"Për miratimin e Agjendës Kombëtare për të drejtat e fëmijëve 2027-2030"
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
|
Postuar më: 18.06.2026
|
Data e Mbylljes: 16.07.2026
|
Statusi: Konsultim i hapur
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 138
PËR MIRATIMIN E AGJENDËS KOMBËTARE PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE 2027-2030
Projektakti propozohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (MSHMS) në cilësinë e institucionit përgjegjës, për hartimin dhe koordinimin e politikave në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, si një dokument strategjik ndërsektorial i Qeverisë Shqiptare.
Qëllimi i Agjendës Kombëtare për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve 2027–2030 (AKDF) është të sigurojë një kuadër strategjik kombëtar, ndërsektorial dhe të orientuar drejt rezultateve, për promovimin, mbrojtjen dhe garantimin efektiv të të drejtave të fëmijëve në Shqipëri, në përputhje me Ligjin nr. 18/2017, “Për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës”, rekomandimet e Komitetit për të Drejtat e Fëmijës (2023), standardet e Bashkimit Evropian dhe detyrimet e tjera ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë.
Dokumenti strategjik ka natyrë ndërsektoriale dhe synon forcimin e një sistemi të integruar, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve, duke garantuar akses të barabartë në shërbime cilësore, mbrojtje efektive nga çdo formë dhune, abuzimi, shfrytëzimi dhe neglizhimi, si dhe mundësi të barabarta për zhvillim, mirëqenie dhe pjesëmarrje për çdo fëmijë në Shqipëri.
Vizioni i AKDF është që çdo fëmijë në Shqipëri gëzon të drejta të plota dhe të barabarta, rritet në një mjedis të sigurt, mbrojtës dhe gjithëpërfshirës, ka akses në shërbime cilësore dhe të integruara, mbrohet nga çdo formë dhune, abuzimi, shfrytëzimi, diskriminimi dhe përjashtimi social, si dhe fuqizohet për të marrë pjesë në mënyrë aktive në jetën familjare, komunitare dhe shoqërore, duke realizuar potencialin e tij të plotë në një shoqëri demokratike, të drejtë, të qëndrueshme dhe të harmonizuar me standardet evropiane të të drejtave të fëmijëve.
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim