Projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8402, datë 10.09.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar, i cili synon të bëjë rregullime në ligjin ekzistues nr.8402, datë 10.09.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, i ndryshuar.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

|

Postuar më: 30.11.2023

|

Data e Mbylljes: 28.12.2023

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 414

PDF

|

XML

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka iniciuar projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8402, datë 10.09.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar, i cili synon të bëjë rregullime në ligjin ekzistues nr.8402, datë 10.09.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, i ndryshuar. Këto rregullime vijnë si rezultat i problematikave të ndryshme që janë hasur në praktikë, gjatë implementimit të ligjit aktual. Konkretisht, këto ndryshime kanë si objektiv:

(i)                  monitorimin e procesit të punimeve të ndërtimit, që kryhen mbi bazën e vendimeve të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Territorit;

(ii)                vënien në dijeni të Sekretariatit Teknik të KKT-së, nga ana e subjekteve të përcaktuara në ligj, lidhur me të gjithë ndryshimet e mundshme në projekt;

(iii)                saktësimin e terminologjisë së përdorur.

 Ky projektligj vjen si domosdoshmëri për të përmirësuar procesin e zhvillimit të territorit, që vjen si rezultat i përvojës së deritanshme me zbatimin e kij. Projektligji është në përputhje të plotë me programin politik të Këshillit të Ministrave për zhvillimin e territorit.

 Përsa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet e tyre.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.