“PËR MIRATIMIN E PROCEDURAVE STANDARDE TË VEPRIMIT PËR MBROJTJEN E VIKTIMAVE DHE VIKTIMAVE TË MUNDSHME TË TRAFIKIMIT”

Ministria e Brendshme

|

Postuar më: 28.07.2025

|

Data e Mbylljes: 25.08.2025

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 330

PDF

|

XML

Procedurat Standarde të Veprimit (PSV) për mbrojtjen e viktimave të trafikimit kanë për qëllim të ofrojnë një kuadër të qartë, të harmonizuar dhe funksional për të gjitha hallkat institucionale shtetërore dhe jo-shtetërore të përfshira në trajtimin e këtij fenomeni kompleks dhe të ndjeshëm.

Ato përcaktojnë hapat që duhen ndjekur dhe ndarjen e qartë të përgjegjësive ndërmjet aktorëve të përfshirë në të gjitha fazat e procesit – nga identifikimi fillestar i një rasti të mundshëm, deri te mbështetja afatgjatë dhe riintegrimi i viktimës në shoqëri.

Këto procedura janë ndërtuar mbi parimin e respektimit të të drejtave të njeriut dhe vendosin në qendër të veprimit viktimën, duke siguruar një qasje gjithëpërfshirëse, të ndjeshme ndaj gjinisë dhe moshës, si dhe të përshtatur me nevojat individuale të çdo rasti. Ato synojnë jo vetëm parandalimin e trafikimit, por edhe një përgjigje efektive dhe të koordinuar për identifikimin, mbrojtjen, asistencën, kthimin vullnetar të asistuar dhe riintegrimin e viktimave të trafikimit dhe viktimave të mundshme – pavarësisht nëse janë shtetas shqiptarë apo të huaj, dhe pavarësisht nëse janë të identifikuar brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.