Projektligjin “Për prodhimin, transportimin dhe tregtimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme, për transport”

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

|

Postuar më: 26.04.2023

|

Data e Mbylljes: 23.05.2023

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 699

PDF

|

XML

Ky projektligj ka objekt promovimin e prodhimit dhe të përdorimit të Burimeve të Energjisë së Rinovueshme për sektorin e Transportit, nëpërmjet përdorimit të biokarburanteve për zëvendësimin e një pjese të nënprodukteve të naftës me lëndë djegëse jo fosile për motorët me djegie të brendshme. Në këtë kuadër, Shqipëria është e angazhuar në kuadër të Acquis të plotësojë Objektivin kombëtar për Energjinë e Rinovueshme, ku pjesa e biokarburanteve zë 10% të këtij objektivi për konsum të burimeve të rinovueshme në nivel kombëtar me 38% në vitin 2020 krahasuar me vitin kur filloi detyrimi për MSA-në. 

Ligji ka qëllim promovimin e kontributit në përmbushjen e angazhimeve për emisionet e gazeve që vijnë nga konsumi i hidrokarbureve në këtë sektor. Për Shqipërinë, transporti është kontribuesi më i madh i CO2 dhe në përmasat e vendit, ndikon në ndryshimet klimatike. Ligji parashikon objektiva, afate kohore dhe role me përgjegjësi të përcaktuara qartë.

Qëllimi i ligjit është të krijohen politika nxitëse për kultivimin të bimëve energjetike ne Shqipëri, për të mbrojtur mjedisin nëpërmjet respektimit të kritereve të qëndrueshmërisë për prodhimin e biokarburanteve, biolëngjeve dhe biogazeve referuar parashikimeve në direktivën 2018/2001KE, të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 11 Dhjetor 2018, “Mbi promovimin e përdorimit të energjisë nga burimet e energjive të rinovueshme”, e cila shfuqizon direktivën 2009/28/KE, si dhe plotësimi i kërkesave të Direktivës 2009/30/EC për cilësinë e karburanteve në transport. Kërkesa për këtë iniciativë ligjore lidhet dhe me faktin se ligji ekzistues nr. 9876, datë 14.2.2008 “Për prodhimin, transportimin dhe tregtimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme, për transport” është përpiluar në përputhje me Direktivën 2003/30, e cila është zëvendësuar me kërkesa të Direktivës 2018/2001KE. Për të arritur objektivat e sipërcituara është e nevojshme dhe vendosja e detyrimit ndaj operatoreve që të garantojnë furnizimin e tregut me sasi minimale vjetore me biokarburante.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.