PËR NJOHJEN E PERIUDHAVE TË PUNËSIMIT NË INSTITUCIONET SHTETËRORE, NË ISH-NDËRMARRJET SHTETËRORE, NË ISH-NDËRMARRJET BUJQËSORE DHE NË ISH-KOOPERATIVAT BUJQËSORE PËR EFEKT PENSIONI NË SISTEMIN E SIGURIMEVE SHOQËRORE

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit

|

Postuar më: 18.10.2024

|

Data e Mbylljes: 15.11.2024

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 3

|

Nr.Shikimeve: 1082

PDF

|

XML

Komentet nga qytetarët

arrow

Hafiz L.


Përshëndetje, kam nevojë për informacion. Gjatë muajve qershor dhe korrik kam dërguar dokumente në e-Albania për të shqyrtuar pozicionin tim të pensionit nga data 29/05/1979 deri më 01/03/1993 (fillimi i asistences)

E-Albania më ka dhënë dokumentin e fillimit, por kam nevojë edhe për dokumentin e mbylljes (kështu më këshilluan për mbylljen e asistencës).

Faleminderit

Postuar më: 28.10.2024 09:37

arrow

ilir m.

Mendoj se duhet te behet nje shtese ne nenin 6/1, a,
- per personat qe kane filluar pune para moshes 18 vjec dhe e kane te dokumentuar, duhet te njihet se periudhe pune per efekt vjetersie.

kjo mendoj se ka shume persona qe kane filluar pune para moshes 18 vjec dhe kjo dispozite i penalizon, per rrjedhoje duhet te behet nje shtese qe te njohet kjo periudhe por te jete e dokumentuar me libreze apo dokument tjeter.
Faleminderit nese e merrni ne konsiderate

Postuar më: 29.10.2024 09:59

arrow

Drita D.

SUGJERIM per projektligjin "PËR NJOHJEN E PERIUDHAVE TË PUNËSIMIT NË INSTITUCIONET SHTETËRORE, NË ISH-NDËRMARRJET SHTETËRORE, NË ISH-NDËRMARRJET BUJQËSORE DHE NË ISH-KOOPERATIVAT BUJQËSORE PËR EFEKT PENSIONI NË SISTEMIN E SIGURIMEVE SHOQËRORE"
Ne lidhje me projektligjin doja te sugjeroja dhe per njohjen e periudhes se asistences se punes, pasi ndodh qe dhe pse asistenca e punes sipas ligjit te asaj kohe kur eshte aprovuar perfitohej per 1 vit per cdo punonjes, ka raste qe jo te gjithe muajt e asistences njihen nga ISSH, pasi ka humbje te muajve te asistences. Kete po e them dhe nga rasti im, pasi asistencen e kam perfituar per 1 vit, nderkohe me njihen vetem 4 muaj nga ajo asistence.
Po ashtu, per shkak te procedurave ankimuese ne Komisionet perkatese, data e daljes ne pension shtyhet, dhe te kete nje njohje reale te dates se daljes ne pension kur mbushet mosha per perfitimin e pensionit, pas permbusjes se procedurave ankimuese dhe shlyerjes se detyrimeve ( nese ka ). Kjo per arsye qe cdo pensionist pavaresisht procedurave ankimuese qe marrin kohe, t'u njihet data e daljes ne pension kur mbushin moshen.
Shpresoj qe sugjerimi im te merret parasysh,
Faleminderit!

Postuar më: 31.10.2024 12:04

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.