Projektligji "Për disa ndryshime në Ligjin nr. 61/2012 “Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar

Ministria e Financave

|

Postuar më: 26.04.2024

|

Data e Mbylljes: 24.05.2024

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 2

|

Nr.Shikimeve: 1293

PDF

|

XML

Komentet nga qytetarët

arrow

DHOMA AMERIK. E TREGT. NE SHQIPERI

Në kuadër të publikimit të projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë, Dhoma Amerikane e Tregtisë dëshiron tju përcjellë sugjerimet e bizneseve anëtare të saj të cilat i gjeni si më poshtë:

- Ruajtja e përmasave aktuale të pullave të akcizes prej 44 x 20mm është me shumë rëndësi për të shmangur ndryshime të panevojshme, komplekse dhe të kushtueshme në pozicionimin e elementëve të detyrueshëm në paketë, që do të çonte në ndryshim pakete.
- Sugjerojmë që procesi të ketë qartësi dhe afate me qëllim që të mos gjendemi në kushtet e mungesës së pullave të akcizës gjatë periudhës tranzitore. Duhet pak më shumë transparencë.
- Ulja e kostove të pullave fiskale është thelbësore pasi aktualisht është shumë më e lartë dhe jo proporcionale në Shqipëri krahasuar me vendet e tjera dhe me ndryshim të dukshëm nga kostot e pullave fiskale në rajon dhe BE.
- Sugjerojmë që Draft Vendimi i Këshillit të Ministrave në zbatim të projektligjit të dalë njëkohësisht me Ligjin në mënyrë që të kemi një kuadër sa më të plotë ligjor për këtë cështje.

Shpresojmë që këto sugjerime të merren në konsideratë dhe gjithashtu shprehim gadishmërinë tonë për të zhvilluar takime konsultative me grupin e punës që ka hartuar këtë projektligj, në mënyrë që ti diskutojmë më në detaje këto propozime.

Me respekt,
Dhoma Amerikane e Tregtisë

Postuar më: 23.05.2024 04:16

arrow

DHOMA AMERIK. E TREGT. NE SHQIPERI

Postuar më: 23.05.2024 04:21

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.