STRATEGJIA KOMBËTARE E ZHVILLIMIT TË SIPËRMARRJES INOVATIVE
Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit
|
Postuar më: 27.03.2024
|
Data e Mbylljes: 26.04.2024
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 1476
Draft Strategjia Kombëtare e Zhvillimit të Sipërmarrjes Inovative 2024 - 2030, dhe plani i veprimit për zbatimin e saj, janë hartuar si një dokument politikash afatmesëm i shtrirë në 6 vite duke qenë në këtë mënyrë në përputhje edhe me Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2022-2030. Njëkohësisht, draft strategjia është hartuar në përputhje dhe kontribuon në realizimin e Agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm.
Në këtë dokument strategjik parashikohet në një formë gjithëpërfshirëse vizioni i strategjisë, qëllimet e politikave, dhe masat e nevojshme për arritjen e secilit prioritet, primar dhe sekondar. Në të njëjtën kohë, dokumenti strategjik parashikon edhe treguesit kryesorë të performancës, me qëllim matjen e rezultateve për arritjen e objektivave specifik dhe përmbushjen e qëllimeve të politikave. Për të siguruar arritjen e objektivave specifik, draftstrategjia është shoqëruar me Planin e Veprimit që mbulon të njëjtën periudhë 2024-2030, si edhe parashikon buxhetin e nevojshëm për realizimin e prioriteteve të parashikuara.
Palët e interesuara janë të ftuara për të paraqitur komentet dhe rekomandimet e tyre, brenda 20 ditëve pune nga data e shpalljes së këtij njoftimi.
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim