Projektligj "Për shkencën në Republikën e Shqipërisë"

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë

|

Postuar më: 04.07.2023

|

Data e Mbylljes: 01.08.2023

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 1190

PDF

|

XML

Projektligji “Për Shkencën në Republikën e Shqipërisë” propozohet nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS), e cila i kushton vëmendje të veçantë zhvillimit të shkencës dhe aktiviteteve të tjera të ngjashme ose plotësuese të saj në Republikën e Shqipërisë, organizimit dhe funksionimit të veprimtarive shkencore.

Pas analizës së gjendjes dhe studimit të disa modeleve të ligjeve të fushës së kërkimit shkencor, u hartua ky projektligj i cili do të rregullojë një sërë hendeqesh dhe problematikash të shfaqura deri më tani të cilat nuk gjenin një zgjidhje definitive në aktin në fuqi.

Nëpërmjet këtij projektligji vendoset korniza e përgjithshme ligjore për organizimin dhe funksionimin e institucioneve të kërkimit shkencor, të personelit kërkimor shkencor që ushtrojnë veprimtarinë në këto institucione dhe përcaktimi i modelit të financimit të institucioneve të kërkimit shkencor, në varësi të formës së organizimit të tyre.
 

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.