Projektligj “Për organizimin dhe funksionimin e Forcës Rezerviste në Republikën e Shqipërisë”
|
Postuar më: 13.09.2023
|
Data e Mbylljes: 11.10.2023
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
|
Nr.Komenteve: 1
|
Nr.Shikimeve: 1295
Florenc M.
Përshëndetjeje,
Se pari ju falënderoj per punën e bere,
Ne lidhje me ketë projektligj, mendoj se krahas aneve pozitive e paraqet, ka përplase me ligjin per pushtetet dhe autoritetet e komandimit dhe drejtimit te FA. Nga ana tjetër shfuqizon një pjese te ligjit per shërbimin ushtarak dhe pjesën e pa shfuqizuar de juro e shfuqizon de fakto.
Per keto arsye por edhe per probleme te tjera qe paraqet kuadri ligjor ushtarak mendoj qe ka ardhur koha per te eliminuar dublimet e përgjegjësive dhe per ta harmonizuar legjislacionin ushtarak duke hartuar një Ligj "Per mbrojtjen dhe Forcat e Armatosura te RSH" i cili te përmbaje:
1. dispozitat e përgjithshme,
2.dispozitat per mbrojtjen (Parimet e mbrojtjes, burimet e mbrojtjes detyrat e institucioneve shtetërore dhe lokale ne funksion te mbrojtjes)
3.dispozitat per shërbimin ushtarak ne RSH(Ketu te përfshihen edhe nenet e këtij ligji qe ju propozoni )
4. Dispozitat e per pushtetet dhe autoritetet e drejtimit (këtu dispozitave te ligjit aktual ti bashkohen edhe përgjegjësitë e përcaktuara ne ketë ligj qe ju propozoni)
5. Dispozitat e statusit te ushtarakut
6. dispozitat e karrierës ne forcat e armatosura.
7. Dispozitat e dërgimit te forcave te armatosura ne aktivitete ndërkombëtare jashtë vendit, dhe kalimit te forcave te huaja brenda vendit.
8.dispozitat per disiplinën ne FA.
9.Dispozitat per medaljet dhe gradat e nderit ne FA .
10 Dispozitat e fundit dhe kalimtare.
Nje ligj i tille jo vetëm do te harmonizonte te gjithë legjislacionin ushtarak duke eliminuar dublimet problemet apo gjerat e tepërta por do ti jepte kuptim edhe vete emrit "Ministria e Mbrojtjes".
v/r
F.M
Postuar më: 14.09.2023 10:19
Komentet nga qytetarët