Projektligj Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8874, datë 29.03.2002, "Për kontrollin e lëndëve që përdoren për fabrikimin e paligjshëm të lëndëve narkotike dhe psikotrope"

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

|

Postuar më: 24.10.2025

|

Data e Mbylljes: 21.11.2025

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 202

PDF

|

XML

Projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 8874, datë 29.03.2002, "Për kontrollin e lëndëve që përdoren për fabrikimin e paligjshëm të lëndëve narkotike dhe psikotrope". 

Qëllimi kryesor i ketij projektligji është përmirësimi i kuadrit ligjor ekzistues që rregullon kontrollin e lëndëve që mund të përdoren në mënyrë të paligjshme për prodhimin e lëndëve narkotike dhe psikotrope. 

Ky përmirësim vjen si rezultat i nevojës për përafrimin me legjislacionin ndërkombëtar, në veçanti me:

             * Rregulloren (KE) nr. 273/2004 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit , për prekursorët e drogave brenda tregut të brendshëm;

             * Rregulloren (KE0 nr. 111/2005 të Këshillit, për monitorimin e tregtisë së prekursonëve të drogave ndërmjet Komunitetit dhe vendeve të treta;

si dhe në kuadër të forcimit të mekanizmave të parandalimit dhe kontrollit, si pjesë e përpjekjeve për të luftuar trafikun e paligjshëm të drogave.

Objektivi specifik i këtij projektligji është përditësimi i listës së lëndëve qe përdoren në mënyrë të paligjshme për prodhimin e narkotikëve dhe substancave psikotrope. 

Nëpërmjet këtij projektligji synohet të krijohet nje kuadër me efikas dhe i harmonizuar me standardet ndërkombëtare, duke garantuar kontroll të rreptë mbi prodhimin, importin, eksportin, transportin dhe përdorimin e lëndëve që mund të përdoren për qëllime tëpaligjshme.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.