Për Patentat, Modelet e Përdorimit dhe Çertifikatat e Mbrojtjes Shtesë

Ministria e Financave

|

Postuar më: 01.12.2023

|

Data e Mbylljes: 28.12.2023

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 2

|

Nr.Shikimeve: 422

PDF

|

XML

Komentet nga qytetarët

arrow

STUDIO LIGJORE BEQIRAJ & PARTNERS

Propozime për ndryshime në projektligjin “Për Patentat, Modelet e Përdorimit dhe Çertifikatat e Mbrojtjes Shtesë” (sipas çdo shënimi me track changes):

- Titulli i nenit 16 të projektligjit të ndryshohet siç vijon:
“Përfaqësimi në DPPI dhe ekspertët e patentave, modeleve të përdorimit dhe çertifikatave
të mbrojtjes shtesë.”

- Neni 16, pika 8 e projektligjit të ndryshohet siç vijon:
“8. DPPI-ja është organi përgjegjës për liçensimin e ekspertëve për patentat, modelet e përdorimit dhe çertifikatat e mbrojtjes shtesë. Procedurat e liçensimit dhe kushtet e veçanta për të ushtruar të drejtat e ekspertëve, si rregulla të tjera të detajuara në lidhje me ekspertët e patentave, përcaktohen në Vendimin e Këshillt të Ministrave për ekspertët.”
- Neni 150, pika 2 e projektligjit të ndryshohet siç vijon:
“2. Për qëllime të pikës 1 të këtij neni, çdo provë që mbështet mbrojtjen e patentës, modelit të përdorimit dhe certifikatës së mbrojtjes shtesë, shqyrtohet vlerësohet nga gjykata nëse ajo përbën provë që është në mënyrë të arsyeshme e mjaftueshme për provueshmërinë e pretendimeve të palës kërkuese.”
- Neni 151, pika 1 e projektligjit të ndryshohet siç vijon:
- “1. Edhe përpara fillimit të procedurave gjyqësore për themelin e çështjes, gjykata, me kërkesë të palës që ka paraqitur prova të mundshme që janë në mënyrë të arsyeshme të mjaftueshme për të mbështetur pretendimet e saj se të drejtat e patentës, modelit të përdorimit dhe certifikatës së mbrojtjes shtesë janë shkelur ose ka rrezik të shkelen, mund të urdhërojë marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive për sigurimin e provës në lidhje me shkeljen e pretenduar, si dhe për shtrirjen dhe origjinën dhe destinacionin e saj, me kusht që të mbrohet informacioni konfidencial. Këto masa mund të përfshijnë përshkrimin e hollësishëm të mallrave cënuese, me ose pa marrjen e mostrave, ose konfiskimin fizik të mallrave shkelëse dhe, sipas rastit, të materialeve dhe mjeteve të përdorura për prodhimin dhe/ose shpërndarjen e këtyre mallrave dhe dokumenteve të lidhura me to. Gjykata merr vendimin për të urdhëruar ose jo marrjen e masave për sigurimin e provës brenda pesë ditëve nga data e depozitimit të kërkesës, dhe përcakton afatin kohor brenda të cilit duhet të zbatohet masa e udhëruar nëpërmjet këtij vendimi. Ky afat kohor nuk duhet të jetë më shumë se pesë ditë nga data e marrjes së vendimit.”


- Neni 151, pika 2 e projektligjit të ndryshohet siç vijon:
“2. Kur është e nevojshme, gjykata vendos për marrjen e këtyre masave pa dëgjuar palën tjetër, veçanërisht kur vonesa mund t’i shkaktojë dëme të pariparueshme mbajtësit të së drejtës ose kur ka rrezik të dukshëm që të shkatërrohet prova.
Kur masat për sigurimin e provës vendosen pa dëgjuar palën tjetër, pala kundër së cilës është vendosur masa njoftohet mënjëherë, jo më vonë se në fillim të ekzekutimit të masës.
Kur masat për sigurimin e provës janë vendosur pa i dhenë mundësi palës kundër së cilës është vendosur masa që të dëgjohet, kjo e fundit mund të depozitojë një kërkesë për rishikim të masës në gjykatë brenda pesë ditëve nga data e njoftimit të masës.
Në procedurat e rishikimit, gjykata i jep mundësi palëve që të dëgjohen dhe konfirmon, ndryshon ose shfuqizon vendimin që urdhëron marrjen e masave për sigurimin e provës brenda një afati kohor të arsyeshëm që nuk duhet të jetë më shumë se pesë ditë nga data e depozitimit të kërkesës për rishikim.”

- Neni 151, pika 4 e projektligjit të ndryshohet siç vijon:
4. Me kërkesë të të paditurit, masat për sigurimin e provës shfuqizohen ose hiqen, pa cënuar të drejtën për dëmshpërblim që mund të pretendohet, nëse kërkuesi nuk paraqet në gjykatë padinë për themelin e çështjes brenda një afati të arsyeshëm të përcaktuar nga gjykata në vendimin e saj për marrjen e masave. Ky afat i arsyeshëm nuk mund të jetë më shumë se njëzetë ditë pune ose tridhjetë e një ditë kalendarike, cilido që është afati më i gjatë, nga data e ekzekutimit të masës për sigurimin e provës.

- Neni 153, pika 1 (c) e projektligjit të ndryshohet siç vijon:
“c) Gjykata merr vendimin për të urdhëruar ose jo marrjen e masave të përkohshme brenda pesë ditëve nga data e depozitimit të kërkesës.”

- Neni 153, pika 5 e projektligjit të ndryshohet siç vijon:
“5. Kur është e nevojshme, gjykata vendos për marrjen e këtyre masave pa dëgjuar palën tjetër, veçanërisht kur vonesa mund të shkaktojë dëme të pariparueshme për mbajtësin e së drejtës. Në një rast të tillë, palët informohen menjëherë, por jo më vonë se në fillim të ekzekutimit të masës.”

- Neni 153, pika 6 e projektligjit të ndryshohet siç vijon:

“6. Kur masat e përkohshme janë vendosur pa i dhenë mundësi palës kundër së cilës është vendosur masa që të dëgjohet, kjo e fundit mund të depozitojë një kërkesë për rishikim të masës në gjykatë brenda pesë ditëve nga data e njoftimit të masës së përkohshme.
Në procedurat e rishikimit, gjykata i jep mundësi palëve që të dëgjohen dhe konfirmon, ndryshon ose shfuqizon vendimin që urdhëron marrjen e masave të përkohshme brenda një afati kohor të arsyeshëm që nuk duhet të jetë më shumë se pesë ditë nga data e depozitimit të kërkesës për rishikim.”

Postuar më: 22.12.2023 09:56

arrow

EUROMARK PAT ALBANIA

• Neni 13, pika 1:
Po ne rastet kur shpikesi apo zevendesuesi ligjor jane persona natyrale (jo fizike apo juridike) kujt i perket e drejta ?


• Neni 18, pika 2:
Cili eshte ndryshimi ndermjet tarifes administrative dhe asaj procedurale? Do aplikohen 2 lloje tarifash?

• Neni 24, pika 5:
Nuk eshte percaktuar procedura e inspektimit: si kryhet dhe cilat jane kerkesat.

• Neni 58:
Duhet parashikuar mundesia e ankimimit ndaj vendimit te refuzimit.

• Neni 68:
Duhet parashikuar mundesia e ankimimit ndaj vendimit te refuzimit.

• Neni 75, pika 2:
Ne vijim duhet te rradhiten kushtet, sepse ndryshe nuk percillet qarte kuptimi i ketij neni.
Veprimet qe jane perjashtim duhet te jene te vecuara nga kushtet qe i lejojne keto veprime.

• Neni 79, pika 8:
Pika 4 i referohet dates se depozitimit.

• Neni 80, pika 3:
Pika 3 e ketij neni eshte ne kundershtim me piken 7 te nenit 80.
Refuzimi vjen pas shterimit te afatit 2 mujor shtese (nese ky eshte kerkuar). Pra duhet te shprehet ne kete pike qe refuzimi vjen pas ketij afati shtese, ose refuzimi vjen sipas pikes 2, nese nuk eshte kerkuar shtim afati.

• Neni 100, pika 1:
Ne nje rast te tille, a ekziston me hapi shpikes per patenten ne fjale, meqe aplikimi vjen pas shfrytezimit sipas kesaj pike?

• Neni 102, pika 1:
Duhet riformuluar kjo pike sepse nuk e percjell kuptimin.
Ose te sqarohet se kush nuk perfiton nga keto te drejta ekskluzive.

• Neni 117, pika 5:
Kush i mbart kostot ne nje rast te tille?

• Neni 121, paragrafi 1:
Si ta kuptojme kete “te mundesoje”? Mund te paraqese, apo mund te mos paraqese?

• Neni 123, pika 2:
Me mire te perdoret termi pergjithesues “akti”, sepse “kontrata” eshte shume kufizuese, dhe nga praktika jo gjithnje paraqitet kontrate, por ka edhe akt transferimi, edhe certificate bashkimi/ndarjeje etj.

• Neni 123, pika 3, germa iii)
Te shtohet pervec esktraktit, edhe certifikata e bashkimit/ndarjes pasi praktika ka treguar se paraqitet nga aplikanti/pronari edhe nje dokument i tille.

• Neni 124, pika 5:
Aplikimi per licence behet edhe per aplikime? Apo me kushtin qe aplikimi te perfundoje me sukses?

• Neni 124, pika 7:
Kjo pike duhet te jete pjese e nenit 123 sepse i referohet transferimit.

• Neni 128, pika 3:
Nese ky vendim do te jete per te percaktuar pavlefshmerine e patentes, si mundet pronari i saj te mos preket nga ky vendim?

• Neni 134, pika 2:
Cilat jane tarifat dhe cilat pagesat procedurale?

• Neni 134, pika 2, germa c):
Vetem perkthim? Pa noterizim?

• Neni 134, pika 2, germa ç):
Pse duhen paguar tarifa procedurale ne favor te DPPI-se per perkthimin, kur kete gje e kryen dhe e mbart aplikanti?

• Neni 159, pika 1:
Termi “mund” eshte kufizues. Te shenohet “jane objekt”

Postuar më: 27.12.2023 10:54

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.