Projektligji "Per taksen mbi pasurine e paluajtshme"

Ministria e Financave

|

Postuar më: 03.08.2023

|

Data e Mbylljes: 31.08.2023

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 7

|

Nr.Shikimeve: 2773

PDF

|

XML

Komentet nga qytetarët

arrow

Briken T.

Nuk jam dakord me ndryshimin e takses, Eshte dyfishim i kostos nderkohe qe nuk ka asnje ndryshim mbi te ardhurat familjare. Projektligji eshte diskriminues pasi demton vetem familjet dhe gjithashtu qellimi i ligjit eshte te rrise te ardhurat ne bashki pa percjelle asnje kthim sherbimi ndaj qytetarit. Behet thjesht per te ulur borxhin e bashkive duke demtuar financat e familjeve.

Postuar më: 03.08.2023 09:29

arrow

Jurgen M.

Mendoj se rritja e kesaj takse eshte e parakohshme pasi sic e dime qe ne shqiperi ka pasur nje rritje te ndjeshme e cmimeve te gjithckaje , jetesa eshte bere me e shtrenjte dhe do te sygjeroja qe kjo takse te rritej dhe te aplikohet ne nje kohe te mevonshme kur dhe niveli i pagave te jete rritur dhe te mos jete ende ne keto nivele.
Faleminderit

Postuar më: 04.08.2023 09:41

arrow

Arben Ç.

Të nderuar Ekspert të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë,

Mendoj se Neni 9 "Taksapaguesi" ka nevojë për një përcaktim të saktë.
Sot në Shqipëri ka disa kategori taksapaguesish që blejnë pasuri të paluajtshme:
1- shtetas Shqiptar që banojnë gjithe kohes në Shqipëri (më shumë se 9 muaj në vit). Ky ligj është i përshtatshëm për këtë kategori
2- shtetas Shqiptar me 2 shtetësi që banojnë në shqipëri jo më shumë se 90 ditë. Për këtë kategori taksa mbi pasurinë e paluajtshme duhet të jetë sa dyfishi ose trefishi i kategorisë së parë (në këtë kategori përfshihem edhe unë)
3- shtetasit e huaj që nuk e kanë shtetësinë Shqiptare. Kjo kategori nuk mund të trajtohet njësoj si kategoria e parë kur vjen puna tek taksa e pasurisë së paluajtshme. Nuk mund të trajtohet njësoj dikush që ka të ardhura vjetore nga €80,000.00 to €120,000.00 e që vjen për qef në Shqipëri për 30 ditë me dikë që ka të ardhura vjetore €15,000.00 to €20,000.00 e që jeton e përpiqet gjithë kohës për një Shqipëri më të mirë. Kjo kategori duhet të taksohet sa pesfishi apo dhjetfishi i kategorisë së parë

Ky ligj do të ishte mirë të hynte ne fuqi sa më parë që të ishte e mundur, 2026 duket shumë vonë.
Shpresoj që sugjerimet e mia të merren në konsideratë.

Arben Çera

Postuar më: 05.08.2023 05:34

arrow

Irvi H.

Projektligji shumë i dëmshëm për ekonominë e shtetasve shqiptar, të cilët po përballen me rritjen e kërkesë së huaj. Në 30 e ardhshme, emigracioni masiv, ulja e lindshmërisë, dhe blerja e pasurive të paluajtshme nga të huajt do ta kthej Republikën e Shqipërisë ku personat e me kombësi shqiptare do të jenë pakicë. E vetmja gjë që i mban shqiptarët në Shqipërisë është shtëpia dhe ajo nuk duhet të taksohet për shtetasit shqiptar.

Postuar më: 11.08.2023 11:57

arrow

Redon Consulting

Ligji nuk i përgjigjet kushteve ekonomiko-sociale të shtetasve shqiptar dhe për personat që kanë vetëm një banesë nuk duhet të aplikohet asnjë lloj takse, pasi kështu rrezikohet incetivimi i emigracionit si fenomen që po gërryen ekonominë shqiptare. Efektet do të shikohen në vitet në vijim.

Postuar më: 16.08.2023 11:21

arrow

ENDRI X.

Pershendetje
Per qyetaret taksa duhet te jete sa me e ulet qe mos te rendoje ne xhepat e tyre 0.1.Ndersa per zonat residenciale bregdetare dhe vilat e shtrenjta duhet te jete te pakten 0.5 %.
Personat qe kan shtepi te dyte duhet te jete 3 fishi i vleres se shpise se pare nese eshte normale 0.3 nese eshte elitare 1 %.

Postuar më: 18.08.2023 06:09

arrow

djana i.

Ne Shqiperi ka shume shtetas te huaj qe kane blere dhe kerkojne te blejne shtepi banimi, per te kaluar pensionin apo pushimet e tyre. Keta shtetas kane punuar ne vendin e tyre dhe kane kontribuar per ekonomine e vendit te tyre. Ketu vijne per te kaluar pushimet apo pensionin e tyre dhe kuptohet qe kete shtepi ne Shqiperi mund ta kene ne dyten apo te treten. Po keta cfare takse do te paguajne, njesoj me shqiptaret?
Mendoj qe ata duhet te paguajne 10-20 fishin e shqiptareve, te cileve u ka rene bretku per vendin e tyre dhe nuk arrijne dot te blejne nje apartament te vogel si banese te pare.
Pyetja tjeter eshte: si do te ndeshkohen keta shtetas te huaj te cilet nuk paguajne taksen e prones. Ata nuk jane te rregjistruar ne e-albania dhe jam e sigurt qe qeveria nuk ka mundesi ti identifikoje dhe ti ndeshkoje.

Postuar më: 19.08.2023 11:08

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.