PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9831, DATË 12.11.2007, “PËR DËMSHPËRBLIMIN E ISH TË DËNUARVE POLITIKË TË REGJIMIT KOMUNIST”, TË NDRYSHUAR

Ministria e Financave

|

Postuar më: 17.07.2018

|

Data e Mbylljes: 10.08.2018

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 1561

PDF

|

XML

Qëllimi i këtij projektligji, është mundësimi i të drejtës ligjore që gëzojnë ish të përndjekurit e regjimit komunist, të cilët janë ende në jetë dhe bëjnë pjesë në kategorinë parësore, të përfitojnë gjithë shumën e miratuar të dëmshpërblimit financiar, sipas parashikimeve të kuadrit ligjor në fuqi. Gjithashtu, nëpërmjet këtij projektakti, synohet edhe përshpejtimi i procesit të dëmshpërblimit financiar për familjarët e viktimave të burgosura, ekzekutuara dhe të internuara.Ashtu sikurse ligjet e mëparshme amenduese të ligjit nr. 9831/2007, të ndryshuar, edhe ky projektligj synon përmbylljen e procesit të dëmshpërblimit për ata ish-të dënuar që kanë vuajtur vetë dënimin gjatë regjimit komunist, si dhe familjarëve të tyre, nëpërmjet gjetjes së mekanizmave eficientë.

Objektivat kryesore të synuara nëpërmjet këtij projektligji janë:

 

  • Përmbyllja përfundimtare e procesit të dëmshpërblimit për ata ish-të dënuar që kanë vuajtur vetë dënimin gjatë regjimit komunist, ende në jetë;
  • Heqja e raportit të përcaktuar të fondit të miratuar, ku 70% i vihej në dispozicion kategorisë parësore dhe pjesa tjetër i shpërndahej kategorisë së trashëgimtarëve;
  • Dëmshpërblimi i plotë, për të gjithë ata ish të dënuar, të cilët janë ende në jetë, por që për shkak të kufizimeve aktuale të kuadrit ligjor në fuqi, ku përcaktohet ndarja e shumës së dëmshpërblimit në 8 këste, me vlerë maksimale 1 000 000 lekë, nuk kanë marrë gjithë shumën e miratuar të dëmshpërblimit. Ndërkohë që, ekzistojnë subjekte parësore, të cilat e superojnë këtë vlerë (8 x 1 000 000 lekë);

 Gjithashtu, ky projektligj synon të trajtojë ato subjekte përfituese, vlera totale e miratuar për të cilët është deri në 1.000.000 lekë, duke krijuar mundësinë që të likuidohen në një këst të vetëm, pavarësisht fazës në të cilën ndodhet shpërndarja e dëmshpërblimit,

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.