PER MIRATIMIN E RREGULLAVE PËR MËNYRËN E ORGANIZIMIT DHE FUNKSIONIMIT, PROGRAMET DHE FINANCIMIN E SHËRBIMIT TË SPECIALIZUAR PËR TË MITURIT NË KONFLIKT ME LIGJIN

Ministria e Drejtësisë

|

Postuar më: 19.06.2018

|

Data e Mbylljes: 10.07.2018

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 1322

PDF

|

XML

Projektvendimi propozohet në zbatim të ligjit nr. 37/2017, datë 30.03.2017 “Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur”, duke plotësuar legjislacionin në fuqi në fushën e drejtave dhe trajtimin e të miturve të përfshirë në sistemin e drejtësisë penale për të mitur.

Projektakti synon të rregullojë mënyrën se do të duhet të organizohen, funksionojnë, programet dhe finacimi i shërbimeve të specializuara për të miturit në konflikt me ligjin.

Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur parashikon se kur interesat e të miturve kërkojnë një vëmendje të posaçme dhe që për rrethana konkrete nuk mund të realizohet nga ana e prindit ose personave të afërt atëherë i mituri vendoset në një shërbim të specializuar. Shërbimi i specializuar mundësohet nga institucionet ose persona juridikë të licencuar edhe për këtë qëllim dhe në përputhje me ligjin për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës.

Deri më sot nuk është bërë i mundur organizimi dhe funksionimi i një ofruesi të tillë shërbimesh dhe zbatimi i këtij detyrimi përbën risi për legjislacionin penal dhe për praktikën gjyqësore.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.