Projektligji "Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet"

Ministria e Financave

|

Postuar më: 07.08.2023

|

Data e Mbylljes: 04.09.2023

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 13

|

Nr.Shikimeve: 2776

PDF

|

XML

Komentet nga qytetarët

arrow

Irvi H.

Ky projektligj është antikushtetues. Në asnjë vend të Bashkimit Evropian, përfshirë Italinë, nuk ka është vendosur si sigurim i detyrueshëm i pronës (banesës) nga tërmeti. Duhet rritur kontrolli ndaj ndërtuesve dhe respektimi i prej tyre i standardeve në ndërtim.

Postuar më: 07.08.2023 08:04

arrow

Ortenca D.

Pershendetje,
Duke lexuar projektligjin, si qytetare e thjeshte, por me njohuri ekonomike, kam disa paqartesi te cilat nuk me qartesohen nga leximi i projektligjit:
1. Si do te percaktohet cmimi i tregut te prones? Do bazohet ne kontratat mbi baze te se cilave eshte blere prona sipas cmimit te vendosur nga palet ne treg? Apo do te bazoheni ne cmimet e reja te rritura te references?
2. Cila eshte formula e sakte e perllogaritjes se takses te nje prone? Do e vleresoja te kisha nga nje shembull perllogaritje me detajet perkatese per secilen kategori.
3. Eshte menduar ndonje lehtesi per pronat e blera permes kredive? I referohem ketu rezidences se pare.
4. Projektligji, nese e kam kuptuar mire thote pagesa e takses do te behet ne dy keste, nderkohe qe aktualisht ne Tirane pagesa mblidhet permes fatures se UKT. A mund te jepni me teper sqarim per menyren se si do te paguhet nga qytetaret taksa e prones?
5. Ne projektligj thuhet se nen nje kufi te caktuar qytetari nuk do te njoftohet per taksen e prones? Pse ndodh kjo? Duke patur parasysh qe jo te gjithe jane eksperte te ligjit te tatimeve dhe gabimisht mund te kujtojne se nuk kane detyrime per te paguar nese nuk njoftohen( te pakten 3-4 vitet e para si menyre edhe ndergjegjesimi)duke u bere edhe subjekt penalizimi nga padija.
6. Mbi cfare baze do te mbeshtetet keshilli Bashkiak per rishikimin e takses se prones ne vitet pasardhese? dhe sa i shpeshte do te jete ndryshimi i takses? Mendoj se duhet detajim i sakte per te shmangur cdo rritje abuzive dhe nga ana tjeter edhe mundesim shmangie rritjeje te takses pertej logjikes se rritjes se ekonomise familjare.
Faleminderit.

Postuar më: 08.08.2023 08:33

arrow

Arben A.

Kur kryefamiliari/a është në pension të përgjysmohet masa e detyrimit.

Postuar më: 08.08.2023 10:48

arrow

Xhuvani C.

Projek ligji nuk mer parasysh nivelin e te ardhurave te qytetarit.
Ka karakter te njeanshem dhe jo trasnparent ne kriteret e vleresimit te vleres financiare te detyrushme.
Duhet te kete kriter vleresimi te vecante per pensionistet apo familjet ne nevoje ekonomike.
Duhet te kete si kriter vleresimi dhe zonen e vend ndodhjes te nderteses.
Nuk ka transparence te plote te cdemtimit te prones nga fatkeqesite natyrore.
Ne fund te fundit: Pse duhet te me detyroje shteti te siguroj apo jo pronen ?
Pse ne duhet te jemi te vecante nga shtetet e tjera, bile dhe nga ato me ekonomi shume te larte se ne ?
Faleminderi

Postuar më: 09.08.2023 12:05

arrow

Ervin D.

Pershendetje,
1) Ne rradhe te pare duhet te saktesoj se neni 3 pika 1 b bie ne kundershtim me perdorimin e prones sepse ambjentet e banimit jane te destinuara vetem per banim sipas percaktimit te ASHK. (perdorimi i baneses per biznes njesi shitje etj eshte per analogji si toka bujqesore te perdoret per ndertim qe, pra banesat nuk mund te sherbejne si biznes sepse cenojne perdorimin e prones dhe ju heq te treteve posedimin e qete te banesave te tyre per shkak te hyrje daljeve dhe perdorimit jashte norme te pronesise se perbashket.) pra ka kufizim ne perdorim.
2) Neni 6 duhet te shtohet dhe nga zjarri sepse ka shume ndertesa qe per shkaqe te ndryshme demtohen nga zjarri por demtojne dhe pasurite e te treteve. Primi nuk ndryshon shume dhe shumicat e kompanive aktualisht e ofrojne falas kete sherbim nese blen sigurimin nga termeti. vlen te kujtohet qe ne rastin e zjarreve kompanite e sigurimeve nuk mbulojne demet e shkaktuara nga shkendijat elektrike ose te treteve ( pra sugjerojme qe dhe per shkak te ofrimit te nje sherbimi sigurues dhe te besueshem kjo te ndryshohet ne ligjet organike per sigurimet. duke mundesuar pagesen e menjehershme nga kompanite e sigurimeve. Kompanite e sigurimeve mund te padisin palet shkaktaret per demet nga zjarri sepse kane strukturat ligjore etj per ti ndjekur ne menyre ligjore por ne te njejten kohe mundesojne rindertimin e banesave per qytetaret ne kohe rekord. Ju veme ne dijeni se shumica e zjarreve te rena ne republiken e shqiperise vijne nga shkendijat elektrike per shkak te mos zbatimit te kushteve teknike nga oshe).
3) Neni 6 pika 2 duhet te rishikohet sepse nese siguruesi ofron produkte te tjera shtese nuk ka pse te krijohen barriera ligjore per ofrimin e ketyre demeve dhe te kete perjashtime. zhvendosja e mbeturinave nuk mund te jete perjashtim nga nje sigurim i tille.
4) eshte shume e paqarte ku hyn fondi kombetar i termeteve ne kete ligj sepse keto produkte ofrohen nga shoqerite e sigurimeve? po krijohet nje kompani shteterore qe do kete eksluzivitetin ne treg? Mendoj qe duhet te merret % nga kompanite e sigurimit duke qene se ato i kane kanalet e shitjes dhe Fondi Kombetare i akumulon ato gjate viteve sepse qeveria shqiptare e ka pase nje shoqeri sigurimi te cilen e ka shitur tek privatet. Fondi Kombetar per Termetet dhe Zjarret sugjerojme qe primet te paguhen nga bashkite qe administrojne taksen e pasurise dhe jo nga qytetaret. Fondi Kombetar negocion me kompanite e sigurimit per cmime preferenciale, aktualisht tarifa e kompanive te sigurimit eshte 100 lek per meter katror ne vit. Pra ne momentin qe kjo takse paguhet nje pjese e saj shkon per sigurimin e pronave nga termetet dhe zjarret duke mundesuar ne kete menyre dhe ofrimin e nje sherbimi ne kohe rekord por duke lehtesuar dhe fondin e emergjencave civile neper bashki per demet. pra me pagesen e taksave te pasurise automatikisht merr dhe sigurimin e prones. ne kete menyre dhe rritja e pajustifikuar e prones me ligjin e ri 2023 justifikohet duke sjelle keshtu nje pagese mbi 90 % te kesaj takse nga qytetaret sepse marrin nje vlere te shtuar per taksat qe paguajne. Aktualisht kjo takse ne rang kombetar mblidhet ne nivele shume te uleta per arsyje administrimi njoftimi adresash etj.
5) Neni 11 pika 4 afati 9 mujor eshte shume i gjate, sugjerojme afatin jo me shume se 45 dite.
6) neni 33 eshte diskriminues dhe duhet te hiqet sepse ka nje vendim gjykate per kete kur bashkite nuk jepnin sherbime per shkak te mos pagimit te taksave. ne mos gaboj ne vitin 2011.

Duke ju falenderuar per mundesine per te dhene opinionin modest si qytetar i Republikes se Shqiperise
Me respekt
Ervin DOCI

Postuar më: 09.08.2023 12:26

arrow

Bledar S.

1- Si është menduar të bëhet ndarja e banesave sipas nenit 3 pika 3, në mënyrë që familjarët që kanë këto lloj banesash të mos u ndërpritet shërbimi e-albania sipas nenit 33?
2- Sipas nenit 6 pika 1, nëse tërmete të tilla bien 2 herë Brenda një viti (siç ndodhi në 29 shtator dhe 26 nëntor 2019, sepse tërmetet janë ngjarje probabilitare), Fondi Kombëtar për Tërmetet do të marrë në konsideratë dëmet nga të dyja ngjarjet, duke qenë se procesi i vlerësimit të dëmit sipas projektligjit mund të zgjasë deri në 9muaj.
3- Sipas nenit 7, pika 1 nëse “limiti maksimal i sigurimit” i vendosur nga Fondi nuk është e barasvlefshme me vlerën e rindërtimit (në rast se banesa dëmtohet plotësisht, siç pati në tërmetin e 2019) dhe për pronarin e banesës nuk paraqet interes...pse duhet të jetë i detyruar ta paguajë policën?
4- Sipas nenit 5 pika 1, projektligji nuk paraqet si veprohet në rast se ndodh që i siguruari (kryefamiljari/pronari etj, sepse polica e sigurimit do të jetë vetëm në 1 emër) humb jetën, shuhet polica apo përfitojnë familjarët të cilët nuk janë shënuar si bashkëpronarë në këtë pronë/banesë
5- Projektligji nuk jep sqarime për periudhën tranzitore prej 9muajsh, për subjektet që humbasin plotësisht banesën, se ku do të vendosen gjatë kësaj periudhë, siç ndodhi në tërmetin e 2019

Postuar më: 09.08.2023 08:47

arrow

Dali L.

Banesat te siguroheh jo vetem per termetet por edhe per fatkeqsite e tjera natyrore si:(permbytjet,zjatret,si dhe demet qe vijne nga energjija elektrike etj...

Postuar më: 16.08.2023 10:55

arrow

Redon Consulting

Ligji nuk i përgjigjet kushteve ekonomiko-sociale të shtetasve shqiptar dhe për personat që kanë vetëm një banesë nuk duhet të aplikohet asnjë lloj takse, pasi kështu rrezikohet incetivimi i emigracionit si fenomen që po gërryen ekonominë shqiptare. Efektet do të shikohen në vitet në vijim.

Postuar më: 16.08.2023 11:21

arrow

djana i.

A eshte menduar per situtaten me shtetasit e huaj qe kane blere prona ne Shqiperi dhe nuk jane te rregjistruar ne e-albania. Po keta pronare si do ta paguajne taksen e sigurimit te detyrueshem per banesat e tyre?

Postuar më: 19.08.2023 11:00

arrow

Mimoza H.

Kjo skeme teresisht shteterore ndryshon rregullat e lojes dhe kthen shtetin nga rregullator ne aktor dhe pjesmarres aktiv ne ekonomi dhe konkretisht ne industrine e sigurimeve e cila qe nga vitit 1996 eshte e liberalizuar.
Ndër vite Tregu i Sigurimeve në Shqiperi ka treguar që është në gjendje të mbulojë rreziqe me vlera që kalojnë qindra milion euro.
- Kompanite e sigurimit kane te ngritur infrastrukturen, pikat e shitjeve, te pritjes se qytareve, te administrates, shteti do duhet te shtoje nje te tille, duke e paguar (qera, ndertim etj) pra kosto e lidhur me kete pjese te skemes eshte e tepert, rrjedhimisht qytetari do e paguaje kete (ne primin qe do caktoje shteti) pa qene e nevojshme

- Kompanite e sigurimit kane burimet njerezore, ndersa shteti do i rekrutoje do paguaje pagat etj, rrjedhimisht qytetari do e paguaje kete (ne primin qe do caktoje shteti) pa qene e nevojshme

- Kompanite e sigurimit kane logjistiken: kompjutera, programe, sisteme elektronike etj ku regjistrohen kerkesat, ku regjistrohen demet, ku mbahen apo behen kalkulimet aktuariale dhe behen analizat financiare etj, ndersa shteti do i bleje/krijoje te gjitha keto, rrjedhimisht qytetari do e paguaje kete ne primin qe do caktoje shteti ) pa qene e nevojshme

- Kompanite e sigurimit kane aktuaret, inxhinieret, vleresuesit e tyre, te licencuar, ndersa shteti do i rekrutoje do paguaje pagat, apo faturate e sherbimeve, etj, rrjedhimisht qytetari do e paguaje kete (ne primin qe do caktoje shteti) pa qene e nevojshm

- Kompanite e sigurimit kane ekspertizen dhe eksperiencen ne kete fushe, ne perllogaritje te primit, te rrezikut, te trajtimit te demit, te vleresimit te prones, ndersa shteti do duhet ti licencoje, ti trajnoje etj dhe kjo kushton pra kosto e shtuar qe qytetari do e paguaje kete (ne primin qe do caktoje shteti) pa qene e nevojshme.
Përse qenka e nevojshme te krijohet nje ent qe shet polica, shpenzon per paga e sherbime, mban aktuare dhe per trajtim demesh kur kete e bejne kompanite e sigurimit???
Shteti duhet te kete rol garantues si psh ne France ku shteti sherben si garant ne rastet e katastrofave natyrore mbi nje prag te caktuar qe eshte ne ngarkim te shoqerive te sigurimit.  
Me gjith rendesine qe ka sigurimi nga katastrofat natyrore, skema ligjore qe propozohet duhet te jete ne perputhje me Kushtetuten, interesat e pronareve te apartamenteve te cilet kane detyrimin per tu siguruar (te mbahet ne konsiderate se nje pjese e tyre jane tashme te siguruar nga katastrofat natyrore perfshire termetin per periudha edhe 10 vjecare ne shoqerite e sigurimeve), skemat europiane te sigurimit te detyrueshem nga katastrofat natyrore si dhe legjislacion baze qe rregullon veprimtarine e sigurimeve si nje nga 3 shtyllat e sistemit financiar.

Postuar më: 22.08.2023 03:41

arrow

Muhamet N.

Per ne pesionistet eshte e veshtire pagesa me keto pensione qe kemi,flm

Postuar më: 22.08.2023 10:52

arrow

Livja G.

Projektligji nuk synon përputhjen me dispozitat e legjislacionit të BE-së dhe për pasojë nuk i përafrohet projekt-akteve normative të BE-së.
është mbështetur në përvojat e vendeve të tjera (p.sh., Turqia, Rumania, Filipinet).

Produkti i sigurimit të pronës nga tërmeti shitet tashmë prej vitesh nga kompanitë e sigurimit privat që operojnë në vendin tonë.
Këto kompani njohin produktin, riskun që ka, janë të shtrira në të gjithë territorin e Rep. së Shqipërisë me zyra, kanë staf të trajnuar me ekspertë të cilët ndjekin çdo rast sigurimi prone nga afër dhe e informojnë mirë klientin.
Mendoj që do të ishte më e përshtatshme që praktikat e dëmeve dhe sigurimeve të bëhen nga kompanitë e sigurimit privat të cilat tashmë i kanë strukturat e ngritura. Gjithashtu duhet marrë parasysh që Fondi Kombëtar për Tërmetet do të ofroj vetëm mbulimin nga tërmeti, ndërkohë që katër rreziqet kryesore që prekin vendin janë tërmetet, përmbytjet, zjarret në pyje dhe rrëshqitjet e dheut (mbulime të cilat kompanitë e sigurimit privat i ofrojnë tashmë).

Duke qenë se efektet Financiare që do të rrjedhin nga zbatimi i këtij projektligjit , do të mbulohen nga buxheti i shtetit, për të minimizuar kostot, sugjerimi ynë është që shteti mund të krijoj një bashkëpunim me kompanitë private lidhur me sigurimin e detyrueshëm nga tërmeti pa patur nevojë të krijoj një institucion të ri “Fondit Kombëtar për Tërmetet” (si me produktin e sigurimit të detyrueshëm të automjeteve TPL), p.sh.- pagesa për sigurimin e pronës mund të bëhet tek kompanitë e sigurimit private, ose direkt në llogarinë e shtetit nëpërmjet kompanive të sigurimit privat dhe me këtë rast klient mund të përfitojë edhe nga mbulime shtesë përveç tërmetit, si zjarri, përmbytja, rrëshqitja e dheut, tubacione e tj..

Pyetje lidhur me iniciativën e krijimit të këtij projektligji:
Pse është menduar që ky sigurim të bëhet nga sektori publik?
Cila do të jetë ndërlidhja me sektorin privat të sigurimeve?
Pse projektligji nuk synon përputhjen me dispozitat e legjislacionit të BE-së?

Postuar më: 02.09.2023 12:51

arrow

SHOQATA NAREA

Komente të Konsultimit Publik në lidhje me Projektligjin “Për Taksën mbi Pasurinë e Paluajtshme”.

Në vijim të procesit të Konsultimit Publik në lidhje me Projektligjin “SIGURIMIN E DETYRUESHËM TË BANESAVE NGA TËRMETET”, disa komente në funksion të përmirësimit të këtij propozimi për mitigimin e kostove sociale ndaj dukurive madhore të natyrës, siç janë tërmetet, mund të jenë si vijon:

1. Sigurimi i detyrueshëm ne koncept nuk është i gabuar, gjithashtu administrimi si veprimtari është brenda kornizave ligjore, ndërkohë veprimtaria e shtetit si agjent ne tregun e lirë nuk është një fenomen që e hasim gjithmonë. Nga ana tjetër, vendosja e sigurimit te detyrueshëm duhet te bazohet mbi një metodologji shkencore e cila ben te munudur qe probabiliteti i ndodhise te jete real. Termetet per nga natyra nuk mund te parashikohen si ngjarje e aq me pak te parashikohet magnituda e tyre. Per me teper sot ne treg ka oferta ekzistuese nga kompani sigurimi qe mbulojne demtimet e prones nga termetet. Per te kryer sigurimin nje nga kushtet te pakten eshte qe ndertimi te jete ne perputhje me kushtet sizmike te zones. A ka nje vlerësim se cili do te jete efekti i këtij rregullimi ne tregun e lire te sigurimeve ndaj dukurive si tërmeti?
2. Pertej Turqise dhe Rumanise, nje tjeter shembulli qe mund te konsiderojmë eshte ai i Kalifornise. Ne Kaliforni ndodhin 90% e termeteve qe bien ne total ne US, por sigurimi nuk eshte i detyrueshem (vetem 10% e popullsise e kane). Pervec kesaj polica mbulon jeten dhe shume aspekte te tjera, nderkohe qe neni 6 i ligjit mbulon vetëm demet strukturale per te cilat konsumatori psh ne rastet e ndertimeve te pas vitetve 90 apo ato te pas 2019, ka paguar per te garantur nje nivel te caktuar risku nga termeti. Shkalla e riskut mund te filloje nga 5 rihter, por a ka nje vlerësim pse jo me larte?. Ajo mund te jete me e larte, qe te justifikoje demin e madh dhe frekuenca apo gjasat e ndodhise duhet te jene te pakten mesatare.
3. Kostot e këtij sigurimi nuk permenden ne ligj, sepse dalin me akte nenligjore nderkohe a ka nje vlerësim te nje kosto limit te këtij sigurimi si dhe zbritje te ndryshme apo përjashtime te cilat lidhet me gjendjen teknike te ndërtimit?
4. Raporti shoqërues nuk përmban si ndihme një projeksion mbi përllogaritjen e fondit total, kohëzgjatjen e këtij fondi, rishikimet, mekanizmat e vlerësimit ex-post, administrimi i fondit ne mungese se ardhjes se kushtit te sigurimit etj. Projektligji nuk parashikon situatat kur per nje periudhe te caktuar kohe nuk bien termete. A ka një vlerësim se si ky fond mund te kthehet si përfitim per kontribuuesit, kur këta nuk e kane përdorur per arsyen per te cilën janë siguruar? Sepse termet mund te mos bjere me kurrë, nuk është me siguri dhe askush nuk mund ta parashikojë.
5. Projektligji, ne nenin 27 parashikon ngritjen e rrjetit te shitjeve. Projektligji dhe Relaconi Shoqerues nuk ka si ndihme elemente përcaktuese apo parashikuese ne lidhje me menaxhimin e shitjeve, komisionet, kriteret dhe karakteristikat e Agjenteve te Shitjes. A ka nje vlerësim se çfarë natyre tregtare do te kenë këta Agjentë, kostot dhe përfitimet ne vlera/volume?
6. Shqiperia eshte vend qe per shkak te pozicionimit gjeografik dhe përbërjes tektonike eshte klasifikuar si vend me risk te larte ndaj fatkeqësive natyrore sidomos ndaj tërmeteve. Relacioni i paraqitur nga Ministria e Financave dhe AMF paraqesin aspektin e demit Ekonomik te mundshëm te përllogaritur ne 1.08 miliard Dollare dhe nje Impakt demokrafik prej 200 000 personash ne 11 bashki te vendit, nje dem i përllogaritur si 7.5 % te produktit te brendshëm bruto:
- Relacioni paraqitet me kufizime ne drejtim te raporteve dhe te dhënave faktike (based evidence), ne mungese te raporteve te Institucioneve te specializuara sic janë Snstituti Gjeoshkencave (Sizmologjia) te cilat kryejnë studime te vazhdueshme mbi aktivitetin sizmik ne Shqipëri ne baza historike dhe vlerësime mbi projeksionet e riskut per aktivitete sizmike ne te ardhmen mbështetur mbi vlerësimet historike. Nisur nga fakti qe tërmetet janë dukuri natyrore qe nuk mund te parashikohen me saktësi konsultimi me raporte te organeve me ekspertize dhe autoritet ne këtë fushe eshte i nevojshëm për te kryer një vlerësim sa me adekuate dhe afër realitetit te vlerësimit te riskut. A eshte parashikuar qe te punohet nëpërmjet nje Studimi nga Instituti i Sizmologjisë ku te kete parashikime te argumentura? Per aq sa është e mundur, mund te studiojmë për:
a-Zonimi i riskut me nivele
b-Certifikimi teknik Sizmologjik i zonave dhe ndërtesave
c. Frekuenca dhe shpeshtësia, per efekt llogaritje te primit te sigurimit.

- Relacioni paraqet mungese te parashikimit te numrit te banesave mbi te cilat shtrihen efektet e sigurimit të detyrueshëm. A kemi nje vlerësim per fondin e ndërtesave/njësive te banimit qe do te preken nga ky sigurim?
7. Projektligji nuk parashikon apo vlerëson pasojat qe sjell ne gjithë tregun apo sektorin e pasurive te paluajtshme rregullimi me një akt rregullativ, metodologjia është tejet e rëndësishme. A ka nje vlerësim se cili do te jete efekti ngadalësues i transaksioneve me pasuritë e paluajtshme, si pasoje e mungesës se këtij sigurimi ne momentin e kryerjes se transaksionit? Projektligji parashikon bllokimin e shërbimeve nda e-albania nëse ky sigurim nuk ekziston për pronën.
8. Projektligji nuk ka një vlerësim apo parashikim për amortizimin nga përdorimi apo amortizimi natyror si proces kohor. A ka nje vlerësim se si do trajtohen ndërtesat me te vjetra, duke ditur qe amortizohen me kalimin e viteve?
9. Veprimtaria e njeriut dhe industrisë përpunuese është lëne plotësisht jashtë si një element qe ndikon dhe ka ndikuar ne zona te caktuara te Shqipërisë. Kemi tërmete te vazhdueshme me magnitudë jo shume te mëdha por te afte për te shkaktuar dëme, teknika me frakturim dhe ato me shpërthime janë aktivitet njerzore qe kane cuar ne krijimin e tërmeteve te vogla lokale. A mund te kete nje parashikim per tërmete te shkaktuara nga veprimtaria njerezore?
10. Projektligji nuk parashikon disa nga elementet kryesore, si formula e përllogaritjes se primit, elementet baze te saj, si dhe lihen për tu miratuar ne një instance me te vogël jo kaq gjithëpërfshirëse sa parlamenti, si eshte miratimi me VKM, udhëzime ministrore apo urdhera te cilat ne fakt zhveshin nga e drejta subjektive qytetarin me një akt nënligjorë.
11. Pasurimi me studime nga praktikat më të mira në BE, parashikimet e mitigimit të risqeve dhe sigurimeve ndaj dukurive & fatkeqësive Natyrore, mund të ishte një vlerë e shtuar. A është parashikuar vlerësimi i praktikave në vende si Gjermania, Italia dhe Greqia, si dhe në përputhje me direktivat e BE?

Postuar më: 03.09.2023 12:35

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.