Masa Prioritare të Politikave në fushën e shtetit të së drejtës
|
Postuar më: 08.09.2023
|
Data e Mbylljes: 06.10.2023
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
|
Nr.Komenteve: 1
|
Nr.Shikimeve: 1074
Ky dokument përmban një sërë masash prioritare dhe politikash që Shqipëria parashikon të ndërmarrë me qëllim progresin e mëtejshëm në reformën në drejtësi, konsolidimin e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë, rritjen e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë, luftën ndaj korrupsionit si dhe garantimin e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe sigurimin e sundimit të ligjit.
Dokumenti është hartuar nga Grupi Ndërinstitucional i Punës për Integrimin Evropian për Kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të drejtat themelore” pas analizës së akteve ligjore dhe kapaciteteve institutcionale të institucioneve dhe aktorëve të përfshirë në kapitullin 23 në vijim të procesit “screening”, si dhe synon të shërbejë si një dokument bazë në orientimin e politikave dhe reformave në këtë fushë në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
LEVIZJA EUROPIANE
1 - Ne dokument nuk është përmendur mënyra dhe metoda e monitorimit të zbatimit të Udhërëfyesit. Do jetë i përfshirë në monitorimin e PKIE apo do të ketë një instrument të posaçëm monitorimi? Gjithashtu sa i përket tryezave të PPIE, si do të përfshihet në diskutime zbatimi i Udhërëfyesit.
2 – Përgjatë gjithë dokumentit përmendet viti 2030 si viti më i largët për përmbushjen e detyrimeve. Është ky një afat fundor vendosur që do të thotë përgatitje e plotë e vendit për antarësim derin në 2030?
Postuar më: 19.09.2023 11:11
Komentet nga qytetarët