PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 125/2013 “PËR KONCESIONET DHE PARTNERITETIN PUBLIK PRIVAT”, TË NDRYSHUAR

Ministria e Financave

|

Postuar më: 02.07.2018

|

Data e Mbylljes: 25.07.2018

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 1812

PDF

|

XML

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr. 125/2013 “Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat”, i ndryshuar është një iniciative ligjore e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.  Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka në fushën e përgjegjësisë orientimin dhe harmonizimin e veprimtarisë për zhvillimin e koncesioneve/PPP por njëkohësisht dhe hartimin e politikave për mirëadministrimin e buxhetit, në të cilat përfshihen: planifikimi dhe zbatimi i buxhetit, programimi strategjik dhe monitorimi i investimeve publike, monitorimi i marrëdhënieve financiare ndërqeveritare, kontrolli financiar i transaksioneve publike dhe hartimi i pasqyrave financiare të konsoliduara të qeverisë.

Nëpërmjet këtij projektligji synohet të rritet kontrolli i Ministrisë përgjegjëse për Financat gjatë fazës së përgatitjes së projekteve të koncesiont/PPP, për të mbajtur nën kontroll angazhimet fiskale të marra për sipër nga Autoritetet Kontraktuese me qëllim minimizim e impaktit të tyre në buxhet.

Nisur nga fakti që kontratat e koncesionit/PPP janë afatgjata (me një afat që shkon maksimalisht 35 vjet) dhe përmbajnë risqe të shumta ku një pjesë e tyre janë mbajtur nga Autoritetet Kontraktuese, është e domosdoshme edhe monitorimi i këtyre risqeve nga ana e ministrisë përgjegjëse për Financat në rolin e Autoritetit Përgjegjës për monitorimin dhe menaxhimin e risqeve buxhetore.

Për të eleminuar çdo implikim të paparashikuar të Buxhetit të shtetit si rrjedhojë e angazhimeve financiare të pakontrolluara nga ana e Autoritetetve Kontraktuese  dhe me qëllim që Ministria përgjegjëse për Financat të jetë në dijeni të të gjithë ecurisë së projekteve dhe kontratave të koncesionit/PPP, është e domosdoshme përfshirja në ligj edhe e parashikimeve mbi raportimin e ecurisë së këtyre kontratave.

Gjithashtu me anë të këtyre ndryshimeve synohet të rritet mundësitë e financimit të projekteve duke garantuar për institucionet financiare mekanizma të zëvendësimit të koncesionareve të cilat rrisin besueshmërinë dhe ulin ndjeshëm riskun financiar të projekteve.

Ndryshimi i kuadrit institucional i parashikuar në këtë projektligj do të sjellë përgatitjen me cilësi të studimit të fizibilitetit i cili përbën thelbin e rezultateve dhe suksesit të një projekti koncesioni/PPP.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.