasardhës derdhin në llogari të Fondit të Posaçëm shumën 0.4 për qind te ardhur bruto nga loja.

Pika 5 shfuqizohet.
Pika 11, shfuqizohet.
Neni 11
Licensat qe jane te vlefshme ne momentin e hyrjes ne fuqi te ketyre ndryshimeve do te mbeten ne fuqi sipas kushteve te percaktuara ne to. Modalitetet e nderprejrjes, pezullimit dhe rinovimit te licenses percaktohen me Vendim te Keshillit te Ministrave.

Neni 12
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”
RELACION
"PER DISA SHTESA E NDRYSHIME NE LIGJIN NR. 155/2015 "PER LOJERAT E FATIT NE REPUBLIKEN E SHQIPERISE", TE NDRYSHUAR
I. QELLIMI I PROJEKTLIGJIT DHE OBJEKTIVAT QE SYNOHET TE ARRIHEN
Lojërat e fatit kazino te vendosura ne hotele me pese yje kane qene nder te paktat kategori te lojërave te fatit qe ka vijuar ligjërisht funksionimin përgjatë kësaj periudhe tre vjeçare te ndalimit duke qene kështu dhe kontribuesit me te mëdhenj me te ardhura ne buxhetin e shtetit dhe tatimpaguesi me I madh nder te gjithë organizatoret e lojërave te fatit.

Përgjatë kësaj periudhe, janë ndeshur me një sere problematikash zgjidhjen e te cilave mendojmë dhe e kërkojmë te adresohen ne këtë projektligj te propozuar. Janë një sere çështjesh te cilat synojnë te reflektojnë praktikat me te mira evropianë te konsoliduar tashme për mënyrën e operimit te kësaj kategorie lojërash fati si dhe zhvillimet me te fundit teknologjike. Gjithashtu, kemi synuar te jemi ne te njëjtën linje me politikat e nxitjes se turizmit duke sjelle prej vendeve fqinje por dhe vendeve te Bashkimit Evropian mekanizmat me te mire e te suksesshme për organizimin e këtyre lojërave fati.

II. ARGUMENTIM I PROJEKTIGJIT LIDHUR ME PERPARAESITE E PROBLEMATIKAT DHE EFEKTET E PRITSHME

Industria e lojërave të fatit është një sektor i rëndësishëm për ekonominë. Ajo siguron një numër të konsiderueshëm vendesh pune, gjeneron të ardhura të mëdha nga taksat dhe kontribuon në financat publike, paguan për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe mbështet sektorë të tjerë ekonomikë.
Në projekt ligjin për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 155/2015, “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” jane propozuar ndryshimet si me poshte;

Ndryshimi i takses mujore te lojerave elektronike dhe makinave slot me fitim ne çast, nga 25 perqind ( referuar ligjit nr.155/2015) ne masen 15 perqind nga te ardhurat bruto nga lojerat e fatit, lidhet ngushte me specifikën e aktivitetit te shoqerive qe operojne ne kategorine kazino ne hotel me 5 yje.
Shoqërite kane kryer investime te mëdha per lidhjen e kontratave dhe sjelljen e brandeve te hoteleve me 5 yje te certifikuara nderkombetarisht, si dhe per lidhjen e marrëveshjeve me këta te fundit.
Shoqerite ne zhvillimin e aktivitetit kane kosto shume te larta operative. Per shkak te konkurences, subjekti puneson nje numer te konsiderueshem punonjesish vendas dhe te huaj, ofron paga te larta, krahasuar me tregun. Ka kosto te shtuara ne punesimin e punonjesve te huaj, te cilet jane te kualifikuar ne fushen e kazinove si dhe shpenzime te tjera.. Gjithashtu kazinote kryejne shpenzime te larta per akomodimin e klienteve ne hotelet me 5 yje, kosto te shtuara per sjelljen e klienteve te huaj ne vendin tone, duke rritur kostos e rezervimeve prane strukturave akomoduese te hotelerise. Kjo perben nje zhinzhir te sigurte te rritjes se turizmit ne vendin tone si dhe rritjen e volumit te punes per shoqerite ajrore, duke ndikuar dukshem ne nje stabilitet te qendrueshem ne ekonomine e vendit tone.
Sygjerojmë, heqjen e propozimit sipas pikës 2/2 te nenit 29 të projkt ligjit, i cili i lejon basteve sportive on- line, ofrimin e lojes sipas konceptit/ funksionimit te VLT.
• Bastet sportive on- line do të ofrojnë lojëra fati sipas konceptit/ funksionimit të VLT. Kjo lojë ofrohet nga shoqëritë e licensuara në kategorinë “Kazino”, “Resort kazino”.
Sipas ligjit Nr.155/2015, Neni 71 ne pikën 2/2, shoqeritë që ofrojnë lojëra fati, sipas konceptit/funksionimit të VLT-së, jane kategoritë “kazino” dhe “resort kazino.
Te drejten per te zhvilluar lojera VLT sipas pikes 21 te nenit 4 te ligjit nr. 155/2015 e kane kategoria e lojes “Kazino” qe perbehen; nga “kazino” dhe “kazino vendosur ne hotel me 5 yje”, si dhe Resort kazino.
Sipas pikes 43 te ligjit 155/2015 “Video-lotari” (referuar si “VLT”) është lotaria e luajtur nëpërmjet video-terminaleve, të lidhura me një sistem rrjetesh elektronike.
• Të shfuqizohen të gjitha nenet në ligjin 155/2015 që nuk janë të aplikueshme për bastet- sportive on- line.
Reklamimi është një burim kryesor i të ardhurave për industrinë e lojërave të fatit.
Baza ligjore për reklamimin e produkteve dhe shërbimeve të lojërave të fatit gjendet në ligjet të cilat përgjithësisht zbatohen nga subjektet e lojërave të fatit.
Nje pjese e ndryshimeve te propozuara kane te bëjmë me pjesën e kuadrit ligjor për reklamat, lejimin e ofrimit te lojërave promocionale nga organizatoret e lojërave te fatit si dhe adresimin e disa problematikave lidhur me mënyrën e operimit dhe tatimit te lojërave te fatit .
Kemi konstatuar se legjislacioni evropian lejon reklamimin e shërbimeve të lojërave të fatit dhe industrinë e lojërave të fatit, por në të njëjtën kohë kufizon dhe kërkon që reklamat të mos u drejtohen të miturve ose lojtarëve të pambrojtur, të lidhura me aftësitë financiare dhe të përfshijnë informacione të lojërave të përgjegjshme.
Reklamimi është çelësi i një biznesi të suksesshëm. Subjektet përpiqen të luftojnë për të drejtën e shfaqjes së reklamave të lojërave të fatit pa ndonjë kufizim të rreptë të kohës dhe platformave. Ndërsa qeveria, përpiqet të mbrojë qytetarët dhe të parandalojë rritjen e nivelit të varësisë ndaj lojërave të fatit.
Legjislacioni i lojërave të fatit duhet të mbështes industrinë e lojërave të fatit si një aspekt i rëndësishëm i ekonomisë. Organizatoret sigurojnë te ardhura jo vetëm për veten e tyre, por edhe për shtetin nëpërmjet derdhjes se detyrimeve tatimore dhe taksave.
Nëse vendoset një ndalim i pjesshëm i reklamave, në përgjithësi do të thotë se qeveria po përpiqet të nxjerrë ligje për reklamat e lojërave të fatit, të cilat do të jenë komode për të gjitha grupet dhe të jenë të përshtatshme për epokën dixhitale.
Gjatë hartimit të propozimeve tona janë shqyrtuar dhe janë reflektuar në tekstin aktual te propozimeve tona, rregullimet ligjore qe aplikojnë disa vende te BE-se apo Rajonit, lidhur me publicitetin.
*Portugalia vendosi një ndalim të pjesshëm. Zbatohen kufizimet e përgjithshme (ndalimi i reklamave për të miturit). Kufizimet private zbatohen gjithashtu: reklamat komerciale duhet të përmbajnë mesazhe paralajmëruese me tregues të qartë të "18+", nuk duhet të synohen për "njerëz të cenueshëm"; Ndalohet reklamimi i lojërave të fatit nga ora 07:00 deri në orën 22:30 në televizion dhe radio; reklamuesve u kërkohet të kufizojnë aksesin e të miturve në mediat sociale që reklamojnë lojërat e fatit.
Në Danimarkë, reklamimi i lojërave të fatit është i lejuar, por nuk duhet të përmbajë asnjë ftesë për të marrë pjesë në lojëra të fatit ose për të vizituar ndonjë institucion lojera fati. Mesazhi reklamues nuk duhet të përmbajë asnjë premtim për përmirësimin e statusit social dhe suksesit.
*Zvicër dhe *Francë, reklamimi i lojërave të fatit lejohet me të vetmin kufizim për reklamimin e të miturve.
Austria dhe *Spanja gjithashtu lejojnë reklamat. Megjithatë, në Austri subjekteve të licencuara u kërkohet të respektojnë një "qasje të përgjegjshme" në lidhje me aktivitetet e tyre reklamuese. Përkufizimi i këtij termi është dhënë nga Ministria Austriake e Financave. Në Spanjë, nga ana tjetër, janë vendosur masat për të forcuar mbrojtjen e konsumatorëve dhe praktikat e përgjegjshme të lojërave të fatit në vend.Për shembull, koha e shfaqjes së reklamave është e kufizuar.
Në Greqi dhe *Maqedoni, *Serbi, *Hungari, *Slloveni, *Mal të Zi , reklamimi i lojërave të fatit është i lejuar, përfshire këtu dhe vendosjen e reklamave ne vende publike psh billboards. Vendet kanë ndalime të përgjithshme për reklamat për të miturit. *Bosnja dhe *Hercegovina duhet t'i referohet gjithashtu vendeve të mësipërme, ku reklamimi gjithashtu lejohet me disa përjashtime. Nuk ka asnjë rregullore të vetme legjislative për lojërat e fatit në vend, çdo subjekt ka rregulloren e vet. Tradicionalisht, zbatohen kufizimet e përgjithshme (ndalimi i reklamave për të miturit).
Republika e Qipros ndalon pjesërisht reklamat e lojërave të fatit. Kështu, reklamat e kazinosë në radio dhe TV janë të ndaluara nga ora 6:00 deri në orën 23:00. Nuk lejohen reklama gjatë programeve për fëmijë. Ndalohet edhe propaganda për bastet: krijimi i mesazheve reklamuese për përmirësimin e statusit social, zgjidhjen e çështjeve financiare dhe personale me ndihmën e lojërave të fatit. Ndalohet tërheqja e personazheve të njohur për të treguar se ata kanë arritur sukses falë lojërave të fatit. Ndalohet reklamimi për të miturit.

Postuar më: 28.04.2023 07:44

arrow

ADRIA ENTERTAINMENT

______________________________________________________________________________

RELACION
"PER DISA SHTESA E NDRYSHIME NE LIGJIN NR. 155/2015 "PER LOJERAT E FATIT NE REPUBLIKEN E SHQIPERISE", TE NDRYSHUAR
I. QELLIMI I PROJEKTLIGJIT DHE OBJEKTIVAT QE SYNOHET TE ARRIHEN
Lojërat e fatit kazino te vendosura ne hotele me pese yje kane qene nder te paktat kategori te lojërave te fatit qe ka vijuar ligjërisht funksionimin përgjatë kësaj periudhe tre vjeçare te ndalimit duke qene kështu dhe kontribuesit me te mëdhenj me te ardhura ne buxhetin e shtetit dhe tatimpaguesi me I madh nder te gjithë organizatoret e lojërave te fatit.

Përgjatë kësaj periudhe, janë ndeshur me një sere problematikash zgjidhjen e te cilave mendojmë dhe e kërkojmë te adresohen ne këtë projektligj te propozuar. Janë një sere çështjesh te cilat synojnë te reflektojnë praktikat me te mira evropianë te konsoliduar tashme për mënyrën e operimit te kësaj kategorie lojërash fati si dhe zhvillimet me te fundit teknologjike. Gjithashtu, kemi synuar te jemi ne te njëjtën linje me politikat e nxitjes se turizmit duke sjelle prej vendeve fqinje por dhe vendeve te Bashkimit Evropian mekanizmat me te mire e te suksesshme për organizimin e këtyre lojërave fati.

II. ARGUMENTIM I PROJEKTIGJIT LIDHUR ME PERPARAESITE E PROBLEMATIKAT DHE EFEKTET E PRITSHME

Industria e lojërave të fatit është një sektor i rëndësishëm për ekonominë. Ajo siguron një numër të konsiderueshëm vendesh pune, gjeneron të ardhura të mëdha nga taksat dhe kontribuon në financat publike, paguan për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe mbështet sektorë të tjerë ekonomikë.
Në projekt ligjin për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 155/2015, “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” jane propozuar ndryshimet si me poshte;
Në nenin 52 bëhen këto shtesa e ndryshime :
1. Pika 4, ndryshon si me poshtë vijon:
4. "Tatimpaguesit, që ushtrojnë veprimtari në fushën e organizimit të lojërave të fatit në “Kazino në hotele me 5 yje” paguajnë detyrime tatimore si me poshtë:
c) lojërat elektronike dhe për video-lotarinë, të vendosura në mjediset e kazinosë, një taksë mujore në masën 15 për qind nga të ardhurat bruto nga lojërat e fatit;

ç) makinat slot me fitim në çast, një taksë mujore në masën 15 për qind nga të ardhurat bruto nga lojërat e fatit.

Ndryshimi i takses mujore te lojerave elektronike dhe makinave slot me fitim ne çast, nga 25 perqind ( referuar ligjit nr.155/2015) ne masen 15 perqind nga te ardhurat bruto nga lojerat e fatit, lidhet ngushte me specifikën e aktivitetit te shoqerive qe operojne ne kategorine kazino ne hotel me 5 yje.
Shoqërite kane kryer investime te mëdha per lidhjen e kontratave dhe sjelljen e brandeve te hoteleve me 5 yje te certifikuara nderkombetarisht, si dhe per lidhjen e marrëveshjeve me këta te fundit.
Shoqerite ne zhvillimin e aktivitetit kane kosto shume te larta operative. Per shkak te konkurences, subjekti puneson nje numer te konsiderueshem punonjesish vendas dhe te huaj, ofron paga te larta, krahasuar me tregun. Ka kosto te shtuara ne punesimin e punonjesve te huaj, te cilet jane te kualifikuar ne fushen e kazinove si dhe shpenzime te tjera.. Gjithashtu kazinote kryejne shpenzime te larta per akomodimin e klienteve ne hotelet me 5 yje, kosto te shtuara per sjelljen e klienteve te huaj ne vendin tone, duke rritur kostos e rezervimeve prane strukturave akomoduese te hotelerise. Kjo perben nje zinxhir te sigurte te rritjes se turizmit ne vendin tone si dhe rritjen e volumit te punes per shoqerite ajrore, duke ndikuar dukshem ne nje stabilitet te qendrueshem ne ekonomine e vendit tone.
Sygjerojmë, heqjen e propozimit sipas pikës 2/2 te nenit 29 të projkt ligjit, i cili i lejon basteve sportive on- line, ofrimin e lojes sipas konceptit/ funksionimit te VLT.
• Bastet sportive on- line do të ofrojnë lojëra fati sipas konceptit/ funksionimit të VLT. Kjo lojë ofrohet nga shoqëritë e licensuara në kategorinë “Kazino”, “Resort kazino”.
Sipas ligjit Nr.155/2015, Neni 71 ne pikën 2/2, shoqeritë që ofrojnë lojëra fati, sipas konceptit/funksionimit të VLT-së, jane kategoritë “kazino” dhe “resort kazino.
Te drejten per te zhvilluar lojera VLT sipas pikes 21 te nenit 4 te ligjit nr. 155/2015 e kane kategoria e lojes “Kazino” qe perbehen; nga “kazino” dhe “kazino vendosur ne hotel me 5 yje”, si dhe Resort kazino.
Sipas pikes 43 te ligjit 155/2015 “Video-lotari” (referuar si “VLT”) është lotaria e luajtur nëpërmjet video-terminaleve, të lidhura me një sistem rrjetesh elektronike.
• Të shfuqizohen të gjitha nenet në ligjin 155/2015 që nuk janë të aplikueshme për bastet- sportive on- line.
Reklamimi është një burim kryesor i të ardhurave për industrinë e lojërave të fatit.
Baza ligjore për reklamimin e produkteve dhe shërbimeve të lojërave të fatit gjendet në ligjet të cilat përgjithësisht zbatohen nga subjektet e lojërave të fatit.
Nje pjese e ndryshimeve te propozuara kane te bëjmë me pjesën e kuadrit ligjor për reklamat, lejimin e ofrimit te lojërave promocionale nga organizatoret e lojërave te fatit si dhe adresimin e disa problematikave lidhur me mënyrën e operimit dhe tatimit te lojërave te fatit .
Kemi konstatuar se legjislacioni evropian lejon reklamimin e shërbimeve të lojërave të fatit dhe industrinë e lojërave të fatit, por në të njëjtën kohë kufizon dhe kërkon që reklamat të mos u drejtohen të miturve ose lojtarëve të pambrojtur, të lidhura me aftësitë financiare dhe të përfshijnë informacione të lojërave të përgjegjshme.
Reklamimi është çelësi i një biznesi të suksesshëm. Subjektet përpiqen të luftojnë për të drejtën e shfaqjes së reklamave të lojërave të fatit pa ndonjë kufizim të rreptë të kohës dhe platformave. Ndërsa qeveria, përpiqet të mbrojë qytetarët dhe të parandalojë rritjen e nivelit të varësisë ndaj lojërave të fatit.
Legjislacioni i lojërave të fatit duhet të mbështes industrinë e lojërave të fatit si një aspekt i rëndësishëm i ekonomisë. Organizatoret sigurojnë te ardhura jo vetëm për veten e tyre, por edhe për shtetin nëpërmjet derdhjes se detyrimeve tatimore dhe taksave.
Nëse vendoset një ndalim i pjesshëm i reklamave, në përgjithësi do të thotë se qeveria po përpiqet të nxjerrë ligje për reklamat e lojërave të fatit, të cilat do të jenë komode për të gjitha grupet dhe të jenë të përshtatshme për epokën dixhitale.
Gjatë hartimit të propozimeve tona janë shqyrtuar dhe janë reflektuar në tekstin aktual te propozimeve tona, rregullimet ligjore qe aplikojnë disa vende te BE-se apo Rajonit, lidhur me publicitetin.
*Portugalia vendosi një ndalim të pjesshëm. Zbatohen kufizimet e përgjithshme (ndalimi i reklamave për të miturit). Kufizimet private zbatohen gjithashtu: reklamat komerciale duhet të përmbajnë mesazhe paralajmëruese me tregues të qartë të "18+", nuk duhet të synohen për "njerëz të cenueshëm"; Ndalohet reklamimi i lojërave të fatit nga ora 07:00 deri në orën 22:30 në televizion dhe radio; reklamuesve u kërkohet të kufizojnë aksesin e të miturve në mediat sociale që reklamojnë lojërat e fatit.
Në Danimarkë, reklamimi i lojërave të fatit është i lejuar, por nuk duhet të përmbajë asnjë ftesë për të marrë pjesë në lojëra të fatit ose për të vizituar ndonjë institucion lojera fati. Mesazhi reklamues nuk duhet të përmbajë asnjë premtim për përmirësimin e statusit social dhe suksesit.
*Zvicër dhe *Francë, reklamimi i lojërave të fatit lejohet me të vetmin kufizim për reklamimin e të miturve.
Austria dhe *Spanja gjithashtu lejojnë reklamat. Megjithatë, në Austri subjekteve të licencuara u kërkohet të respektojnë një "qasje të përgjegjshme" në lidhje me aktivitetet e tyre reklamuese. Përkufizimi i këtij termi është dhënë nga Ministria Austriake e Financave. Në Spanjë, nga ana tjetër, janë vendosur masat për të forcuar mbrojtjen e konsumatorëve dhe praktikat e përgjegjshme të lojërave të fatit në vend.Për shembull, koha e shfaqjes së reklamave është e kufizuar.
Në Greqi dhe *Maqedoni, *Serbi, *Hungari, *Slloveni, *Mal të Zi , reklamimi i lojërave të fatit është i lejuar, përfshire këtu dhe vendosjen e reklamave ne vende publike psh billboards. Vendet kanë ndalime të përgjithshme për reklamat për të miturit. *Bosnja dhe *Hercegovina duhet t'i referohet gjithashtu vendeve të mësipërme, ku reklamimi gjithashtu lejohet me disa përjashtime. Nuk ka asnjë rregullore të vetme legjislative për lojërat e fatit në vend, çdo subjekt ka rregulloren e vet. Tradicionalisht, zbatohen kufizimet e përgjithshme (ndalimi i reklamave për të miturit).
Republika e Qipros ndalon pjesërisht reklamat e lojërave të fatit. Kështu, reklamat e kazinosë në radio dhe TV janë të ndaluara nga ora 6:00 deri në orën 23:00. Nuk lejohen reklama gjatë programeve për fëmijë. Ndalohet edhe propaganda për bastet: krijimi i mesazheve reklamuese për përmirësimin e statusit social, zgjidhjen e çështjeve financiare dhe personale me ndihmën e lojërave të fatit. Ndalohet tërheqja e personazheve të njohur për të treguar se ata kanë arritur sukses falë lojërave të fatit. Ndalohet reklamimi për të miturit.

____________________________________________________________________________

ADRIA ENTERTAINMENT SHA
NIPT – K62016002B

Postuar më: 28.04.2023 07:44

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.