Projektligjin “Për etiketimin e produkteve me ndikim në energji”

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

|

Postuar më: 15.11.2023

|

Data e Mbylljes: 13.12.2023

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 384

PDF

|

XML

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka iniciuar projektligjin “Për etiketimin e produkteve me ndikim në energji”, i cili ka për qëllim vënien në dispozicion të informacionit mbi konsumin e energjisë dhe burimeve të tjera, të produkteve me ndikim në energji për konsumatorin fundor. Ky ligj synon vendosjen në treg ose në shërbim të produkteve me ndikim në energji dhe dhënien e informacionit standard të tyre në lidhje me efiçencën e energjisë, konsumin e energjisë dhe të burimeve të tjera gjatë përdorimit, duke u mundësuar kështu klientëve që të zgjedhin produkte më efiçente në mënyrë që të reduktojnë konsumin e tyre të energjisë.

Përsa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për procesin e njoftimit dhe konsultimit publik.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.