Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të ndryshuar”
|
Postuar më: 02.12.2024
|
Data e Mbylljes: 30.12.2024
|
Statusi: Konsultim i hapur
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 92
Ministria e Drejtësisë, në kuadër të procesit të konsultimit për projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të ndryshuar” mirëpret sugjerimet nga qytetarët, ekspertë të fushës, nga të gjitha institucionet e interesuara, Dhoma Kombëtare e Avokatisë, organizata jofitimprurëse, shoqëria civile që kanë si objekt të veprimtarisë mbrojtjen e të drejtës së pronës për subjektet që kanë humbur pronat e tyre gjatë regjimit të mëparshëm, lidhur me shtyrjen e afateve ligjore sa i përket shqyrtimit të kërkesave të pa trajtuara, vlerësimit financiar të vendimeve dhe procesit të ekzekutimit.
Kontributet që në kuadër të procesit të konsultimit dhe përmirësimit të përmbajtjes së projektligjit, do të përcillen nga institucionet e interesuara nëpërmjet postës elektronike drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, me anë të regjistrit elektronik në adresën http://www.konsultimipublik.gov.al, në adresën postare të Ministrisë së Drejtësisë “Bulevardi “Zogu I-rë”, Tiranë”, si dhe në adresën e emailit të koordinatorit për konsultimin publik: Greis.Como@drejtesia.gov.al.
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim