Për prodhimin, transportimin, tregtimin dhe përdorimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme, për transport

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

|

Postuar më: 26.08.2024

|

Data e Mbylljes: 23.09.2024

|

Statusi: Konsultim i hapur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 45

PDF

|

XML

Ky projektligj ka objekt promovimin e prodhimit dhe të përdorimit të Burimeve të Energjisë së Rinovueshme për sektorin e Transportit, nëpërmjet përdorimit të biokarburanteve për zëvendësimin e një pjese të nënprodukteve të naftës me lëndë djegëse jo fosile për motorët me djegie të brendshme. Në këtë kuadër, Shqipëria është e angazhuar në kuadër të Acquis të plotësojë Objektivin kombëtar për Energjinë e Rinovueshme.
Qëllimi i ligjit është të krijohen politika te tilla nxitëse për kultivimin të bimëve energjetike në Shqipëri dhe mundesine e perdorimit te biomasave me origjine te ndryshme per te garantuar  mbrojtjen e mjedisin nëpërmjet respektimit të kritereve të qëndrueshmërisë dhe reduktimit të emetimeve të gazeve serrë për biokarburantet, biolëngjet dhe lëndët djegëse nga biomasa, si dhe plotësimin e kërkesave për cilësinë e karburanteve në sektorin e transportit referuar parashikimeve në direktivën 2018/2001KE, të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 11 Dhjetor 2018, “Mbi promovimin e përdorimit të energjisë nga burimet e energjive të rinovueshme”, amenduar se fundmi me direktivën 2023/2413KE, të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 18 Tetor 2023, e cila shfuqizon direktivën 2009/28/KE, si dhe plotësimi i kërkesave të Direktivës 2009/30/EC për cilësinë e karburanteve në transport.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Identifikohu për të komentuar