“PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9780, DATË 16.7.2007, “PËR INSPEKTIMIN DHE MBROJTJEN E TERRITORIT NGA NDËRTIMET E KUNDËRLIGJSHME” TË NDRYSHUAR””
|
Postuar më: 18.12.2025
|
Data e Mbylljes: 15.01.2026
|
Statusi: Konsultim i hapur
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 26
Qëllimi i projektligjit lidhet me përfundimin e reformës së nisur në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territorit, si dhe me forcimin e mekanizmave të kontrollit, disiplinimit të punimeve të ndërtimit dhe inspektimit të mbrojtjes së territorit nga ndërtime të kundërligjshme. Në këtë kuadër, projektligji synon të garantojë ushtrimin e veprimtarive ndërtimore dhe të aktiviteteve të tjera territoriale në përputhje me lejet e miratuara dhe me kërkesat e legjislacionit në fuqi.
Objektivi kryesor është krijimi i një strukture të vetme kontrolli dhe inspektimi, në nivel qendror dhe me degë rajonale, e cila të ushtrojë funksionet e kontrollit dhe inspektimit të territorit.
Projektligji synon ngritjen e një sistemi modern, efikas dhe të integruar inspektimi, i cili përfshin jo vetëm aspektet e kontrollit të zhvillimit të territorit, por edhe ato që lidhen me mjedisin dhe administrimin e fondit pyjor. Ky harmonizim lidhet ngushtësisht me kërkesat e Ligjit nr. 99/2024 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, duke siguruar përputhshmëri të plotë ndërmjet dispozitave sektoriale dhe kuadrit të përgjithshëm inspektues.
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim