Projektvendimin “Për miratimin e strategjisë sektoriale të transportit dhe planit të veprimit 2030”
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
|
Postuar më: 16.04.2026
|
Data e Mbylljes: 14.05.2026
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
|
Nr.Komenteve: 1
|
Nr.Shikimeve: 259
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në kuadër të procesit të konsultimit për projektvendimin “Për miratimin e strategjisë sektoriale të transportit dhe planit të veprimit 2030”, mirëpret sugjerimet nga qytetarët, ekspertë të fushës, shoqëria civile etj.
Edmond Alite
1- Strategjia eshte perqendruar kryesisht ne propblemet e integrimit me EU te cilat natysisht qe do te ndih,ojne ne permiresimin e cilesise se sherbimebe te transportit te qytetareve Shqiptare por ka dhe probleme qe kane te bejne me legjislacionin vendas ne fuqi apo me menexhimin psh jo vetem te rrugeve Kombetare por edhe atyre lokale.
2-Kodi rrugor eshte legjislacioni kryesor qe rregullon marredheniet midis aktoreve qe menexhojne rrjetin. Ky kod eshte Kodi Italian i vitit 1990. Ketij kodi i jane bere amendime te herepashereshme. Mos ndoshta duhet rishikur?
3- Rrjeti TEN-T ne Shqiperi perben rrjetin kryesor. Deri me sot asnje nga seksionet rrugore kombetare nuk konsiderohet E-Road. Shqiperia ka nenshrkraur AGR por ne dallim te vendeve te rajonit ne nuke kemi asnje E-Road te certifikuar. Une mendoj qe certifikimi do te na beje qe qe jemi me te kujdeshem me ndertimin e rrjetit ne perputhje me standartet e AGR.
4-Ne dokument kerkohet qe per mirembajtje te kete buxhet te dedikuar. Ne kete pike Ministria e Financave ka qene kunder. Do te ishte mire qe te kishte nje buxhet te tille ndersa mirembajtja me kontraktin sic permendet ne dokument nuk do te thote qe te jete dhe ne te ardhmen. Deri me sot nuk ka nje dokument qe te shpjegoje efektivitetin apo nivelin e sherbimit si pasoje e mirembatjes me kontraktim.
5-Lidhur me SUMP mendoj qe se pari duhet te perckatohet me ligj hartimi i tyre si plane strategjike nga Bashkite me nje numer te caktuar popullsie. Ne dokument theksohet qe Bashkite duhet te percaktojne dispoziatat per hartimin e SUMP. Nga ana tjeter SUMP eshte plan strategjik dhe per implementin e tij kerkohet te hartohen plane te detajuar te menexhimit te trafikut. Aktualisht ne Shqiperi nuk ka dokumente ose standarte lidhur me planifikimin dhe vleresimin e trafikut si per akset Kombetare ashtu dhe ato te qyteteve. Une do te sygjeoja qe bashke me hartimin e dokumenteve te SUMP te hartohem manualet a vleresimit dhe planifikimit te trafikut si per akset nacionale ashtu dhe ato te bashkive. Sot po hasim probleme te tarfikut dhe bllokime te shumta ne te gjithe rrjetet rrugore.
6-ITS eshte nje nga drejtimet qe do te zhvillohet ne te ardhmen. Me qellim kordinimin e sistemeve do te sygjeroja qe te pergatiteshin standartet e ITS te cilat do te bejne te mundur kordinimin e ITS ne rrejtin rrugor me ato te Bashkive. Sistemet e deritanishme te ITS nuk kane funksionuar dhe ndoshta nje nga aresyet pervec menexhimit eshte dhe hartimi i dokumenteve baze.
Ndoshta keto sygjerime do te mund te ndihmojne ne permiresimin e ketij dokumenti i cili ka prekur te gjitha deget e transportit si dhe ka dhene drejtimet kryesore te zhvillimit pervitet e ardhshem.
Postuar më: 29.04.2026 09:53
Komentet nga qytetarët