Projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995 "Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar
|
Postuar më: 15.06.2026
|
Data e Mbylljes: 13.07.2026
|
Statusi: Konsultim i hapur
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 15
Procesi i përafrimit të legjislacionit shqiptar me acquis communautaire përbën një nga prioritetet themelore të integrimit evropian të Shqipërisë. Në fushën penale, ky proces ka rëndësi të dyfishtë pasi:
- rrit sigurinë juridike dhe harmonizon standardet e mbrojtjes së të drejtave themelore me ato të Bashkimit Evropian;
- fuqizon besueshmërinë e sistemit tonë penal në luftën kundër kriminalitetit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave, dhe formave të tjera të kriminalitetit trans nacional.
Projektligji synon përafrimin e Kodit Penal me Direktivën (BE) 2017/1371 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, mbi luftën kundër mashtrimit që dëmton interesat financiare të Bashkimit Evropian përmes të drejtës penale (PIF Directive), si dhe forcimin e politikës penale në luftën kundër korrupsionit dhe mashtrimit në nivele të ndryshme.
Kontributet në kuadër të procesit të konsultimit dhe përmirësimit të përmbajtjes së projektligjit, do të përcillen nga institucionet e interesuara nëpërmjet postës elektronike drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, me anë të regjistrit elektronik në adresën http://www.konsultimipublik.gov.al, në adresën postare të Ministrisë së Drejtësisë “Bulevardi “Zogu I-rë”, Tiranë”, si dhe në adresën e emailit të koordinatorit për konsultimin publik Greis.Como@drejtesia.gov.al.
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim