Projektligji “Për shëndetin e kafshëve"

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

|

Postuar më: 26.07.2024

|

Data e Mbylljes: 23.08.2024

|

Statusi: Konsultim i hapur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 16

PDF

|

XML

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural hap procesin e konsultimit publik për projektligjin “Për shëndetin e kafshëve"

Qëllimi i këtij projektligji është të përcaktojë rregullat për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve të kafshëve të cilat janë të transmetueshme tek kafshët ose tek njerëzit, organizimin sipas përparësive të klasifikimit të sëmundjeve dhe përcaktimin e përgjegjësive në fushën e shëndetit të kafshëve, zbulimin në kohë, njoftimin dhe raportimin e sëmundjeve, survejancën, programet e çrrënjosjes dhe statusin i pastër nga sëmundja, ndërgjegjësimin, përgatitjen dhe kontrollin e sëmundjeve, regjistrimin dhe miratimin e stabilimenteve dhe të transportuesve, lëvizjeve dhe gjurmueshmërisë së kafshëve, materialit riprodhues dhe produkteve me origjinë shtazore brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Ju ftojmë të dërgoni komentet dhe sugjerimet tuaja brenda 20 ditëve pune nga data e shpalljes së njoftimit të procesit të njoftimit dhe konsultimit publik në adresën Kjara.Vogli@bujqesia.gov.al .

Faleminderit!

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Identifikohu për të komentuar