PËR MIRATIMIN PLANIT TË VEPRIMIT 2024-2026 NË ZBATIM TË STRATEGJISË NDËRSEKTORIALE TË SIGURISË NË KOMUNITET 2021-2026”

Ministria e Punëve të Brendshme

|

Postuar më: 05.07.2024

|

Data e Mbylljes: 02.08.2024

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 1

|

Nr.Shikimeve: 1033

PDF

|

XML

Qëllimi i këtij projektvendimi është bashkërendimi, koordinimi dhe harmonizimi i përpjekjeve e nismave të të gjithë institucioneve në vend, duke krijuar kuadrin e nevojshëm për bashkëpunim ndërmjet të gjithë aktorëve, përmes roleve e përgjegjësive të tyre institucionale si dhe synon të përcaktojë orientimet politike që duhen ndërmarrë nga institucionet për parandalimin e të gjitha formave të kriminalitetit, duke bashkëvepruar me komunitetin për gjetjen e zgjidhjeve me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe adresimin e sfidave tek institucionet përkatëse në nivel qendror dhe vendor.

Komentet nga qytetarët

arrow

Agjencia e Trajtimit te Sherbimeve

Punonjesit social dhe politikat sociale ne shqiperi janë lënë jashte funksionit. Duhet të meren masa qe punonjësi social të jetë më afër familjeve.

Postuar më: 28.07.2024 05:53

Ministria e Punëve të Brendshme

arrow
Në lidhje me këtë koment të ardhur në Regjistrin Elektronik për Njoftimet dhe Konsultimet Publike sqarojmë se, pranë të gjitha njësive administrative (bashki) ka punonjës social për çështjet e dhunës në familje, punonjës social për çështje të mbrojtjes së fëmijëve, të cilët kanë një koordinim dhe bashkëveprim të konsoliduar me punonjësit e policimit në komunitet, për referimin dhe trajtimin e rasteve. Gjithashtu, plani i veprimit për periudhën 2024-2026, përfshin masa të cilat e përforcojnë rolin e këtyre strukturave përmes rritjes së kapaciteteve të tyre profesionale dhe procedurave të bashkëpunimit
Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.