Për miratimin e planit të emergjencës për gazin natyror në Republikën e Shqipërisë

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

|

Postuar më: 19.06.2023

|

Data e Mbylljes: 17.07.2023

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 351

PDF

|

XML

Qëllimi i hartimit të projektvendimit “Për miratimin e planit të emergjencës për gazin natyror në Republikën e Shqipërisë”, është përcaktimi i standardeve minimale të sigurisë së furnizimit me gaz natyror në Republikën e Shqipërisë, përcaktimi i rregullave dhe kritereve për të garantuar furnizim të sigurt dhe të efektshëm me gaz natyror në kushtet e një situate krize dhe emergjence, si dhe detyrat dhe përgjegjësitë e institucioneve për menaxhimin e situatave të emergjëncës në furnizimin me gaz të klientëve. Në këtë projektvendim përcaktohet roli dhe përgjegjësitë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Entit Rregullator i Energjisë, si dhe operatorëve të sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes së gazit natyror, në kuadër të veprimit të një Plani Emergjence në furnizimin me gaz, për të siguruar monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të Planit të emergjencës në përputhje me dispozitat e Ligjit nr. 102/2015, datë 23.09.2015 “Për sektorin e gazit natyror”, të ndryshuar.

Ky projektvendim është përshtatur në përputhje me Rregulloren (BE) 2017/1938 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e 25 tetorit 2017 në lidhje me masat për të mbrojtur sigurinë e furnizimit me gaz dhe shfuqizimin e Rregullores (BE) Nr. 994/2010 mbi sigurinë e furnizimit, e cila parashikon një gamë gjithëpërfshirëse instrumentesh për të forcuar tregun e brendshëm të gazit dhe për të marrë masa paraprake për rastin e një krize furnizimi

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.