Projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar, i cili synon rregullime në ligjin ekzistues nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

|

Postuar më: 30.11.2023

|

Data e Mbylljes: 28.12.2023

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 353

PDF

|

XML

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka iniciuar projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar, i cili synon rregullime në ligjin ekzistues nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”. Këto rregullime vijnë si rezultat i problematikave të ndryshme që janë hasur në praktikë, gjatë implementimit të ligjit aktual. Konkretisht, këto ndryshime kanë si objektiv:

(i)                  krijimin e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, një organ në nivel qendror, kompetencat e të cilit do të përfshijnë krahas fushës së planifikimit/zhvillimit urban, edhe atë të menaxhimit të burimeve ujore, në kuadër të shqyrtimit të lejeve të zhvillimit/ndërtimit;

(ii)                 detajimin dhe ndarjen e kompetencave të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit sipas dy fushave, përkatësisht: planifikimi urban dhe zhvillimi urban;

(iii)                detajimin e përgjegjësive të Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit dhe plotësimin e tyre me monitorimin e punimeve të ndërtimit, në zbatim të vendimeve të KKT-së;

(iv)                saktësimin e Dokumenteve të Planifikimit të Territorit në nivel qendror, nëpërmjet shtimit të dy dokumenteve të reja në nivel qëndror, si dhe procedurave që ndiqen gjatë miratimit/rishikimit të tyre;

(v)                 parashikimin e procedurës së përshpejtuar, si dhe rastet kur mund të aplikohet kjo procedurë në praktikë;

(vi)                 vendosjen e sanksioneve për miratimin e PDV-ve që bien në kundërshtim me parashikimet e PPV-së;

(vii)              saktësimin e mënyrës së organizimit të Regjistrit Kombëtar i Planifikimit të Territorit, si dhe përcaktimin e sistemit e-planifikimi si një prej tre kompenentëve të tij;

(viii)            saktësimin e terminologjisë (përkufizimeve) së përdorur në ligj.

Ky projektligj vjen si domosdoshmëri për të përmirësuar procesin e zhvillimit të territorit, që vjen si rezultat i përvojës së deritanshme me zbatimin e këtij ligji. Gjatë punës në zbatim të këtij ligji, janë evidentuar nevoja për të saktësuar aspekte teknike dhe proceduriale në fushën e shqyrtimit të kërkesave për leje ndërtimi. ProjektligjI është në përputhje të plotë me programin politik të Këshillit të Ministrave për zhvillimin e territorit.

Përsa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet e tyre

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.