Projektligj “Për kërkesat e transparencës për emetuesit e titujve"
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
|
Postuar më: 18.03.2026
|
Data e Mbylljes: 20.04.2026
|
Statusi: Konsultim i hapur
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 68
Projektligji “Për kërkesat e transparencës për emetuesit e titujve” synon krijimin e një kuadri të plotë ligjor dhe të harmonizuar për publikimin, depozitimin, ruajtjen dhe aksesin e informacionit të rregulluar nga emetuesit, titujt e të cilëve janë pranuar për tregtim në tregje të rregulluara. Ky kuadër është thelbësor për zhvillimin e një tregu kapitali funksional dhe të besueshëm, duke siguruar që investitorët të kenë akses në informacion të plotë, të saktë, të krahasueshëm dhe në kohë.
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim