“PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 34/2019, “PËR ADMINISTRIMIN E PASURIVE TË SEKUESTRUARA DHE TË KONFISKUARA”, I NDRYSHUAR”

Ministria e Brendshme

|

Postuar më: 19.12.2025

|

Data e Mbylljes: 16.01.2026

|

Statusi: Konsultim i hapur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 53

PDF

|

XML

Projektligji parashikon bashkëveprimin dhe bashkërendimin e proceseve të sekuestrimit/konfiskimit, qoftë me organet e drejtësisë, ashtu edhe me organet e tjera administrative apo të pushtetit vendor.

Një nga problematikat kryesore që rregullon ky projektligj, e në vijim plotësimi me akte nënligjore të Këshillit të Ministrave, është përcaktimi i rregullave të administrimit të pasurive të llojit monedha virtuale, të cilat herë pas here kanë qenë një sfidë për këtë institucion, referuar problematikave të hasura.

Në aspektin procedural, ky projektligj minimizon kohën dhe afatet e shitjes së pasurive të sekuestruara/konfiskuara nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, duke sjellë përfitime në rritjen e të ardhurave, si të agjencisë, ashtu edhe të buxhetit të shtetit dhe fondeve të posacme, të cilat shërbejnë ndër të tjera, për shërbime të ndryshme sociale dhe institucionale.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Identifikohu për të komentuar