Projektligj "Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr.82/2021 'Për përkthimin zyrtar dhe profesionin e përkthyesit zyrtar'"

Ministria e Drejtësisë

|

Postuar më: 09.11.2023

|

Data e Mbylljes: 07.12.2023

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 4

|

Nr.Shikimeve: 888

PDF

|

XML

Ky projektligj ka si qëllim adresimin e çështjes së mungesës së përkthyesve zyrtarë për gjuhë të rralla, për të cilat nuk ka shprehje interesi për t’u certifikuar si përkthyes, si dhe të mungesës së përfaqësuesve në komisionet e posaçme për provimin e kualifikimit të gjuhës. Qëllimi tjetër i projektligjit është përafrimi me Direktivën 2010/64/BE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 20 Tetor 2010 mbi të drejtën e interpretimit dhe përkthimit në procesin penal.

Objektivi i projektligjit është që të sigurojë shërbimin e përkthimit edhe për ato gjuhë për të cilat deri më tani nuk ka përkthyes zyrtar të certifikuar.

Komentet nga qytetarët

arrow

Sabrije H.

Shkoj te perkthyesi te bej perkthim dokumenti dhe i mbaroj per 30 minuta dhe pastaj vij verdalle neper notere sepse nuk ma merr persiper asnje noter ta noterizoje perktthimin dhe thone kam pune jam i zene. Nuk e kuptoj pse duhet te shkoj te noteri se une dokumentin e kam origjinal dhe pse duhet ta noterizoj dokumentin origjinal qe ka dale me vule dhe firme shteti.

Postuar më: 23.11.2023 11:32

arrow

Sofija C.

Kemi vite qe jetojme jashte shtetit vijm per nje perkthim ngelim dyerve te notereve sikur po bejm shitje prone ne nje perkthim duam pse se bejm te perkthyesi. Faleminderit

Postuar më: 23.11.2023 11:38

arrow

Rezarta H.

Kur bera perkthimin te perkthyesi, noteret me sorrollasnin me lloj lloj justifikimesh per mos me bere noterizimin. Edhe ai noter qe ma beri, pagova 10 mij lek te vjetra per noterizimin e perkthimit.

Nuk e kuptoj pse duhet te noterizoj dokumentin e perkthyesit kur ky perkthyes eshte perkthyes zyrtar i certifikuar nga Ministria e drejtesise. Kohe e humbur, leke te humbura dhe nerva te prishura.

Postuar më: 23.11.2023 01:14

arrow

Bardhi H.

Perkhyesi zyrtar eshte i licensuar nga Ministria e Drejtesise dhe nuk ka pse te shkoje te noteri per te bere vertetimin e perkthimit pasi edhe noteri vete eshte i licensuar nga e njejta Ministri.

Vertetimi perkthimit te noteri eshte kosto per qytetaret dhe humbje kohe! Shpresoj qe Ministria e Drejtesise te nxjerri aktet nenligjore per zbatimin e ketij ligji qe perkthyesit te mos kene më nevoje te bejne vertetimin e perkthimit te Noteret.

Postuar më: 23.11.2023 01:30

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.