PROJEKTLIGJ “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 16/2018 “PËR DIASPORËN”, I NDRYSHUAR”

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

|

Postuar më: 04.03.2024

|

Data e Mbylljes: 29.03.2024

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 4

|

Nr.Shikimeve: 2506

PDF

|

XML

Konsultim publik për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.16/2018  “Për diasporën”,  i ndryshuar”.

Afati i konsultimit është 20 ditë pune, duke filluar nga data 4 mars 2024 deri më 29 mars 2024.

Ju falenderojmë për vëmendjen!

Komentet nga qytetarët

arrow

Esmeralda A.

Stop KORRUPSIONIT edhe ne Diaspore!
Diaspora te sugjeroi dhe te zgjedhi vet perfaqesuesit e saj.
Ambasadat Shqiptare mos te ngaterrohen fare dhe te mos "emerojne" se kush do jete anetar KKD.
Shoqatat e shkalles te pare te dyte dhe te trete ne çdo komunitet perkates te zgjedhin vet me vote se kush do te na perfaqesoj.
Sa per komunitetin e Greqise, kemi derguar peticion i cili ende nuk ka marre asnje pergjigje dhe te jepet llogari per "emerimet" qe beri ambasadorja shqiptare ne Greqi Luela Hajdaraga duke percare keshtu komunitetin shqiptar Greqi dhe duke shkelur kushtetuten.

Postuar më: 28.03.2024 07:17

arrow

Anila H.

Komentet për projektligjin për “DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 16/2018 “PËR DIASPORËN”, I NDRYSHUAR”
Komente të përgjithshme:
Ne Raportin e vlerësimit si dhe relacionin qe shoqëron projektligjin theksohet që ndryshimet konsistojnë si ne forme dhe përmbajtje kryesisht lidhur me organizimin e veprimtarisë se strukturave, funksionit dhe përgjegjësive qe do te kenë, ne mënyre qe te shmangen mospërputhjet e kuadrit rregullator dhe pa kuptueshmëria e dispozitave te ligjit, por ne asnjë pjese te dokumenteve nuk jepen konkretisht reference e neneve dhe dispozitave te kësaj mospërputhje.
Shpesh përdoret argumenti për zbatimin e strategjisë kombëtare te diasporës do te përdoret vetëm një kanal komunikimi krahasuar me pare, ndërkohë që aktivitetet lidhur me Diasporën ndahen ne përgjegjësinë e 2 ministrive: Ministria e Arsimit përmes Qendrës se Botimeve te Diasporës (gjithshka qe lidhet me shkollat shqipe dhe ruajtja e gjuhës ) si dhe MEPJ.
Ndryshimet ne ligj ne pjesën me te madhe kane ndryshime teksti me te njëjtin kuptim si versioni origjinal, pa ndikuar ne përmbajtje.
Ne dokumentat përsëritet shpesh që ndryshimet te cilat sjell ky projektligj do ti shërbejë efikasitetit te ndërveprimit me komunitetin shqiptar jashtë Shqipërisë, përcaktimin e procedurave për rritjen e bashkëpunimit si dhe mbrojtjes me mire te drejtave dhe interesave te pjesëtareve te diasporës. Ne ligj nuk reflektohet mbrojtja e te drejtave dhe interesave te diasporës, duke filluar qe nga e drejta kushtetuese e votës.
Lidhur me 3 pyetjet ne dokumentin Konsultativ:
1. A jeni dakord me propozimin per rritjen e numrit te përfaqësueseve te diasporës ne Këshillin Koordinues te Diasporës nga 15 ne te paktën 21 përfaqësues ? Përgjigja është po, por numri duhet te jete i përcaktuar per te evituar variacion te numrit nga nje mandat ne tjetër.
2. A jeni dakord ne moskufizimin gjeografik te anëtareve ne KKD ? PO , vetëm se duhet te ketë kritere ne baze zona gjeografike dhe ne baze te kategorive te përfaqësimeve ekspertize profesionale.
3. A duhet te ndërmerren veprime te mëtejshme për gjuhen arbëreshe, si një nga gjuhet qe duhet përkrahur për ruajtjen dhe lëvrimin e saj?  ne këtë pike rezerva është e lidhur me pyetjen sa janë konsultuar akademiket lidhur me “gjuhet arbëreshe” pasi nuk behet fjalë vetëm për një gjuhe arbëreshe..
Konkluzion :
Ligji nuk reflekton plotësisht nevojat dhe panoramën e plote de diasporës shqiptare ne Bote. Ligji përmban 70% nene lidhur me gjuhen dhe qendrat kulturore, dhe është sipërfaqësor lidhur me grupet e tjera te interesit ne Diaspore, profesione te ndryshme, angazhimin e diasporës ne fusha te ndryshme (ekonomik, sport, art, kulture, mjekësi, teknologji, kërkim shkencor , etj)
Lidhur me ruajtjen dhe mbështetjen e gjuhëve arbëreshe, një konsultim me albanologe e akademike duhet per te mirepërcaktuar nenin ne ligj.
Lidhur me Qendrat Kulturore: mandati ne ligj i kalon fushën e veprimtarisë përtej kulturës. Ne këtë rast duhet ndryshuar titulli i qendrës per te mirë prezantuar fushën e përgjegjësisë.
Komente Detajuar per projektligjin:
Neni 1 pika 1. “Ky ligj ka për objekt përcaktimin e parimeve dhe rregullave për:
1. Ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kombëtar, gjuhësor, kulturor e arsimor të
pjesëtarëve të diasporës dhe lidhshmërinë e tyre me institucionet shtetërore në vendin
e origjinës;”  kjo pike nuk ka kuptim. Pasi nuk është ligji qe vendos rregullat e ruajtjen dh kultivimit te identitetit kombëtar ne Diasporë. Pasi këtë detyre diaspora shqiptare e ka kryer ne dekada. Objektivi i ligjit për diasporën duhet te kete objektiv mënyrën e rregullimit dhe bashkërendimit te punës se diasporës me institucionet shtetërore , bashkëpunim qe duhet ti shërbejë forcimit te identitetit kombëtar, ruajtjes se gjuhës e kulturës, përthithjes se ekspertizës per zhvillimin ekonomik-social te vendit.
Pra objektivi duhet te jete me i gjithëpërfshirës.
Neni 3/ Perkufizimet ne Neni 2 te ligjit
pika 1 Perkufizimi i “Ministrit Pergjegjës” . Ne rastin kur përgjegjësia per Diasporën i ka kaluar MEPJ, ne ligj ne nene te ndryshme here përdoret “MEPJ “ here i behet referim “Ministri përgjegjës per Diasporën”. Kjo krijon konfuzion. Ndoshta duhet përcaktuar ne përkufizim një përcaktim me i plote .
pika 3: “Vendi i Origjines eshte Republika e Shqiperise”  si përcaktohet vendi i origjinës per pjestaret e diasporës. Mungon ne këtë rast përkufizimi i “pjesëtarit te diasporës shqiptare”.
Pika 5: përkufizimi i Këshillit Koordinues i Diasporës duhet të jete me i plote për te kuptuar rolin e tij.

Neni 4 mbi ndryshimet ne Kreu II , Neni 3 te ligjit
- Shfuqizimi i fjalës shtetërore nga neni, bie ne kontradiktë me titullin e Kreut “Organet Shtetërore përgjegjëse për marrëdhëniet me Diasporën”
Shfuqizimi i pikës 8: lidhur me Fondin e Zhvillimit te Diasporës  bie ndesh me strategjinë kombëtare te qeverise lidhur me implikimin ekonomik të Diasporës ne zhvillimin e vendit.
Neni 5 për neni 4 : Keshilli i Ministrave
Neni 4/1 shfuqizohet.  Perse i hiqet Këshillit te Ministrave përcaktimi i politikave per Diasporën ? A nuk duhet te jete KM te përcaktojë dhe koordinojë te tilla politika si pjese e strategjisë kombëtarë?
Neni 8 mbi Neni 6 Përgjegjësitë Qendrat Kulturore për Diasporën
Në nenin 7 bëhen këto ndryshime:
1. Në pikën 1, shkronja “c” ndryshohet me këtë përmbajtje:
“c) Të nxitë bashkëpunimin ekonomik, shkencor, teknologjik, kulturor, arsimor,
sportiv, ndërmjet Shqipërisë dhe diasporës.”  fusha e përgjegjësisë se QKD i tejkalon fushën e titullit “qendër kulturore” . Ne këtë rast ligji duhet te kompletohet ne titullin dhe rolin e qendrës.
Ndryshimet në këtë pike nuk kane ndryshim ne kuptim dhe interpretim nga teksti origjinal.
Në pikën 2, togfjalëshi “...ministri përgjegjës për diasporën...”, zëvendësohet me
togfjalëshin “ministri përgjegjës për punët e jashtme...”  ne rastin konkret a nuk është Ministri përgjegjës për diasporën dhe Ministri përgjegjës për Punët e Jashtme.
Dhe ne kushtet qe ligji duhet ti shërbejë viteve te ardhshme, ku përgjegjësia për Diasporën mund ti kaloje një ministrie tjetër ne te ardhmen, ky ndryshim nuk duhet pranohet. Kjo eviton nevojën për amende te reja ne ligj.

Neni 15
Në nenin 18 mbi Këshillin Koordinues te Diaspores , bëhen këto ndryshime:
2. Në pikën 2, shkronja “a”, fjala “...veprime...” zëvendësohet me fjalën “...sugjerime...”
dhe fjala “...përcakton...” zëvendësohet me fjalën “...sugjeron...”. – Kjo pike lidhet me rolin që duhet te ketë Keshilli lidhur me Strategjinë kombëtare te diasporës. Ndryshimi i fjalës “përcakton linja orientuese per strategjinë e diasporës” ne “sugjeron linja orientues për strategjinë e diasporës”, kjo minimizon kontributin e anëtarëve te KKDs si një nga zërat kryesore te problemeve dhe interesave te Diaspores ne krijimin e strategjisë kombëtare. Fjala “Sugjerim” do te thotë që Ministria përgjegjëse per Diasporen ruan te gjitha te drejtat te mos i marre parasysh sugjerimet.

3. Në pikën 2 shtohen paragrafët “c” dhe “ç” me këtë përmbajtje:
“ç) Këshilli Koordinues i Diasporës identifikon, trajton, dhe propozon çështje dhe
projekte me natyrë ekonomike, ligjore, kulturore, shkencore e sportive për
diasporën”.  perse duhet kufizuar vetëm ne këto pika, duke lene jashtë edukimin, shëndetësinë, tematika sociale rininë, gruan, fëmijët”
4. Pika 3 ndryshohet si më poshtë:
“3. Anëtarët e Këshillit mbajnë kontakte, organizojnë aktivitete me komunitetet shqiptare në shtetet që përfaqësojnë, në varësi të agjendave të planifikuara nga kryesia e Këshillit.”
- kjo pike nuk ka vend ne ligj, pasi është e lidhur me rregulloren e brendshme te Keshillit. Dhe është ne kontradiktë me rolin dhe mandatin e anëtarit te Keshillit is përfaqësues i komunitetit te vendit ku jeton.
Gjithashtu “kryesia e Këshillit” nuk ka asnjë kuptim dhe përkufizim ne ligjin e diasporës”.
Neni 17
Në nenin 20, bëhen këto ndryshime:
1. Pika 2 ndryshohet si më poshtë:
“2. Përfaqësuesit e Këshillit përzgjidhen nga shtetet ku jeton komuniteti shqiptar.”  Duhet te jete me specifik se si përzgjidhen ne baze te nenin 1 te këtij ligji (objektivi)
2. Pika 4 shfuqizohet.  shfuqizimi i kësaj pikës “vendi i origjinës nuk ushtron influence ne procedurat dhe kushtet e përzgjedhjes se përfaqësuesve te Këshillit” -heq mundësinë përfaqësimit ne Këshilla përfaqësues te trevave shqiptare si Mali Zi , Kosova dhe Maqedonia (si vende te origjinës). Ne ligjin aktual Këshilli Koordinues kishte përfaqësues nga te gjitha trevat shqiptare pa dallim dhe çfuqizimi i kësaj pike, kufizon përzgjedhjen ne baze te vendit te origjinës, qe ne neni 2 “përkufizime lidhet vetëm me Republikën e Shqipërisë”. Gjithashtu duke mos pasur ne ligj përkufizimin e Vendit te orgjines, ky nen i ndryshuar lejon hapësirë për abuzime me konsekuenca te përçarjes kombëtare ne Diaspore.

Neni 18:
Neni 22 shfuqizohet. Ky nen është i lidhur me Fondin Shqiptar për zhvillimin e Diasporës. Një organ qe mund ta luante shume mire rolin koordinues dhe zhvillimit financiar për përthithjen e resurseve dhe ekspertizës nga Diaspora po te kishte nje strategji zhvillimi te mire me pjesëmarrjen aktive te Diasporës.. Shfuqizimi i këtij neni, dhe shfuqizimi i ligjit per kete fond, largon nje potencial te mire te bashkëpunimit ekonomik.

Postuar më: 28.03.2024 01:49

arrow

Anila H.

Komentet për projektligjin për “DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 16/2018 “PËR DIASPORËN”, I NDRYSHUAR”

Komente të përgjithshme:

Ne Raportin e vlerësimit si dhe relacionin qe shoqëron projektligjin theksohet që ndryshimet konsistojnë si ne forme dhe përmbajtje kryesisht lidhur me organizimin e veprimtarisë se strukturave, funksionit dhe përgjegjësive qe do te kenë, ne mënyre qe te shmangen mospërputhjet e kuadrit rregullator dhe pa kuptueshmëria e dispozitave te ligjit, por ne asnjë pjese te dokumenteve nuk jepen konkretisht reference e neneve dhe dispozitave te kësaj mospërputhje.
Shpesh përdoret argumenti për zbatimin e strategjisë kombëtare te diasporës do te përdoret vetëm një kanal komunikimi krahasuar me pare, ndërkohë që aktivitetet lidhur me Diasporën ndahen ne përgjegjësinë e 2 ministrive: Ministria e Arsimit përmes Qendrës se Botimeve te Diasporës (gjithshka qe lidhet me shkollat shqipe dhe ruajtja e gjuhës ) si dhe MEPJ.

Ndryshimet ne ligj ne pjesën me te madhe kane ndryshime teksti me te njëjtin kuptim si versioni origjinal, pa ndikuar ne përmbajtje.
Ne dokumentat përsëritet shpesh që ndryshimet te cilat sjell ky projektligj do ti shërbejë efikasitetit te ndërveprimit me komunitetin shqiptar jashtë Shqipërisë, përcaktimin e procedurave për rritjen e bashkëpunimit si dhe mbrojtjes me mire te drejtave dhe interesave te pjesëtareve te diasporës.
Ne ligj nuk reflektohet mbrojtja e te drejtave dhe interesave te diasporës, duke filluar qe nga e drejta kushtetuese e votës.

Lidhur me 3 pyetjet ne dokumentin Konsultativ:

1. A jeni dakord me propozimin per rritjen e numrit te përfaqësueseve te diasporës ne Këshillin Koordinues te Diasporës nga 15 ne te paktën 21 përfaqësues ? Përgjigja është po, por numri duhet te jete i përcaktuar per te evituar variacion te numrit nga nje mandat ne tjetër.

2. A jeni dakord ne moskufizimin gjeografik te anëtareve ne KKD ? PO , vetëm se duhet te ketë kritere ne baze zona gjeografike dhe ne baze te kategorive te përfaqësimeve ekspertize profesionale.

3. A duhet te ndërmerren veprime te mëtejshme për gjuhen arbëreshe, si një nga gjuhet qe duhet përkrahur për ruajtjen dhe lëvrimin e saj?  ne këtë pike rezerva është e lidhur me pyetjen sa janë konsultuar akademiket lidhur me “gjuhet arbëreshe” pasi nuk behet fjalë vetëm për një gjuhe arbëreshe..

Konkluzion :
Ligji nuk reflekton plotësisht nevojat dhe panoramën e plote de diasporës shqiptare ne Bote. Ligji përmban 70% nene lidhur me gjuhen dhe qendrat kulturore, dhe është sipërfaqësor lidhur me grupet e tjera te interesit ne Diaspore, profesione te ndryshme, angazhimin e diasporës ne fusha te ndryshme (ekonomik, sport, art, kulture, mjekësi, teknologji, kërkim shkencor , etj)

Lidhur me ruajtjen dhe mbështetjen e gjuhëve arbëreshe, një konsultim me albanologe e akademike duhet per te mirepërcaktuar nenin ne ligj.

Lidhur me Qendrat Kulturore: mandati ne ligj i kalon fushën e veprimtarisë përtej kulturës. Ne këtë rast duhet ndryshuar titulli i qendrës per te mirë prezantuar fushën e përgjegjësisë.

Komente Detajuar per projektligjin:

Neni 1 pika 1. “Ky ligj ka për objekt përcaktimin e parimeve dhe rregullave për:
1. Ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kombëtar, gjuhësor, kulturor e arsimor të
pjesëtarëve të diasporës dhe lidhshmërinë e tyre me institucionet shtetërore në vendin
e origjinës;”  kjo pike nuk ka kuptim. Pasi nuk është ligji qe vendos rregullat e ruajtjen dh kultivimit te identitetit kombëtar ne Diasporë. Pasi këtë detyre diaspora shqiptare e ka kryer ne dekada. Objektivi i ligjit për diasporën duhet te kete objektiv mënyrën e rregullimit dhe bashkërendimit te punës se diasporës me institucionet shtetërore , bashkëpunim qe duhet ti shërbejë forcimit te identitetit kombëtar, ruajtjes se gjuhës e kulturës, përthithjes se ekspertizës per zhvillimin ekonomik-social te vendit.
Pra objektivi duhet te jete me i gjithëpërfshirës.

Neni 3/ Perkufizimet ne Neni 2 te ligjit
pika 1 Perkufizimi i “Ministrit Pergjegjës” . Ne rastin kur përgjegjësia per Diasporën i ka kaluar MEPJ, ne ligj ne nene te ndryshme here përdoret “MEPJ “ here i behet referim “Ministri përgjegjës per Diasporën”. Kjo krijon konfuzion. Ndoshta duhet përcaktuar ne përkufizim një përcaktim me i plote .
pika 3: “Vendi i Origjines eshte Republika e Shqiperise”  si përcaktohet vendi i origjinës per pjestaret e diasporës. Mungon ne këtë rast përkufizimi i “pjesëtarit te diasporës shqiptare”.
Pika 5: përkufizimi i Këshillit Koordinues i Diasporës duhet të jete me i plote për te kuptuar rolin e tij.

Neni 4 mbi ndryshimet ne Kreu II , Neni 3 te ligjit

- Shfuqizimi i fjalës shtetërore nga neni, bie ne kontradiktë me titullin e Kreut “Organet Shtetërore përgjegjëse për marrëdhëniet me Diasporën”
Shfuqizimi i pikës 8: lidhur me Fondin e Zhvillimit te Diasporës  bie ndesh me strategjinë kombëtare te qeverise lidhur me implikimin ekonomik të Diasporës ne zhvillimin e vendit.

Neni 5 për neni 4 : Keshilli i Ministrave
Neni 4/1 shfuqizohet.  Perse i hiqet Këshillit te Ministrave përcaktimi i politikave per Diasporën ? A nuk duhet te jete KM te përcaktojë dhe koordinojë te tilla politika si pjese e strategjisë kombëtarë?
Neni 8 mbi Neni 6 Përgjegjësitë Qendrat Kulturore për Diasporën
Në nenin 7 bëhen këto ndryshime:
1. Në pikën 1, shkronja “c” ndryshohet me këtë përmbajtje:
“c) Të nxitë bashkëpunimin ekonomik, shkencor, teknologjik, kulturor, arsimor,
sportiv, ndërmjet Shqipërisë dhe diasporës.”  fusha e përgjegjësisë se QKD i tejkalon fushën e titullit “qendër kulturore” . Ne këtë rast ligji duhet te kompletohet ne titullin dhe rolin e qendrës.
Ndryshimet në këtë pike nuk kane ndryshim ne kuptim dhe interpretim nga teksti origjinal.
Në pikën 2, togfjalëshi “...ministri përgjegjës për diasporën...”, zëvendësohet me
togfjalëshin “ministri përgjegjës për punët e jashtme...”  ne rastin konkret a nuk është Ministri përgjegjës për diasporën dhe Ministri përgjegjës për Punët e Jashtme.
Dhe ne kushtet qe ligji duhet ti shërbejë viteve te ardhshme, ku përgjegjësia për Diasporën mund ti kaloje një ministrie tjetër ne te ardhmen, ky ndryshim nuk duhet pranohet. Kjo eviton nevojën për amende te reja ne ligj.


Neni 15
Në nenin 18 mbi Këshillin Koordinues te Diaspores , bëhen këto ndryshime:
2. Në pikën 2, shkronja “a”, fjala “...veprime...” zëvendësohet me fjalën “...sugjerime...”
dhe fjala “...përcakton...” zëvendësohet me fjalën “...sugjeron...”. – Kjo pike lidhet me rolin që duhet te ketë Keshilli lidhur me Strategjinë kombëtare te diasporës. Ndryshimi i fjalës “përcakton linja orientuese per strategjinë e diasporës” ne “sugjeron linja orientues për strategjinë e diasporës”, kjo minimizon kontributin e anëtarëve te KKDs si një nga zërat kryesore te problemeve dhe interesave te Diaspores ne krijimin e strategjisë kombëtare. Fjala “Sugjerim” do te thotë që Ministria përgjegjëse per Diasporen ruan te gjitha te drejtat te mos i marre parasysh sugjerimet.

3. Në pikën 2 shtohen paragrafët “c” dhe “ç” me këtë përmbajtje:
“ç) Këshilli Koordinues i Diasporës identifikon, trajton, dhe propozon çështje dhe
projekte me natyrë ekonomike, ligjore, kulturore, shkencore e sportive për
diasporën”.  perse duhet kufizuar vetëm ne këto pika, duke lene jashtë edukimin, shëndetësinë, tematika sociale rininë, gruan, fëmijët”
4. Pika 3 ndryshohet si më poshtë:
“3. Anëtarët e Këshillit mbajnë kontakte, organizojnë aktivitete me komunitetet shqiptare në shtetet që përfaqësojnë, në varësi të agjendave të planifikuara nga kryesia e Këshillit.”
- kjo pike nuk ka vend ne ligj, pasi është e lidhur me rregulloren e brendshme te Keshillit. Dhe është ne kontradiktë me rolin dhe mandatin e anëtarit te Keshillit is përfaqësues i komunitetit te vendit ku jeton.
Gjithashtu “kryesia e Këshillit” nuk ka asnjë kuptim dhe përkufizim ne ligjin e diasporës”.

Neni 17 per nenin 20, bëhen këto ndryshime:
1. Pika 2 ndryshohet si më poshtë:
“2. Përfaqësuesit e Këshillit përzgjidhen nga shtetet ku jeton komuniteti shqiptar.”  Duhet te jete me specifik se si përzgjidhen ne baze te nenin 1 te këtij ligji (objektivi)
2. Pika 4 shfuqizohet.  shfuqizimi i kësaj pikës “vendi i origjinës nuk ushtron influence ne procedurat dhe kushtet e përzgjedhjes se përfaqësuesve te Këshillit” -heq mundësinë përfaqësimit ne Këshilla përfaqësues te trevave shqiptare si Mali Zi , Kosova dhe Maqedonia (si vende te origjinës). Ne ligjin aktual Këshilli Koordinues kishte përfaqësues nga te gjitha trevat shqiptare pa dallim dhe çfuqizimi i kësaj pike, kufizon përzgjedhjen ne baze te vendit te origjinës, qe ne neni 2 “përkufizime lidhet vetëm me Republikën e Shqipërisë”. Gjithashtu duke mos pasur ne ligj përkufizimin e Vendit te orgjines, ky nen i ndryshuar lejon hapësirë për abuzime me konsekuenca te përçarjes kombëtare ne Diaspore.

Neni 18: per Neni 22 shfuqizohet. --> Ky nen është i lidhur me Fondin Shqiptar për zhvillimin e Diasporës. Një organ qe mund ta luante shume mire rolin koordinues dhe zhvillimit financiar për përthithjen e resurseve dhe ekspertizës nga Diaspora po te kishte nje strategji zhvillimi te mire me pjesëmarrjen aktive te Diasporës.. Shfuqizimi i këtij neni, dhe shfuqizimi i ligjit per kete fond, largon nje potencial te mire te bashkëpunimit ekonomik.

Postuar më: 28.03.2024 01:53

arrow

Etmond G.

A jeni dakord me propozimin për rritjen e numrit e anëtarëve të Këshillit Koordinues te Diasporës?
- Jemi dakort për rritjen e numrit të anëtarëve të Këshillit Koordinues të Diasporës pasi me këtë meënyrë do të ishte më gjithëpërfshirëse.
Por jemi krejtësisht të kundërt dhe të dëshpëruar kur shkelet ligji, anashkalohet Diaspora dhe Komuniteti real, pasi “përzgjedhja” e përfaqësuesve të diasporës të paktën të atyre që përfaqësojnë Greqinë u bë me emërime dhe jo me zgjedhje, në mënyrë tinëzare, jo transparente dhe abuzive. Madje, me keqardhje Ju informojmë se ky veprim ka i kryer nga funksionar jo përgjegjës, ka ngjallur shumë reagime dhe fatkeqësisht ka përçarë komunitetin dhe Diasporën.
Pasi u shkel ligji, u anashkaluan shoqatat, organizatat, intelektualë etj, pasi askush nuk u pyet, çdo gjë u procedua në mënyrë shumë të fshehtë

A jeni dakord me moskufizimin gjeografik të anëtarëve të Këshillit Koordinues te Diasporës?


- Përfaqësuesit e Diasporës duhet të jenë figura me integritet të larë, me kontribut në vendin ku jetojnë (pritës) dhe sigurisht të gëzojnë respektin dhe mbështetjen e Diasporës Shqiptare në vendin ku jetojnë, heqja e kufizimit gjeografik, duhet të jetë e kujdesshme që të mos dëmtohen vendet me numrin më të lartë të qytetarëve shqiptarë – diasporës shqiptare, siç Italia dhe Greqia.

A jeni dakord që duhet të ndërmerren veprime të mëtejshme për gjuhën arbëreshe, sinjë nga gjuhët që duhet përkrahur për ruajtjen dhe lëvrimin e saj?

- Sigurisht që Po, madje duhet zgjeruar edhe në vende të tjera më specifike, siç është Greqia. I gjithë faktori i Diasporës duhet të angazhohet në këdë drejtim duke bashkëpunuar dhe koordinuar përpjekjet sëbashkë si me institucionet shtetërore po ashtu edhe me faktorin e diasporës si: shoqata, organizata, fenderata, shoaëria civile etj.


Me respekt
Etmond Guri
Anëtar i Bordit Drejtues të Diasporës Shqiptare në Greqi
Ish-kryetar i Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi
Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Kulturore dhe Artistike “Lushnja” në Greqi
Përgjegjës i Departamentit të Drejtave të Njeriut dhe Integrimit pranë Organizatës “JETA”
Aktivist me pjesëmarrje në shumë institucione në Greqi, siç anëtar në Këshillin e Kontrollit Social në Radiotelevizionin Kombëtar të Greqisë – ERT
Anëtar i Këshillit të Integrimit të Emigrantëve në Bashkinë e Athinës nga viti 2015 – 2023, etj.

Postuar më: 28.03.2024 05:09

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.