Projektligj "PËR KALIMIN NË PRONËSI TË TOKËS BUJQËSORE TEK PERSONAT FIZIKË DHE JURIDIKË TË HUAJ.”
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
|
Postuar më: 14.05.2026
|
Data e Mbylljes: 11.06.2026
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
|
Nr.Komenteve: 1
|
Nr.Shikimeve: 3546
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, fton qytetarë, ekspertë të fushës, shoqata dhe përfaqësues të tjerë të publikut të interesuar për të kontribuar përgjatë procesit të konsultimit publik të projektligjit “Për kalimin në pronësi të tokës bujqësore tek personat fizike dhe juridike të huaj”.
Ky projekligji ka për qëllim përshtatjen e kuadrit ligjor mbi tokën bujqësore me pronar shtetin me zhvillimet dinamike ekonomike sot në vendin tonë dhe me me fokus të veçantë investimet e huaja. Mungesa e një baze ligjore të qartë dhe të posaçme që lejon kalimin e pronësisë ose të drejtës së përdorimit të tokës bujqësore tek të huajt ka krijuar pengesa të vazhdueshme për investitorët potencialë si edhe pasiguri juridike.
Konsultimi publik do të zgjasë 20 ditë pune, nga data 14 maj 2026 deri më 11 qershor 2026. Mund të merrni pjesë në procesin e konsultimeve publike duke dërguar komente/kontribute për projektaktin:
- Duke plotësuar formularin online të Regjistrin Elektronik për projektligjin, në adresën elektronike: http://www.konsultimipublik.gov.al:
- Me email duke dërguar propozimet/sugjerimet tuaja në adresën e koordinatorit të konsultimit publik për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Kjara Vogli , në adresën :Kjara.Vogli@bujqesia.gov.al dhe Adra. Gjongecaj@bujqesia.gov.al .
Në vijim gjendet linku i publikimit për Projektligjin “Për kalimin në pronësi të tokës bujqësore tek personat fizike dhe juridike të huaj”
https://www.konsultimipublik.gov.al/Konsultime/Institucioni/119
Klodian M.
Pershendetje
Nuk duhet të lejohet që persona fizik dhe juridik të huaj të blejnë toka bujqesore. Kjo gjë rrezikon sigurinë ushqimore të vendit tonë.
Është e pa pranueshme që qytetare të vendeve të pasura të vijnë dhe të blejnë tokat bujqësore dhe shqiptarët të perfundojne si emigrante ne token e tyre.
Përkundrazi duhet që të nxiten bujqit dhe blegtorët Shqiptar të merren me bujqësi dhe blegtori duke i ndihmuar me skema sumvensionimi reale ne terren dhe jo vetem ne letra.
Nëse sumvensionimet realisht do te shkonin te bujqit dhe blegtorët atehere kjo do të ndikonte që fshati të mos braktiset.
Mos e.shpopulloni edhe me shume fshatin me kete projektligj dhe shqiptarët të largohen edhe me shumë nga vendi i tyre dhe të huajt të behen pronaret kryesore të tokave bujqesore. Toka bujqësore është siguri kombetare dhe si e tille duhet trajtuar.
Shpresoj që të mos e kalonin kete ligj të rrezikshem per kombin tone.
Me respekt
Klodian Merkuri
Postuar më: 10.06.2026 06:28
Komentet nga qytetarët